Historia e Fshatit Llojan – Pjesa e Pestë

(Bazuar në gojëdhëna të banorëve të fshatit Llojan: Nga Mësuesi Durak Kamberi, Afëz Aliu, Vebi Mustafa, Ramadan Destani dhe Sami Rexhepi) të cilet i faleminderojme nga zemra per kontibutin e tyre ne ruajtjen e Historise.

Lufta e Llojanit në natën e Bajramit të vitit 1944!

Në atë periudhë të vështirë historike, fshati Llojan ishte një vendbanim i vogël me rreth 100 shtëpi, por me një shpirt të madh atdhedashurie.

Edhe pse ishte fshat i vogël, fshati kishte mbi 100 vullnetarë që, sa herë që rrezikohej vendlindja e tyre apo fshatrat përreth, ishin gjithmonë të gatshëm të merrnin armët për ta mbrojtur tokën, nderin dhe popullin e tyre nga okupatorët.

Një ngjarje e rëndësishme që mbetet e gdhendur në kujtesën e banorëve është se komunistat ( okupatoret) Bullgar sulmuan Llojanin në vitin 1944 në natën e Bajramit.

Në atë natë, fshati kishte organizuar roje për siguri, ndërsa në detyrë ishin:

1. Hamdi Mustafa

2. Musa Bekteshi

3. Abdulla Sejdiu –( ishperngulur në Turqi)

4. Nezir Rrahmani

1. Nazif Nuhija

2. Hasan Kamberi

3. Xhemail Kasumi

4. Zulfi Sinani

5. Sulejman Sulejmani

6. Xhemail Daipi

7. Zeqir Bilall Kasumi

8. Qamil Esati – ( i shpernguler në Turqi)

9. Brahim Iseni

10. Rexhep Salihi (Iljazi)

11. Kadri Iljazi

12. Sali Iljazi

13. Zeqir Aliu

14. Ramadan Aliu

15. Isuf Ajeti

16. Nexhip Mustafi

17.Mustafë Iljazi ( informacioni u sigura nga V. Iljazi, rrefime nga gjyshi i tijë).

18. Fazli Mustafa

Në ato momente vendimtare, fshati Miratoc u bë krah i fortë i Llojanit. Të lidhur ngushtë si fqinj e miq të vjetër, banorët e Miratocit nuk qëndruan indiferentë, por sa ndegjuan krismat ju bashkuan luftetareve te fshatit Llojan. Me emocione të thella përmendet edhe sot kontributi i tyre, sepse në ditën e sulmit, një numër i madh vullnetarësh nga Miratoci iu bashkuan luftës për mbrojtjen e Llojanit.

Sipas gojëdhënave të profesor Gafurr Hysenit nga Miratoci, ndër luftëtarët që dhanë kontribut të çmuar dhe ranë në mbrojtje të fshatit Llojan ishin:

1. Jahi Hyseni – Miratoc

2. Faik Bala

3. Aqif Ibrahimi

4. Hamzi Aliti

5. Ali Nevzadi

6. Emërrlla Neziri

7. Jakup Elmazi

8. Naip Ebibi

9. Zulfi Hoxha

10. Ali Aziri

11. Esat Fazliu

12. Faik Agushi

13. Shaip Yzeiri

14. Brahim Mustafa

15. Mehmet Shabani

Kjo ngjarje Historike mbetet një dëshmi e fuqishme e bashkimit, trimërisë dhe solidaritetit mes Llojanit dhe Miratocit, dy fshatra që, përveç afërsisë gjeografike, i lidhte gjaku, miqësia dhe besa shqiptare.

Ky vëllazërim i lashtë ruhet edhe sot, si një trashëgimi e shenjtë për brezat e rinj, që të mos harrojnë kurrë se liria dhe nderi mbrohen me zemër dhe unitet.

Gjatë asaj lufte, komunisti bullgar që sulmoi fshatin Llojan, por përballë qëndresës së fortë, ushtria e tij pësoi humbje të mëdha. Thuhet se në atë betejë, nga ana e okupatorit ranë shumë ushtarë bullgarë, aq sa u mbushën rreth 40 karroca me Kie, me të rënët.

Historia na tregon se ata që mbrojnë me drejtësi atdheun dhe nderin e tyre, gjithmonë dalin fitimtarë dhe të mbushur me krenari.

Shkurtimisht kemi shkruar dhe grumbulluar informacion rreth kësaj historie.

Të nderuar bashkëfshatarë, nëse në këtë listë ka ndonjë lëshim apo mungesë të të dhënave, ju ftojmë të na shkruani privat. Vërejtjet dhe plotësimet tuaja janë të mirëpritura që historia jonë të jetë sa më e saktë dhe e plotë.

Ju faleminderit per mirkuptim,

Pjesa 5,

Materjali u kompletua dhe u përgadit nga Pr. Ridvan Memeti, i cili po mundohet te nxjerr në publik disa pjesë Historike nga gojedhënat e të moshuarve që ata janë informuar nga rrefimet e prinderve te tyre dhe luftareve qe e perjetuan ate lufte, duke biseduar nëpër nejat e ndryshme familjare (odat) dhe i kanë ruajtur informatat historike , dhe nje pjese tjeter u sigurua nga Arkivi historik për fshatin Llojan.

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert