Ju njoftojmë se në lagjen Kolishte, mahalla e epërme në fshatin Llojan, më në fund po ndertohet rruga. Kjo lagje me 35 shtëpi, e cila deri tani ishte e shkëputur në aspektin infrastrukturor, tashmë ka një qasje më të lehtë për automjete, autoambulanca dhe mjetet tjera të nevojshme për jetën e përditshme të banorëve. Një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës.
Njoftim për punimet në lagjen e Epërme – Llojan
Punimet që po realizuhen deri me tani përfshijnë:
670 metra kanalizim (me shaktet përkatëse)
400 metra bekatonizim rruge
Shpenzimet e realizuara deri me tani:
Kanalizimi (me shaktet): 10,000 €
Materiali (çimento, rrjetë, zhavorr): 600 €
Mjeshtria për bekatonizim: 300 €
Gërmimi dhe nivelizimi me bager: 800 €
Valaki: 160 €
Totali: 11,860 €
Burimet e financimit deri.më tani:
Nga shoqata “Llojani dhe Diaspora“: 4000 €, presim nga shoqata edhe nje pjese tjeter te plotsohet!
Nga banorët e lagjes Kolishte : 4,000 €
Shuma totale e siguruar: 8,000 €
Shuma prej 860 € është mbuluar nga z. Shkëlqimi, të cilit i shprehim mirënjohje për kontributin e tij.
Në lagjen e Epërme rruga me 550 metra gjatësi eshte realizuar, për t’u mbaruer tersisht na kan mbetur edhe 200 metra, për t’u mbyllur të gjitha rrugicat me bekatonka, me çka do të përfundojë tërësisht projekti i rregullimit të infrastrukturës rrugore në këtë lagje, shpresojme qe brenda muajit te kryete edhe kjo pjese.
Ju sigurojmë se të gjitha pagesat ndaj frimes qe ka punuar janë kryer, dhe punimet janë realizuar me transparencë të plotë. Ftojmë të gjithë të mos bien pre e spekulimeve apo keqinformimeve nga persona që nuk dëshirojnë të mirën e fshatit tonë.
Faleminderit Shoqatës “Llojani dhe diasporës“ për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe Kryetarit të Komunës z. Erkan Arifi për ndihmën me bekatonka dhe gypat e kanalizimit.
Një falënderim i veçantë u takon banorëve të lagjes së Epërme për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre vullnetar që bënë të mundur realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për komunitetin tonë.
Kemi per obligim moral qe te pasqyrohet e gjitha, nga organizatori i punës Shkelqim Musliji.
12.11.2025 Llojan
