Historia e Fshatit Llojan – Komuna e Llojanit (1945–1950)- pjesa e gjashtë!

Pas Luftës së Dytë Botërore, në periudhën nga viti 1945 deri më 1950, fshati Llojan ka funksionuar si komunë më vete, e njohur si Komuna e Llojanit.

Kjo komunë ka administruar disa fshatra përreth: Vaksincën, Shtrazën (Roje), Tabanocin dhe Sopotin. Kjo periudhë përfaqëson një etapë të rëndësishme të vetëqeverisjes lokale të fshatit, kur banorët e Llojanit kishin rol të drejtpërdrejtë në administrimin e zonës.

Nëpunësit e Komunës së Llojanit (1945–1950):

Aqif Zeqiri – Kryetarë i Komunës

Shefket Veliu

Riza Saliu – Sekretar

Hamzi Ramizi – Ofiqar

Misin Musa – Nënpunës

Sabit Ibraimi

Demir Bajrami

Kryetarët e Bashkësisë Lokale të Fshatit Llojan

(krerët e katundit ndër vite)

Shefket Veliu

Samiti Haziri – Turqi

Vebi Destani

Shefket Veliu (përsëri në detyrë)

Osman Zeqiri

Aliriza Daipi

Vaxhid Iljazi

Selami Memeti

Kryetarët e Rinisë së Bashkësisë Lokale të Fshatit Llojan

Riza Rexhepi

Ismail Islami

Ramadan Destani

Ismail Ismaili

Ramadan Destani (mandat i dytë)

Ismet Bajrami

Selami Sulejmani

Këto të dhëna janë mbledhur me kujdes nga gojëdhënat e banorëve të fshatit Llojan, të cilët kanë ruajtur kujtimet dhe rrëfimet për këtë periudhë të rëndësishme të historisë sonë lokale:

Afuz Aliu, Durak Kamberi, Vebi Mustafa, Ramadan Destani dhe Sami Rexhepi.

Shkurtimisht kemi shkruar dhe grumbulluar informacion rreth kësaj historie.

Të nderuar bashkëfshatarë, nëse në këtë listë ka ndonjë lëshim apo mungesë të të dhënave, ju ftojmë të na shkruani privat. Vërejtjet dhe plotësimet tuaja janë të mirëpritura që historia jonë të jetë sa më e saktë dhe e plotë.

Ju faleminderit per mirkuptim,

Pjesa 6,

Materjali u kompletua dhe u përgadit nga Pr. Ridvan Memeti, i cili po mundohet te nxjerr në publik disa pjesë Historike nga gojëdhënat dhe nga Arkivi historik për fshatin Llojan.

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert