Me anëtarët e shoqatës Llojani dhe Diaspora

Takimi i sontëm i Shoqatës “Llojani dhe Diaspora”, së bashku me këshilltarin komunal dhe qytetarët e fshatit Llojan, u zhvillua me sukses dhe ishte mjaft frytdhënës. Gjatë takimit u diskutuan hapur të gjitha problemet dhe shqetësimet me të cilat ballafaqohen banorët e Llojanit, si dhe u dhanë propozime konkrete për zgjidhjen e tyre.

Falënderojmë të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen, angazhimin dhe kontributin e tyre konstruktiv. Takime të tilla janë të domosdoshme për forcimin e bashkëpunimit dhe për përmirësimin e kushteve të jetesës në fshatin tonë.

Historia e fshatit Llojan– Pjesa e Nëntë

Histori e shkurtër për Fshatin Llojan themelimi, prejardhja e banorëve dhe shperngulja.

Fshati Llojan, një nga vendbanimet e vjetra të rajonit të Karadakut, ka një histori të lashtë dhe një strukturë të veçantë familjare që është ruajtur ndër breza. Sipas traditës, kujtesës së shëndoshë të banorëve dhe rrëfimeve nga të parët tanë, Llojani është themeluar nga një familje e vetme që i përket fisit Thaç dhe që ka lidhshmeri familjare me banorët e fshatit Stagovë të Kaçanikut që janë nga i njejti Fis!

Themeluesit e fshatit Llojan njihen si dy vëllezër, Sima dhe Kola, si dhe nipi i tyre Caka (djali i vëllait). Nga këta tre trungje familjare u formuan edhe tri mahallat kryesore dhe më të vjetra të fshatit, të cilat përbëjnë bazën e organizimit tradicional të Llojanit.

Nga Sima u formua Mahalla e Sinejve, e cila shtrihet në të dy anët e lumit të fshatit dhe përfaqëson një nga zonat më të hershme të vendbanimit.

Nga Kola u formua Mahalla e Kolishteve, e vendosur në pjesën kodrinore të fshatit, e njohur edhe si mahalla e epërme.

Nga Caka u formua Mahalla e Shutejve, e cila shtrihej në pjesën e poshtme të fshatit, përreth krojeve të prronit të madh, deri në zonën e njohur si Kopina.

Me kalimin e kohës, nga këto tri mahalla kryesore u krijuan shumë nënmahalla dhe bashkësi të reja familjare, me mbiemra dhe galape të ndryshme. Megjithatë, çdo familje në Llojan e di qartë se cilës mahallë dhe cilit trung familjar i përket.

Banorët autoktonë të Llojanit janë, siç u përmend, pjesë e një fisi të vetëm – fisit Thaç. Edhe pse fshati është zgjeruar ndër vite, tradicionalisht nuk ka pasur martesa brenda fshatit, duke ruajtur kështu rregullat dhe normat e trashëguara ndër breza.

Shpërngulja e qytetarëve të fshatit Llojan

Gjatë periudhave të vështira historike, një numër i madh i qytetarëve të fshatit Llojan u detyruan të marrin rrugën e pa kthim drejt Turqisë. Ky largim nuk ishte aspak i vullnetshëm, por pasojë e politikave represive që ushtroheshin ndaj popullsisë shqiptare. Këto politika përfshinin kërkimin e armëve dhe ushtrimin e presioneve të vazhdueshme; në rast të mosdorëzimit të tyre, pasonin tortura dhe keqtrajtime të rënda.

Si rezultat i kësaj gjendjeje, shumë familje nga llojani u detyruan të braktisin vendlindjen dhe të shpërngulen drejt Turqisë.

Familjet nga Llojani që u shpërngulën në Turqi

Familja e Isufit, familja e Selmanit, familja e Avdylit, familja e Nurisë, familja e Zulfisë, familja e Eminit, familja e Ramizit, familja e Sefedinit, familja e Zenunit, familja e Shaipit, familja e Tusunit, familja e Mustafës, familja e Hetemit, familja e Ametit, familja e Vaitit, familja e Ganisë, familja e Qamilit, familja e Elezit, familja e Nebisë, familja e Isait, familja e Skenderit, familja e Rasimit, familja e Sabitit, familja e Rizait, familja e Nexhatit, familja e Musait, familja e Azizit, familja e Osmanit, familja e Shaqirit, familja e Faredinit, familja e Abedinit, familja e Bajramit, familja e Qemalit, familja e Kamerit, familja e Danit, familja e Seferit, familja e Brahimit, familja e Ajazit, familja e Tafës, familja e Nebës, familja e Banit, familja e Qahilit, familja e Jahijës, familja e Agushit, familja e Feratit, familja e Rahimit, familja e Elverit, familja e Metës, familja e Imerit, familja e Alimit, familja e Muratit, familja e Arifit, familja e Arifit Jasharit, familja e Afëzit, familja e Avdullahit, familja e Hakisë dhe familja e Veliut, familja e shefki Kasumit.

Familjet që jetojnë në Prishtinë

Familja e Tefikit, familja e Hajrës, familja e Mustafës, familja e Sadullahut, familja e Reshatit, familja e prof. Samiut, familja Jashari, familja e Fatonit, familja e Mejdi Deharit, familja e Ramiz Abdylit, familja Limani, dhe familja e Nazmi Shaqirit.

Familjet që u shpërngulën në Kumanovë

Familja e haxhi Muslisë, familja e haxhi Brahimit, familja e Demiralisë, familja e haxhi Daipit, familja e haxhi Muharremit, familja e haxhi Isait, familja e Zimerit dhe familja e Amet Musës, familja e Ekrem Bislimit,

Djemtë e Hashim Neziri një Muhamedi në Kumanovë, Asllan lbrahimi djemtë Nuredini, Abedini, familja mësuesit Nexhë, familja e Blerim Kasumit, familja e Ibraim Alijit, Familja r Xheladin Xheladinit, familja e Burim Destanit, familja e Besnik Zimerit.

Familjet që jetojnë në Preshevë:

Familja e Shabanit dhe familja e Ismailit.

Familjet që jetojnë në Shkup:

Familja e prof. Asllanit, familja e haxhi Naipit, familja e Rabitit dhe familja e Shabisë, familja e Imerit, familja e Burimit, familja Ajeti, familja e Ibrahimit, familja e Seferit, familja e Sabedinit, Zijadin Ibrahimi me djemtë Lulëzimin, Xhelalin ,vajzën Sadijen ,familja e Mustafës, familja e Osmanit.

Gjatë periudhave të ndryshme dhe shpërnguljeve të mëdha të banorëve të Llojanit për në Turqi, dhe në vende tjera kur shumë shtëpi në Llojan mbetën të zbrazëta, banorët e fshatit, të shqetësuar për zbrazjen e vendbanimit, hapën dyert për të pranuar familje të tjera. Ata ofruan strehim dhe banim për miqtë e tyre, nipat, dajallarët dhe shoqërinë nga fshatrat përreth Karadakut, në të njejtat lagje dhe shtëpi me tokën dhe me vendin e varrezave duke i plotsuar vendet e zbrazëta të vëllezerve të tyre.

Të ardhurit u pranuan me mirëkuptim dhe respekt, si vëllezër, me kusht që të ruhej harmonia shoqërore dhe familjare të mos ket martesa mes vete, por të jetonin si një bashkësi e vetme, si një fis dhe një oxhak, dhe ashtu sot e kësaj dite vazhdojnë te jetojnë si një familje.

Në vijim mund të përmenden familjet e ardhura, vendet e prejardhjes së tyre dhe mënyra se si janë integruar në jetën e fshatit Llojan, duke kontribuar në ruajtjen e traditave.

Familjet që u vendosën në fshatin Llojan, vijnë nga vendbanime të ndryshme përreth. Sipas kujtimeve dhe rrefimeve nga pleqet , familjet e para që u vendosën në Llojan kanë ardhur nga fshati Çelik. Me kalimin e kohës, në fshatin tonë kan ardhur edhe shumë familjeve nga fshatrat e tjera të malsis së Karadakut

Vendbanimet dhe familjet përkatëse janë si më poshtë:

Çelik: Familja e Veliut, Familja e Jetishit

Strazhë: ,Familja e Fejzullahut, Familja e Hajredinit, Familja e Nazimit, Familja e Hetemit, Familja e Sabriut, Familja e Rahimit, Familja e Hamidit, Familja e Rexhepit, Familja e Hamdiut, familja e Vaid dhe Ibraim Zeqirit.

Tërrnavë: Familja e Zenunit, Familja e Bajramit

Hogosht (Kopernicë):, Familja e Haxhi Hakiut, Familja e Faikut, Familja e Saliut

Depcë: Familja e Haxhi Hetemit, Familja e Haxhi Elmisë, Familja e Hebibit, Familja e Rexhepit

Stançiq: Familja e Ganiut, Familja e Saliut, Familja e Fetait

Llashticë: Familja e Haxhi Isenit, Familja e Bekteshit

Orkoc: Familja e Haxhi Zelfiut dhe Familja e Haxhi Faikut

Ilincë: Familja e Molla Halilit, Familja e Esatit, Familja e Musliut, Familja e Limanit, Familja e Isakit

Dunav: Familja e Faikut dhe Familja e Selmanit

Pograxhë: Familja e Molla Sadrisë, Familja e Sylës, Familja e Haxhi Mustafës

Lezbali: Familja e Haxhi Isufit, Familja e Haxhi Qahilit, Familja e Brahimit, Familja e Sylës, Familja e Nuhisë

Gruali: Familja e Avdiut, Familja e Lutfiut, Familja e Kadrisë, Familja e Arifit

Sefer: Familja e Shabanit, Familja e Qahilit

Sllubicë: Familja Shabani dhe Limani

Zarbincë: Familja e Islamit

Stanec: Familja e Dautit

Asllarë: Familja e Nuriut

Brezë: Familja e Nebijës, Familja e Idrizit

Kojnare: Familja Osmani

Kokaj: Familja Rrustemi

Këto shpërngulje ishin nga një vend i banuar me shqiptarë me një vend tjetër shqiptarë por autokton nëpër trojet e veta.

Sot, jeta në Llojan është e qetë, megjithëse e shoqëruar me migrim të vazhdueshëm në kërkim të një jete më të mirë. Megjithatë, ata që kanë mbetur dhe jetojnë në Llojan vazhdojnë të jetojnë si një familje e madhe, duke u ndihmuar dhe mbështetur njëri-tjetrin në çdo rrethanë.

Ata që punojnë tokën ua ndajnë frytin edhe atyre që nuk kanë mundësi ta punojnë, por edhe kta që se punojnë tokën si kopenzim ja japin token atyre që e punojnë duke ruajtur kështu frymën e solidaritetit dhe bashkëjetesës. Në këtë mënyrë, jeta në Llojan vazhdon me mirëkuptim, respekt dhe shpresë për një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.

Të nderuar banorë të fshatit Llojan,

Ftojmë të gjithë ata që kanë informata të sakta, kujtime ose dokumente mbi Historin e fshayit dhe degezimet familjare, të komentojnë ose të na kontaktojnë. Kontributi juaj do të na ndihmojë të plotësojmë dhe të ruajmë sa më mirë historinë e fshatit tonë.

Ju faleminderojmë për bashkëpunimin!

Ju faleminderit per mirkuptim,

Pjesa 9,

Materjali u kompletua dhe u përgadit nga Pr. Ridvan Memeti, i cili po mundohet te nxjerr në publik disa pjesë Historike për fshatin Llojan.

Në të kaluarën fshati ka qenë i vendosur në zonën kodrinore të shpatit të quajtur Kulishte, tani ka një pozitë rrëzë malore dhe fushore që e bë të afërt vetëm me nga 1 kilometër largësi me fshatrat të Preshevës në veri, Tabanoc të komunës së Kumanovës në lindje dhe Vaksincë të komunës së Likovës në jug. Llojani, shtrihet në pjesën thuajse më veriore të Republikës së Maqedonisë në kufirin maqedono-serb, në koordinatat 42° 13′ 59″ veri dhe 21° 39′ 54″ lindje, duke zënë një pozitë kodrinore, rrëzmalore e fushore. Gjeografikisht Llojani është pika lidhëse e fshatrave të Malësisë së Karadakut në pjesën e Serbisë dhe Maqedonisë, edhe përkundër asaj së kjo sot s’ka rëndësi për shkak të kalimit kufitar të mbyllur.

Fshati me shtëpi shtrihet në një diametër rreth tri kilometra duke krijuar afërsi 1.6 km me Miratocin (fshat në Serbi) në veri, gjithashtu 1,6 km me Vaksincën në jug, 2,2 km me Tabanocin në lindje dhe në largësi prej 2,9 km me Strazhën në perëndim.[1] Fshati gjendet në veri të qytetit të Kumanovës në një largësi prej 12 kilometrash.

Pjesa lindore e fshatit është hapësirë fushore, tokë e pjellshme për kultivime bujqësore, kurse pjesa perëndimore e fshatit është hapësirë kodrinoro malore.

Përmes fshatit, nga perëndimi kah lindja, rrjedh lumi i cili ndanë fshatin po thuajse në dy pjesë të njëjta.

Banori llojanas/i/e/it/et.

Sipas viteve fshati ka pasur këtë rritje popullsie :

  • Viti 1953 – 1593 banorë – shqiptarë 100 %
  • Viti 1971 – 1843 banorë – shqiptarë 98,8 %
  • Viti 1994 – 2274 banorë – shqiptarë 98,8 %
  • Viti 2002 – 2668 banorë – shqiptarë 100 %

Fshati renditet i katërti sipas madhësisë në Komunën e Likovës. Të dhënat e mësipërme janë të dhëna zyrtare të numërimit të popullsisë në Maqedoni.

Llojani nga pikëpamja gjeografike është i përbërë nga fusha dhe male. Pjesët gjeografike të fshatit janë emëruar përmes emrave autokton shqiptarë, por gjithashtu disa nga ato janë ndryshuar dhe emëruar nga federata monise e Jugosllavisë. Nga toponimet më të rëndësishme janë:

ARAT – rrafshinë në bjeshkë me kullosë, ku gjatë verës lopari i kullotë bagëtitë.
ARA SHEVËS – arë që gjendet në mal.
AVDI GROB – kompleks arash, ku gjendet varri i Avdiut.
BELLAVOD – burim i pasur me ujë, është emërtuar sllavisht që d.m.th. uji i bardhë.
BETHA SHTREMT – vend në mal ku gjendet një kthesë, në formë të lakut.
ÇESHMA SHAQIRIT – burim që e kishte hapur Shaqiri, gjendet në shpat të Lumit Thatë.
ÇESHMA E AMETALEJVE – burim që e ka hapur Ahmeti.
ÇESHMA TRLLAVE – burim që gjendet në bjeshkë.
ÇESHMA KUPINAVE – sipas shkurreve që rriten përreth burimit.
ÇESHMA GAT – burim që ka rrjedhje të gjatë.
ÇESHMA SHAHËS – sipas apelativit Shahë (Shehide ).
ÇESHMA BEQËS – burim që e ka hapur Beqiri, gjendet te vendi i quajtur Betha Shtemt.
ÇESHMA HAXHI ESATIT – burim që gjendet te Gura Gat.
ÇESHMA BACIT ADEM – Sipas Ademit i cili ka migruar në Turqi.
DRAGIDOLLI – kodër që gjendet në pjesën veriore të fshatit, nga fjalët sllave drag – i dashur dhe doll-luginë.
DUSHKI KEÇ – mal i pasur me ferra, driza, shkurre etj.
DUSHKI TRASH – mal i shpeshtë me gjethe të trasha.
GURI SHPELLVE – kodër me sipërfaqe të madhe, që ka vrima të thella në formë të shpellës.
GURI KRIST – shkëmb me plasa ose të çara në të.
GURI VOGËL – vend në mal ku gjendet ky gur.
GURI VERRISHTËS – gur i rrethuar me dru verri.
GURT E ZI – janë emërtuar sipas ngjyrës që kanë gurët.
GURRA GAT – është emërtuar sipas gjatësisë që kishte burimi.
KODRA VOGËL – kodër që gjendet në kufi me fshatin Vaksincë.
KODRA GAT – sipas gjatësisë që ka kodra.
KODRA SHAVARIT – sipas bimës që është rritur në atë vend.
KODRA REPT – kodër e zhveshur nga drunjët.
KOJRIA PLAK – vend në mal me dru të vjetër.
KULISHTA – kodër ku gjendet një pendë e vogël, prej këtu fshatarët e sjellin ujin nëpër shtëpitë e tyre.

LIVADHET E MDHAJA – livadhe me një sipërfaqe të madhe.
LIVADHET E VRELLËS – janë ara dhe livadhe, gjenden afër burimit.
LIVADHET E GROPËS – livadhe që gjenden në sipërfaqe të ulët të tokës.
LEDINA – lëndinë, vend kullosash.
LESNIKU – mal, mullar me degë e gjethe lisi e me dushk të thatë.
LUMI THAT – mal dhe përrua që më parë ka pasur rrjedhje uji.
LUGI PLEPAVE – vend i ulët mes dy brigjeve, i pasur me dru plepash.

LUXHT E BARIT GAT – vend në mal me kullosa, ku rritet bari me fije të gjata
MASGURI – lokalitet i pasur me gurë.
MULLINI SHAQIRIT – mulli i familjes Shaqiri.
MULLINI ALIES – sipas pronarit të mulliri.
MULLINI BRAHIMIT – muli që gjendej në trollin e (I)Brahimit.
PADINA – kodër me shkurre
POROVISHTE – kompleks arash.
PYLLA – sipërfaqe e madhe me drunj të shpeshtë e me shkurre, që ruan femëroren me a.
PUSI I ALI BEQIRIT – burim që ka marrë emrin e personit, që e kishte hapur bunarin. Në këtë rajon ka përdorim edhe leksema pus-që tregon vendin e ujit të shiut të mbledhur apo ndonjë buçill, gjirna uji.
RESULKA – livadhe dhe shelgje, emërtuar sipas antroponimit shqiptar Resul.
REKA THATË – janë ara, që më herët përreth kalonte lumi i cili tani është shterur.
RRASHI ALIS – vend i rrafshët në mal, pronë e Aliut.
RRASHI MADH – sipërfaqe e gjerë, e pasur me kullosa.
RRASHI TRLLAVE – vend ku i mbanin bagëtitë gjatë verës.
RROTLLAKI – kodër në formë rrumbullake. Të dhënat tregojnë se edhe tani gjenden gypa, tulla të ndryshme që nënkupton se ka qenë vendbanim i hershëm.
RREZA STANEVE – shpat malor ku mbaheshin bagëtitë.
STANDURAKI – vend në mal ku Duraku mbante kopenë e deleve.
SHPATI VNESHVE – vend i pjerrët malor që ka pasur vreshta.
SHPATI REKËS THAT – vend malor përreth lumit të thatë, i mbushur me dru e shkurre.
SHKOZA UKIT – mal i pasur me dru shkoze.
TE TRE KROJT – vend ku gjenden tre burime me rrjedhje uji.
TE MADENI – vend në bjeshkë ku gjendet miniera, e cila ka punuar një kohë të gjatë, tani është demuluar.
TOPTELI – mal me dru dhe shkurre.
VNESHTI – ara që kanë qenë vreshta.
VORRI HALILIT – vend në mal ku gjendet ky varr e që nuk dihet se kush ishte Halili.
VORRI PLAKËS – mendohej se vie emri nga varrimi i një plake ne atë vend, por sipas ngjarjes së vitit 1993 kur nga njerëz të pa njohur janë nxjerrur tri vorba Ari kuptohet se ka qenë vetëm emër identifikimi për pasuri të fshehur në kohën e osmanlinjve. Vendi edhe sot e kësaj dite quhet VORRI I PLAKËS
VEDHISHTE – mal i pasur me ferra.
TE GURI XHARPIJVE – vend shkëmbor që gjatë verës ka shumë gjarpërinj.
VRELLA – vend i pasur me burime ujit
PADINA – një kodrine mbi fshat

Emra të njohur të fshatit Llojan (radhitur sipas shkronjës së parë).

Miniera afër fshatit Llojan që njihet si miniera e Llojanit ka punuar gati pa ndërprerë që nga viteve 19231979[3]. Tridhjetë vitet e para miniera ka përpunuar vetëm krom, që nga viti 1959 zgjerohet në përpunimin e antimonit dhe në vitin 1956 në përpunimin e arsenit sepse vendi është mjaft i pasur me këto tre elemente.

Kjo miniere përfshinë një sipërfaqe prej 10 km².

UNEP-i ka vizituar minierën e Llojanit dhe ka analizuar përbërjen e materialeve të nxjerra dhe ka vërtetuar një përmbajtje prej 8,093 mg/kg të arsenit që nënkupton një sasi 50 (pesëdhjetë) herë më të madhe në përbërje se sa burimi i arsenit në Gjermani.

Që nga viti 1979 miniera është braktisur duke mbetur vetëm një roje gjer në fillim të viteve të nëntëdhjeta kur u tërhoq dhe teknologjia e mbetur. Pas tërheqjes së veprimtarisë dhe teknologjisë nga kjo minierë e gjithë struktura ndërtimore si dhe i gjithë deponimi me rreth 1 milion tonelata[3] mbetën të pa prekura nga strukturat shtetërore duke vënë në rrezik helmimin[4] e tokave të banorëve të fshatit.

Llojanasit merren me bujqësi dhe me blegtori, me ujë të pijshëm furnizohen prej bunarëve dhe burimeve të sjellur nga bjeshka. Në Llojan ka ekzistuar edhe xeherorja e cila ka pasur shumë metale si : hekuri, kromi, plumbi, nikeli, zinku, bakri, antimoni e të tjera.