MULLINJTË E FSHATIT LLOJAN

Dikur, fshati Llojan ishte i njohur në rrethinë për mullinjtë e tij me ujë, të cilët përbënin një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së përditshme të banorëve.
Thuhet se në atë kohë funksiononin rreth shtatë mullinj, të vendosur përgjatë shtratit të lumit që përshkon fshatin. Ata punonin pothuajse pa ndërprerje, duke shërbyer jo vetëm për banorët e Llojanit, por edhe për fshatrat përreth.
Mullinjtë nuk ishin vetëm vend ku bluhej drithi. Ata ishin qendra të jetës sociale, vende ku njerëzit takoheshin, bisedonin e ndihmonin njeri tjetrin dhe ndanin përvojat e tyre.
Zhurma e gurëve që rrotulloheshin dhe rrjedha e ujit krijonin një atmosferë të veçantë, që sot jeton vetëm në kujtimet e të moshuarve.
Fatkeqësisht, sot nga gjithë ajo pasuri kanë mbetur vetëm dy objekte: mulliri i Haxhi Bajramëve dhe mulliri i Haxhi Hamdijës. Ky i fundit është rindërtuar nga familja, por asnjëri prej tyre nuk është më në funksion.
Me kalimin e viteve, bashkë me ndryshimet në mënyrën e jetesës dhe teknologjinë, mullinjtë u lanë pas dore dhe u harruan.
Në të kaluarën, lumi i Llojanit kishte shumë më tepër ujë. Ai ishte burimi kryesor që i jepte jetë mullinjve, duke rrotulluar gurët e tyre pa ndërprerje. Edhe gjatë verës, kur thatësirat ishin të zakonshme, uji i lumit përdorej për ujitjen e tokave bujqësore.
Banorët e ndanin lumin në disa vada ( vija) , duke e shpërndarë ujin në mënyrë të drejtë për të gjithë.
Por fatkeqsisht edhe lumi i fshatit u dëmtua nga disa banore duke ja mar burimet kryesore qe kishte, dhe tani në verat me thatsira dhe pa reshje shiu lumi i fshatit tonë po mbetet i thatë pa ujë.
Pleqtë e fshatit ende flasin me nostalgji për atë kohë. Ata kujtojnë gjithçka, lumin e pasur me uje e me toke te berqetshme, mullinjet, cilësinë e jashtëzakonshme të miellit që prodhohej në mullinjtë me ujë dhe aromën e bukës të sapo pjekur, një aromë që sot është e rrallë.
Gjithçka ishte natyrale, e pastër dhe e bërë me mund e përkushtim.
Sot lind nevoja që këto objekte të mbrohen dhe të ruhen si pjesë e trashëgimisë kulturore të fshatit.
Do të ishte me shumë vlerë që të paktën një prej mullinjve të rikthehet në funksion, qoftë edhe me orar të kufizuar, për të ruajtur traditën dhe për t’u shërbyer brezave të rinj si dëshmi e së kaluarës.
Mullinjtë e Llojanit nuk janë vetëm rrënoja të vjetra ata janë histori, identitet dhe kujtesë shoqerore. Ruajtja e tyre do të thotë ruajtje e shpirtit të fshatit.

Kujtesë Historike
Të nderuar banore te fshatit Llojan, secili prej juve qe ka kujtese dhe informata rreth lumit te fshatit Llojan dhe mullinjve te fshatit , te komentoje dhe te na kontaktoje privat, me qellim qe ta plotesojme se me mire historin e fshatit Llojan.

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert