Pas Luftës së Dytë Botërore Komuna e Likovës dhe organizimi komunal në Likovë
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Likova u bë komunë më vete dhe formoi organet e veta komunale. Në përbërjen e këtyre organeve, sipas dokumenteve të asaj kohe, përfshiheshin këshilla, borde dhe komisione të ndryshme.
Pjesëmarrja e fshatit Llojan në administratën komunale të Likovës
Që nga formimi i Komunës së Likovës e deri më sot, përfaqësimi dhe pjesëmarrja e banorëve të fshatit Llojan në administratën komunale dhe në sektorët e saj ka qenë shumë e vogël, madje në periudha të caktuara pothuajse nuk kishte të papërfaqësuar fare.
Një gjendje e tillë paraqet mospërfshirje ndaj banorëve të këtij fshati, duke e ditur se fshati Llojan ka pasur kuader dhe njerez te shkolluar dhe te pergaditur ne fusha te ndryshme, të cilët njësoj si gjithë qytetarët e tjerë të komunës, kanë të drejtë për përfaqësim të barabartë në institucionet publike dhe administrative.
Llojani dhe Komuna e Likovës
Në të kaluarën, e cekem pak ma lart se si ka funksionuar Komuna e Likovës me pjesëmarrje shumë të vogël nga banorët e fshatit Llojan.
Tani do ti përmendim disa prej tyre.
Kryetarë i Komunes së Likovës ishte Xhavit Zeqiri nga fshati Vaksincë
Këshilli për ekonomi:
Kryetar: Hamid Taçi
Sekretar: Kiro Mançevski
Ndersa nga fshati Llojan nuk kishte anëtarë.
Komisioni i ndihmës popullore:
Sekretar: R. Jonuzi
Kryetar: Shaip Saliu
Edhe këtu nuk kishte përfaqësues nga fshati Llojan.
Bordi popullor i komunës së Likovës (6.11.1947):
Nuk kishte perfaqsues, pra nuk figurojnë emra nga fshati Llojan.
Bordi kombëtar i komunës së Likovës:
Pa përfaqësues nga Llojani.
Procesverbalin e ka mbajtur D. Ristiq dhe është vërtetuar nga Sefedin Demiri dhe Bafqar Bafqari.
Anëtarë të këshillit komunal dhe bordit popullor të Likovës:
Avazi Shaban (mësues, kryetar i këshillit)
Destani Vebi (anëtar, shitës në K.B.)
Zekiri Rasim (anëtar, me shkollë fillore)
Sekretar: Krstevski Gjëra
Këshilli prodhues dhe bordi popullor:
Këtu paten fatin banoret nga fshati Llojan kishte disa përfaqësues, kryesisht punëtorë të minierës së Llojanit:
Avdili Selim
Ramiz Selmani
Rushiti Avdil
Sakipi Sefer
Bajrami Demir
Sekretar: Krstevski Gjëra
Këshilli i NOO Likovë:
Nuk kishte anëtarë nga Llojani.
Sekretar: Krstevski Gjëra
Drejtorët dhe përgjegjësit e institucioneve komunale:
As këtu nuk përfshihej asnjë përfaqësues nga Llojani.
Sekretar: Krstevski Gjëra
Nëpunësit drejtues në komunën e Likovës:
Selmani Fejzi (1933), shef i zyrës vendore që nga viti 1960.
Sekretar: Krstevski Gjëra
Ofiqarët e fshatit Llojan:
Fejzulla Selmani
Murat Zeqiri
Valdete Berisha
Nexhat Zimeri
Murin Sulejmani
Në lidhje me Komunën e Likovës, dhe te punësuarit nga fshati Llojan si në të kaluarën ashtu edhe në ditët e sotme, ftojmë të gjithë ata që kanë informacione, dokumente apo kujtime të vlefshme të paraqiten.
Qëllimi ynë është t’i plotësojmë dhe pasurojmë të dhënat historike për fshatin Llojan.
Ju faleminderit per mirkuptim,
Pjesa 7,
Materjali u kompletua dhe u përgadit nga Pr. Ridvan Memeti, i cili po mundohet te nxjerr në publik disa pjesë Historike nga Arkivi historik për fshatin Llojan.