Shkolla Fillore „Rilindja Llojan“
Histori e shkurtër e Shkollës Fillore „Rilindja Llojanë“
Mësimi në gjuhën shqipe në fshatrat Llojan dhe Vaksincë filloi menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në nëntor të vitit 1945. Para këtij viti, për shkak të kushteve shoqërore dhe politikave diskriminuese, mësimi zhvillohej në gjuhën serbokroate, ndonëse banorët e këtyre fshatrave gjithmonë kanë treguar interes të madh për arsimim.
Një kontribut të veçantë në edukimin e brezave të parë e ka dhënë Hafëz Ibrahim Jashari nga Presheva, i cili ka punuar në Vaksincë para viteve ’40 dhe ka ndikuar në përgatitjen e kuadrove të para arsimore.
Shkolla e parë në Llojan u hap në nëntor 1945, në objektin e mektepit të xhamisë, i cili në atë kohë mbante emrin e dëshmorit Sali Iljazi. Mësuesit e parë që nisën mësimin në gjuhën shqipe ishin Ahmet Hasani dhe Hafëz Gani Aliu.
Para vitit 1960, nxënësit e fshatit Llojan, nga klasa e pestë deri në të tetën, i vijonin mësimet në shkollën e fshatit Miratoc.
Më vonë, mësimi u zhvendos në objektin e ri të quajtur „te Domi”, ku filloi të funksiononte tetëvjeçarja. Me kalimin e viteve, numri i nxënësve dhe arsimtarëve u rrit vazhdimisht. Kjo bëri që në vitin 1960, me vetkontributin e banorëve të Llojanit dhe Vaksincës, të vihej gurthemeli i një objekti të ri shkollor, në tokën e banorëve të Llojanit që e lëshuan tokën vullnetarisht pranë ish minierës së Llojanit. Ndërtimi përfundoi në vitin 1962/63, dhe në këtë objekt të përbashkët u integruan nxënësit e dy fshatrave.
Me funksionalizimin e shkollës së re, institucioni mori emrin „Rilindja Llojan“ pasi që ishte shkolla e ndertua në tokën e banorëve të Llojanit, të cilin emër e mban me krenari edhe sot e kësaj dite.
Arsimtarët e parë nga viset e tjera që kontribuan në shkollën tonë:
Në fillimet e shkollës, pjesa më e madhe e arsimtarëve vinin nga vende të ndryshme shqiptare. Ndër ta përmendim:
Zenel Baliu – R. e Shqipërisë
Isai nga Peja
Selimi nga Peja
Resul Shabani nga Struga
Enver …
Mexhit …
Hysen Kqiku – Gjilan
Isa Bytyqi – Suharekë
Shefik – Lluçan, Bujanoc
Tefik – Letovicë
Reshat Gashi – Bujanoc
Reshat Bilaçi – Bilaç, Bujanoc
Qemal Ramadani – Miratoc
Zulfi Aziri – Miratoc (mjek)
Xhevat Memeti – Miratoc
Zeqir Maloku – Miratoc
Adem Bajrami – …
Mustaf Bajrami – …
Sami Hasani – Norçë
Aliriza Zulfiu – Tërnavë
Rexhep Zulfiu – Tërnavë
Më vonë fshati Llojan dhe Vaksincë krijuan kuadrat e veta qe ma vonë do ti përmendim.
Në vitet në vijim, gjatë një periudhe të shkurtër, fshati Llojan dhe Vaksincë duke shkolluar rininë krijuan kuadrot e veta dhe pastaj shkolla është mbështetur edhe nga kuadrot vendore të Llojanit dhe Vaksincës, të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar në arsimimin e gjeneratave te reja.
Shkolla Fillore „Rilindja“ në Llojan ka qenë për dekada qendra kryesore e arsimit për fëmijët e Llojanit, Vaksincës dhe zonës përreth. Që nga themelimi i saj, shkolla ka luajtur rol të rëndësishëm në edukimin, formimin dhe zhvillimin kulturor të gjeneratave të tëra. Me dedikimin e mësuesve dhe stafit të saj, shkolla jonë ka qenë vatër e dijes, ku shumë nxënës hodhën hapat e parë drejt një të ardhmeje të suksesshme.
Drejtorët e Shkollës Fillore „Rilindja“ – Llojan
Gjatë periudhave të ndryshme, Shkolla Fillore „Rilindja“ në Llojan ka pasur një sërë drejtuesish që kanë kontribuar në zhvillimin dhe mbarëvajtjen e saj.
Drejtoret qe kanë punuar në periudha te ndryshme ndër vite janë:
Shaban Beqiri
Xhavit Ademi
Femi Selmani
Besim Avdiu
Ismail Bilalli
Gani Ibrahimi
Murtezan Idrizi
Qazmedin Qazimi
Fevzi Limani
Isak Bajrami
Idriz Sulejmani
Secili prej tyre ka lënë gjurmë të rëndësishme në historinë dhe përparimin e shkollës.
Punonjësit vendorë të Shkollës Fillore „Rilindja Llojan“ (kronologjikisht të njohur ndër vite).
Në këtë listë përfshihet i gjithë kuadri arsimor që ka punuar dhe vazhdon të punojë në shkollën fillore „Rilindja“. Disa prej mësuesve nuk janë më në jetë, disa janë në pension, disa kanë kontribuar për një periudhë të caktuar, ndërsa të tjerët vazhdojnë punën edhe sot e kësaj dite.
Kjo listë paraqet mirënjohjen dhe respektin tonë për secilin prej tyre.
Ahmed Hasani
Shaban Abazi
Rexhep Bajrami
Shabi Bajrami
Mexhid Rrahmani
Ramiz Abdyli
Asllan Selmani
Sabri Iljazi
Gani Ibrahimi
Hajrula Zeqiri
Hajredin Neziri
Durak Kamberi
Aliriza Daipi
Shahin Abdyli
Shukri Imeri
Esma Bajrami
Shefije Abdyli
Emine Islami
Rabije Abdyli
Riza Iljazi
Metije Osmani
Idajete Zeqiri
Nuredin Islami
Zeqirja Islami
Elmi Bajrami
Shabi Sinani
Rabit Sinani
Riza Rexhepi
Xheladin Sahiti
Veli Iljazi
Afrim Zimeri
Idriz Sulejmani – drejtor
Premtim Kamberi – sekretar
Shenoll Bajrami
Merita Selmani
Nerxhivane Shabani
Albina Ibrahimi Emini
Feime Destani
Shefije Rexhepi
Arsim Islami
Qamil Zeqiri
Zaim Mustafi
Imran Zimeri
Sadik Idrizi
Lindita Selmani
Emira Nuhiji
Lumturie Islami
Lirim Sulejmani
Merva Latifi
Qerim Isufi
Nderim Selmani
Elmedina Maliqi
Qemal Selmani
Selami Saliu
Qemal Shabani
Besim Ademi
Besim Avdiu
Nuran Avdiu
Nehat Selmani
Xhelal Selmani
Ismet Miftari – pedagog
Muamed Ademi – sekretar
Xhevat Avdyli
Ismail Bilalli
Sabit Shabani
Nefail Ismaili
Femi Selmani
Masar Elmazi
Xhavit Zeqiri
Nazmi Zeqiri
Skënder Zeqiri
Mizivere Aliu
Sami Qazimi
Avdirrahman Nuhiji
Reshat Jashari
Esat Saqipi
Zejdi Saqipi
Hamzi Osmani
Mexhid Kasumi
Refik Shaqiri
Amet Shaqiri
Fatmir Selmani
Shefki Selmani
Isa Avdyli
Ali Ajeti
Fevzi Limani
Driton Limani
Idriz Islami
Bajram Selmani
Gjelbrim Avdyli
Sedat Junuzi
Ramadan Osmani
Ridvan Salihi
Qenan ibrahimi
Arsim Neziri
Florie Ramadani
Besa Ramadani
Samet Osmani
Mizafere Limani
Vaxhid Iljazi
Sibel Selmani
Hidajete Demiri
Vlora Idrizi
Murtezan Idrizi
Mizafere Limani
Xhabir Islami
Çlirim Zimeri
Qendrim Ajeti
Sami Duraki
Liridona Sulejmani
Deshira Avdili
Arberim Dauti
Ardian Dauti
Artan Musliji
Sheribane Arifi
Ismije Limani
Selajdin Elmazi
Sami Duraki
Valon Duraki
Imer Zumeri
Jehona Mustafi
Kuadri i Shkollës Fillore Periferike „Rilindja Llojan“
Në vazhdim po paraqesim kuadrin e mësimdhënësve dhe stafit të angazhuar në shkollën periferike „Rilindja Llojan“, të cilët me përkushtim dhe punë të përditshme kontribuojnë në edukimin dhe arsimimin e nxënësve:
Sahadete Osmani
Emine Ramadani
Albiona Iljazi
Arta Bajrami
Alejna Ibishi
Hirmete Iljazi
Drita Zimeri
Besnik Iljazi
Rudina Sulejnani
Safije Duraki
Nadije Neziri
Xheladin Neziri
Shkolla fillore periferike“Rilindja“ Vaksincë.
Semihate Ramadani
Izadije Rexhepi
Majlinda Nexhipi
Hidaete Demiri
Mirushe Kurtishi
Malush Saqipi
Meleke Saqipi
Hamide Miftari
Ermira Avdiu
Edon Ramadani
Ky kuadër edhe pse po perballen me boshadisje të shkollës dhe munges të numrit të nxënësve si pasoj e migrimit në vazhdimsi, po mundohen të japin kontributin e tyre në procesit edukativo arsimor, duke ofruar mbështetje profesionale dhe mjedis pozitiv për çdo nxënës
Të nderuar banorë të fshatrave Llojan dhe Vaksincë,
Ftojmë të gjithë ata që kanë informata, kujtime ose dokumente mbi shkollën „Rilindja” në periudha të ndryshme, të komentojnë ose të na kontaktojnë. Kontributi juaj do të na ndihmojë të plotësojmë dhe të ruajmë sa më mirë historinë e shkollës sonë.
Ju faleminderojmë për bashkëpunimin!
Ju faleminderit per mirkuptim,
Pjesa 8,
Materjali u kompletua dhe u përgadit nga Pr. Ridvan Memeti, i cili po mundohet te nxjerr në publik disa pjesë Historike nga Arkivi historik për fshatin Llojan.