Historia e Fshatit Llojan – Pjesa e Pestë

(Bazuar në gojëdhëna të banorëve të fshatit Llojan: Nga Mësuesi Durak Kamberi, Afëz Aliu, Vebi Mustafa, Ramadan Destani dhe Sami Rexhepi) të cilet i faleminderojme nga zemra per kontibutin e tyre ne ruajtjen e Historise.

Lufta e Llojanit në natën e Bajramit të vitit 1944!

Në atë periudhë të vështirë historike, fshati Llojan ishte një vendbanim i vogël me rreth 100 shtëpi, por me një shpirt të madh atdhedashurie.

Edhe pse ishte fshat i vogël, fshati kishte mbi 100 vullnetarë që, sa herë që rrezikohej vendlindja e tyre apo fshatrat përreth, ishin gjithmonë të gatshëm të merrnin armët për ta mbrojtur tokën, nderin dhe popullin e tyre nga okupatorët.

Një ngjarje e rëndësishme që mbetet e gdhendur në kujtesën e banorëve është se komunistat ( okupatoret) Bullgar sulmuan Llojanin në vitin 1944 në natën e Bajramit.

Në atë natë, fshati kishte organizuar roje për siguri, ndërsa në detyrë ishin:

1. Hamdi Mustafa

2. Musa Bekteshi

3. Abdulla Sejdiu –( ishperngulur në Turqi)

4. Nezir Rrahmani

1. Nazif Nuhija

2. Hasan Kamberi

3. Xhemail Kasumi

4. Zulfi Sinani

5. Sulejman Sulejmani

6. Xhemail Daipi

7. Zeqir Bilall Kasumi

8. Qamil Esati – ( i shpernguler në Turqi)

9. Brahim Iseni

10. Rexhep Salihi (Iljazi)

11. Kadri Iljazi

12. Sali Iljazi

13. Zeqir Aliu

14. Ramadan Aliu

15. Isuf Ajeti

16. Nexhip Mustafi

17.Mustafë Iljazi ( informacioni u sigura nga V. Iljazi, rrefime nga gjyshi i tijë).

18. Fazli Mustafa

Në ato momente vendimtare, fshati Miratoc u bë krah i fortë i Llojanit. Të lidhur ngushtë si fqinj e miq të vjetër, banorët e Miratocit nuk qëndruan indiferentë, por sa ndegjuan krismat ju bashkuan luftetareve te fshatit Llojan. Me emocione të thella përmendet edhe sot kontributi i tyre, sepse në ditën e sulmit, një numër i madh vullnetarësh nga Miratoci iu bashkuan luftës për mbrojtjen e Llojanit.

Sipas gojëdhënave të profesor Gafurr Hysenit nga Miratoci, ndër luftëtarët që dhanë kontribut të çmuar dhe ranë në mbrojtje të fshatit Llojan ishin:

1. Jahi Hyseni – Miratoc

2. Faik Bala

3. Aqif Ibrahimi

4. Hamzi Aliti

5. Ali Nevzadi

6. Emërrlla Neziri

7. Jakup Elmazi

8. Naip Ebibi

9. Zulfi Hoxha

10. Ali Aziri

11. Esat Fazliu

12. Faik Agushi

13. Shaip Yzeiri

14. Brahim Mustafa

15. Mehmet Shabani

Kjo ngjarje Historike mbetet një dëshmi e fuqishme e bashkimit, trimërisë dhe solidaritetit mes Llojanit dhe Miratocit, dy fshatra që, përveç afërsisë gjeografike, i lidhte gjaku, miqësia dhe besa shqiptare.

Ky vëllazërim i lashtë ruhet edhe sot, si një trashëgimi e shenjtë për brezat e rinj, që të mos harrojnë kurrë se liria dhe nderi mbrohen me zemër dhe unitet.

Gjatë asaj lufte, komunisti bullgar që sulmoi fshatin Llojan, por përballë qëndresës së fortë, ushtria e tij pësoi humbje të mëdha. Thuhet se në atë betejë, nga ana e okupatorit ranë shumë ushtarë bullgarë, aq sa u mbushën rreth 40 karroca me Kie, me të rënët.

Historia na tregon se ata që mbrojnë me drejtësi atdheun dhe nderin e tyre, gjithmonë dalin fitimtarë dhe të mbushur me krenari.

Shkurtimisht kemi shkruar dhe grumbulluar informacion rreth kësaj historie.

Të nderuar bashkëfshatarë, nëse në këtë listë ka ndonjë lëshim apo mungesë të të dhënave, ju ftojmë të na shkruani privat. Vërejtjet dhe plotësimet tuaja janë të mirëpritura që historia jonë të jetë sa më e saktë dhe e plotë.

Ju faleminderit per mirkuptim,

Pjesa 5,

Materjali u kompletua dhe u përgadit nga Pr. Ridvan Memeti, i cili po mundohet te nxjerr në publik disa pjesë Historike nga gojedhënat e të moshuarve që ata janë informuar nga rrefimet e prinderve te tyre dhe luftareve qe e perjetuan ate lufte, duke biseduar nëpër nejat e ndryshme familjare (odat) dhe i kanë ruajtur informatat historike , dhe nje pjese tjeter u sigurua nga Arkivi historik për fshatin Llojan.

Historia e fshatit Llojan- pjesa e katërt

Të plagosurit dhe të burgosurit nga fshati Llojan gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia e fshatit tonë, është e mbushur me sakrifica dhe qëndresë. Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, shumë llojanas morën pjesë në ngjarjet e asaj kohe, duke dhënë kontributin e tyre për liri dhe dinjitet njerëzor.

Disa prej tyre u plagosën në beteja të ndryshme, ndërsa të tjerë u burgosën për bindjet e tyre politike.

Të plagosurit:

Ramadan Zeqiri – 1943, në Tabanovcë,

Nexhip Mustafa – 1943, në Rrafshin e Tërrllave, fshati Llojan,

Hamdi Mustafa – 1945, në Shid,

Zeqir Kasumi – 1944, në fushën e fshatit Sopot,

Nuhi Isufi – 1944, te Rezina në fshatin Llojan,

Daip Daipi – 1944, në arat e fshatit Llojan,

Emin Ahmeti – 1944, në arat fshatit Llojan,

Shefket Veli Mustafa – 1944, në arat e fshatit Llojan,

Qahil Rrahmani – 1944, në arat e fshatit Llojan,

Faredin Zeqiri – 1944, në arat e fshatit Llojan,

Rrahim Zeqiri – 1944, në fshatin Runicë,

Abedin Zeqiri – 1944, pranë shtëpisë në Llojan,

Hetem Qazimi – 1944, në stacionin hekurudhor të Tabanocës,

Të burgosurit politik:

Enver Destani – 14 vjet burg,

Baki Nuhiu – 5 vjet burg,

Iliaz Miftari – 1 vit burg,

Bajram Limani – 7 vjet e 6 muaj burg,

Hajrulla Zeqiri – 7 ditë burg

Këta janë disa nga emrat që kujtojmë me respekt e mirënjohje, si dëshmi e qëndresës dhe sakrificës së popullit tonë.

Të nderuar bashkëfshatarë, nëse në këtë listë ka ndonjë lëshim apo mungesë të të dhënave, ju ftojmë të na shkruani privat. Vërejtjet dhe plotësimet tuaja janë të mirëpritura që historia jonë të jetë sa më e saktë dhe e plotë.

Historia vazhdon duke i permendur të gjithë ata që kontribuan në forma të dryshme.

Ju faleminderit per mirkuptim,

Pjesa 4,

Materjali u kompletua dhe u përgadit nga Pr. Ridvan Memeti, i cili po mundohet te nxjerr në publik disa pjesë Historike nga Arkivi historik për fshatin Llojan.

Historia e fshatit Llojan – pjesa e tretë

Në këtë pjesë do të mundohemi të evidentojmë dhe të përmendim emrat e qytetarëve të fshatit Llojan që ranë heroikisht gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në kujtim të atyre që dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e vendit tonë, sjellim listën e dëshmorëve nga fshati Llojan, dy deshmoreve nga fshati Miratocë dhe një dëshmorit nga fshati Kurbali, që ranë heroikishtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Këta burra të guximshëm u flijuan në beteja të ndryshme, brenda dhe jashtë fshatit, duke mbetur përjetësisht pjesë e historisë sonë.

1. Asan Kamberi Asan – vendi: Gurra e Gatë Llojan

2. Zulfi Rushiti – i plagosur në stacionin hekurudhor, vdes në Sllupçan

3. Xhemail Avdyli – vendi: Qafa e Padinës Llojan

4. Sulejman Sulejmani – i plagosur te Livadhet e Mëdha, vdes në Llojan

5. Destan Destani – vendi: Rrafshi i Allashecit

6. Sadik Veliu – Llojani – i rënë heroikisht në Llojan

7. Hysen Ismaili – vendi: Surdulicë, u masakrua

8. Avdi Negovci – vendi: Surdulicë, u masakrua

9. Hamid Jaka – vendi: Surdulicë, u masakrua.

10. Nazif Nuhiu – vendi: Sllanish, nder livadhet e mdhaja të fshatit Llojan.

11. Hamzi Haliti – nga fshati Miratocë, vendi: Sllanish, nder livadhet e mdhaja të fshatit Llojan.

12. Aqif Iseni (Cena) – nga fshati Miratocë, vendi: Sllanish, nder livadhet e mdhaja të fshatit Llojan.

13. Sali Iljazi (Saliu) – vendi: Vinkovcë

14. Azem Hysman Kurbalia – vendi: Kodra e Gatë në Llojan.

Nëse ndonjë emër mungon në këtë listë, kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve dhe ftojmë banorët që të ndihmojnë me plotësimin e saj, në mënyrë që çdo dëshmor të zërë vendin e merituar në kujtesën tonë historike.

Lavdi e përjetshme atyre që sakrifikuan jetën për liri

Pjesa tjeter Historike e fshati Llojan vazhdon.

Pjesa 3,

Materjali u kompletua dhe u pergadit nga Pr. Ridvan Memeti, i cili po mundohet te nxjerr ne publik disa pjesë Historike nga Arkivi historik per fshatin Llojan.

Njoftim për Banorët e Fshatit Llojan

Të nderuar bashkëfshatarë,

Pllaka përkujtimore e vendosur për Sadik Llojanin është dëmtuar dhe e marrë nga persona të papërgjegjshëm. Duke qenë se kjo figurë e çmuar e fshatit tonë meriton nderim dhe respekt, propozojmë te paraqitet ndonje vullnetare të ndërmarre një iniciativë për vendosjen e një pllake të re, më të denjë dhe më të qëndrueshme, do ta mbeshtesim te gjithe.

Sadik Llojani është pjesë e kujtesës dhe historisë sonë kolektive, ndaj është detyrë e jona të kujdesemi që kujtimi i tij të ruhet me dinjitet për gjeneratat që vijnë.

Na njoftoi:

Qamil Abdyli

Historia e fshatit Llojan – Pjesa e dytë

Fshati Llojan, i njohur për pozitën e tij gjeografije dhe per rezistencën e banorëve të tij, ka kaluar periudha të vështira gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj.

Banorët shqiptarë të këtij vendbanimi jo vetëm që u përballën me varfëri e mungesa, por edhe me rreziqe të vazhdueshme nga forcat pushtuese dhe sllavokomuniste.

Këto ngjarje lanë gjurmë të thella në kujtesën e te parve tan dhe u bënë pjesë e historisë së qëndresës shqiptare.

Do ti permendim disa zona ku u zhvilluan perleshjet me te ashpra në rrethinen e fshatit Llojan :

Humza e Maslinkave, Kuria e Plakë, (zabeli), Ara e Saitit, Guri i Gjarpërinjëve, Lugu i Plepave, Lugu i Keq, Lugu i Mirë, Lugu i Dushkut të Trashë, Gurët e Zinj, Toptel, Kodra e Gjatë, Gura e Shpellave, Brezja e Staneve, te Guri i Kristë, Kuka e Brazit, Guri i Dushkut, Lugu i Avdisë, Reka e Vogël, Reka e Madhe.

Këto toponime sot nuk janë vetëm pjesë e gjeografisë së Llojanit, por edhe monumente të gjalla të historisë.

Në fund të vitit 1944, Kasëm Azemi, iu bashkua Brigadës së VII Sulmuese Shqiptare dhe mori pjesë në frontin e Sremit, ku shqiptarët luftuan kundër trupave gjermane dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Në të njëjtën kohë, Sadik Llojani dhe Enver Destani qëndruan në malet përreth fshatit, duke organizuar mbrojtjen lokale për të penguar depërtimet sllavokomuniste.

Në prill të vitit 1945, në qytetin e Apatinit ( Qytet në Sërbi), u ekzekutuan disa banorë të fshatit Llojan që ishin mobilizuar ose kapur nga forcat jugosllave. Midis tyre ishin:

Azem Kasumi, lindur më 1903, i cili në moshën 42-vjeçare u likuidua pa mëshirë.

Ibrahim Sulejmani, lindur më 1906, i cili në moshën 43-vjeçare u ekzegutua, pra pësoi të njëjtin fat.

Varret e tyre nuk janë të njohura deri më sot, gjë që e bën dhimbjen edhe më të madhe për familjet e tyre.

Ngjarja më e përgjakshme ndodhi më 15 maj 1946, në vendin e njohur si Guri i Shpellës.

Sadik Llojani, një nga luftëtarët më të ashpër të fshatit, u plagos rëndë, për të mos u dorëzuar kurrë, nga rrethimi qe ju kishte berë dhe ne munges te monicionit kreu vetëvrasje, duke lënë pas një akt heroik që mbeti i paharruar.

Në të njëjtën betejë: u vra Azem Kurbalia, u plagos Enver Destani, ndërsa Bajram Kurbalia shpëtoi me jetën.

Kjo ngjarje tregoi vendosmërinë e burrave të të cilet nuk u dorëzuan kurrë përballë një armiku shumë më të fuqishem dhe me te madh në numër ushtaresh dhe ne armatim.

Kasëm Azemi (1903 – 1945)

Një luftëtar i njohur i fshatit, i cili iu bashkua Brigadës së VII Sulmuese Shqiptare. Ai ra në Apatin, duke mos e parë më kurrë vendlindjen. Emri i tij lidhet me kontributin e shqiptarëve në frontin e Sremit.

Sadik Llojani (1910 – 1946)

Luftëtar i palodhur i maleve të Llojanit. Heroizmi i tij në Gurin e Shpellës është një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë së fshatit. Ai zgjodhi vdekjen me nder në vend të robërisë.

Enver Destani

Shok i ngushtë i Sadik Llojanit. Edhe pse u plagos në betejë, mbeti gjallë dhe kujtoi ngjarjet e asaj kohe, duke shërbyer si dëshmitar i gjallë i sakrificave të bashkëfshatarëve.

Azem dhe Bajram Kurbalia

Dy vëllezër që morën pjesë aktivisht në mbrojtjen e fshatit Llojan, Azemi dha jetën, ndërsa Bajrami arriti të shpëtojë, duke mbetur dëshmitar i betejës së ashpër.

Ngjarjet e viteve 1944–1946 tregojnë për një periudhë të errët, por njëkohësisht krenare për fshatin Llojan. Banorët e tij, të përballur me shtypje, internime dhe likuidime, nuk u përkulën. Ata qëndruan, luftuan në fronte të ndryshme dhe dhanë jetën për të mbrojtur popullin e tyre.

Heroizmi dhe lufta e ketyre burrave qe i permendem dhe do ti permendim më vonë janë pjesë e historisë së një fshati të vogël por me shpirt të madh.

Pjesa 2,

Materjali u kompletua dhe u pergadit nga Pr. Ridvan Memeti, i cili po mundohet te nxjerr ne publik disa pjesë Historike nga Arkivi historik per fshatit Llojan.