Zotëriu!

29Nën - 0 - Kategoria: Opinione

Kudo që shkoj e veproj, në çdo faqe që lexoj, në çdo bisedë që hasi, dëgjoj foljen isha. Në këtë hapësirë gjeografike, ku kemi qëlluar sikur nuk mund të dallojmë të kaluarën me atë që nuk ka kaluar, ajo që nuk kaluar është me përplotë vetëmashtrime, më fal me shpresa të thara ndaj bashkësisë të cilës i takojmë . Ç’të bëjë unë i mjeri, pa përjashtuar edhe lexuesin, që kemi ndodhur këtu, dua të them e pëlqyem apo nuk e pëlqyem,

e përkrahim apo nuk e përkrahim, e kundërshtuam apo nuk e kundërshtuam, atë që shkon në eter, që është pamëshëirshëm, po, po, i pamëshirshëm nga fakti se ky ajër i cili është pagëzuar eter, asnjëherë nuk kishte kthyer mbrapa atë që e kishte mbuluar me krahët e vegjël.

Dua të radhis disa shkronja, të cilat rezultojnë me fjali, që për një pjesë të atyre që logjikojnë mund të shërbejnë në vend të shërimit, përderisa për pjesën tjetër mund të definohet si “shield of Achilles” mburoja e Akilit që përdoret për të luftuar princin e Trojës. Sidoqoftë , energjin negative duhet nxjerrë nga thellësia e brendisë dhe atë enregji patjetër duhet lëshuar në letër jo të zezë , me qëllim të mbushjes me oksigjen elementin e quajtur ego.

Ah, sikur të mos vdisja, asnjëherë nuk do të shkruaja. Rasti më rikujtoi thënien e sociologut Ante Fiamengo “Lufta e kundërshtimit është lëvizësi i zhvillimit të nënës natyrë dhe i shoqërisë ”. Shpeshëherë kam lutur qelizën time e të mbajturit mend për ta fshirë periudhën e shpërbërjes së Jugosllavisë, por më kot, as që e mori parasysh këtë lutjen timen. Sa për ilustrim për ata të cilët fatëmirësisht e kanë harruar apo fare nuk e kanë përjetuar këtë epokë të nacionalizmit. Nacionalizëm i cili brumosej nëpër kuzhina të ndryshme, por fajtorë shpalleshin ata të cilët ia nuhatnin erën, jo vetëm fajtorë por edhe viktima.

Këtyre orëve të ditëve të fundit, shohim një benzinë të rrjedhur nga një rezervoar të stërmbushur me barut, që politikanët nuk duan ta shohin. Ajo që është e futur nëpër faqet e historisë dhe të cilën ne e lexojmë është se populli i mjerë është treguar më patriot dhe më atdhetarë krahas politikanëve apo burrështetasve. Burrështetasit nuk është se nuk kanë dashur të hyjnë në atë rezervoar, por realiteti ëahtë se ata duhet të udhëtojnë dhe të merren vesh për t’u mos u marrë vesh. Ndaj, kujdes o ti popull! Ajo që pyes veten dhe nuk gjej dot përgjigje është nëse ai rezevoar preket nga ndonjë xixë, vallë kush do të tentojë për ta fikur? Le ta dijë “zoon politikoni”, se unë një krijesë e vogël në këtë botë të madhe përkrahë bindjen e fushës Islame si dhe burimi im është nga kroi shqiptar.

Ndaj unë nuk e dua e aq më pak e urrej një arab, apo një katolik të Vatikanit, nga fakti se nuk jam egoist, për këtë shkak e dua vetveten. Ndoshta fjala ime është e papeshë, ç`të bëjë unë kur personaliteti im nuk ka marrë asnjë kokërr nga ky popull i harruar dhe i masakruar ekonomikisht, ata të cilët duhen ta artikulojnë fjalën “jo”, të tillët nuk e kuptojnë, nuk duan ta kuptojnë, apo nëse e kanë kuptuar dhe nëse reagojnë ndoshta periudhën katër vjeçare do ta kishin më të shkurtër? Apo thjeshtë nuk e kuptojnë gjuhën shqipe edhe pse flasin shqip? Ndoshta është në të drejtë rregulli se heshtja është përkrahje.

Kohët e fundit në Maqedoni është shpikur një komb i ri “Makedonski Albanci” shqipëtarë maqedonas, më fal ti moj fuqi se unë jam Shqiptar nga Maqedonia në vendin tim dhe Shqiptar nga FIROM-i nën ombrellën e atyre shteteve të jashtme që nuk e njohin emrin kushtetues të këtij shteti, megjithatë kërkoj ndjesë nga ata të cilët kanë titullin Mr., ngase nuk e gëzoj atë titull duke i përfshirë edhe ata të cilët marrin rroga për të mos punuar. Vallë nuk e lëndojnë veshin e tyre kur prezantohen me Makedonski Minister (Hisen Hasani apo Shqipërim Besimi) – ministri maqedonas, ti more zotëri nuk je Makedonski minister, por je Ministër i Maqedonisë këtu dhe atje ku shtetin tënd nuk e njohin, je Ministër i FIROM-it.

Ju z. Ministër shumë shpejt harruat lotët e lokeve, lotë të cilët zakonisht nuk kanë ngjyrë, por asaj radhe lotët ishin me ngjyrë të kuqe!

Qerim Isufi

Lini një Përgjigje