Publicisti dhe maratonisti, bashkëfshatari ynë, Iljasa Salihu, sot vrapoi nga Shkupi deri në Llojan. Ja se çfarë shkruan në rrjetin e tij social:
„Një sfidë e vërtetë mendore dhe trupore e kurorëzuar me sukses. Nuk kishte kuptim të mos e kisha cak vendin ku linda, ku u mësova të eci dhe dikur të vrapoja, Llojanin.
Sot vrapova nga Shkupi deri në fshatin Llojan, duke përshkuar Hasanbegun, Haraçinën, Nakushtakun, Ropalcën, Mateçin, Hotlën, Likovën, Orizarën, Sllupçanin, Vaksincën dhe Llojanin.
45 kilometra vrapim, me 518 metra ngjitje.
Tani lirisht mund të them se largësia mes banesës sime dhe shtëpisë është shumë afër, aq afër sa mund të shkoni duke vrapuar
!“

