Kujtesë Historike

Kujtesë Historike,
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në fshatin Llojan ndodhi një ngjarje që edhe sot kujtohet nga banorët.
Një aeroplan rus u rrëzua në arën e Rexhepit të Muharremit, te Vrella. Në atë kohë lufte, banorët e fshatit shkuan menjëherë në vendngjarje, të armatosur me pushka, dhe e rrethuan vendin.
Piloti i aeroplanit ishte gjallë dhe u dorzua, por banorët nuk e vranë. Ata vetëm i thanë të largohej në drejtim të Tabanocit. Ndërkohë, arma e rëndë që ndodhej në aeroplan u mor nga banorët dhe ju dorzua njerit prej tyre qe e njihte mirë këtë armë e ai ishte Baci Xhem Daipi.
Me këtë armë, banoret e Llojanit u forcuan shumë.
Sipas tregimeve të Baci Rexhep, sa herë që kishte sulme nga kundërshtarët, Xhema përdorte “gulinovin” me shumë mjeshtëri, duke kursyer fishekët dhe duke qëlluar me saktësi profesionale. Kjo armë u bë një faktor i rëndësishëm për mbrojtjen e vendit dhe krijoi frikë te armiqtë.
Ndërsa në një rast tjetër kohë lufte, një aeroplan tjetër luftarak i panjohur se nga cili Shtet ishte, për shkak të ngarkesës së rëndë me bomba që kishte, ishte detyrua të hedhë bombat në malin e quajtur “ Te Gurt i Zi”, që ta shpeton veten dhe aeroplanin . Për fat të mirë, bombat nuk lëshoi mbi shtëpitë e banorëve. Nga kjo, banoret kuptuan se piloti kishte vepruar me kujdes dhe ishte treguar profesionist dhe i mëshirshëm, se per ndryshe do ta kishte shkatrruar gjithë fshatin.
Nga kjo nënkuptojmë se ishte kohë lufte ishte përzier lëmshi, banorët ishin të lodhur, të pergaditur por dhe të mëshirshëm, nuk kanë bër çka ju ka ardhur në këmbë, të mirë organizuar për tu mbrojtur, dhe mirenjohes ndaj luftetareve te huj ( Gjermanë) që nuk kanë bër dëme të mëdha.
Rrefime nga të parët tanë, kujtesë Historike.

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert