Zallahi pёr mahi!

1Sht - 0 - Kategoria: Mbi Llojanin

Mbrёmja e sё premtёs, ku pamё trima qё ishin edhe policё, nuk e solli mёngjesin e sё shtunёs, ku prisnim qё tё pёrmalloheshim pёr azilantёt pa status dhe shtёpi tё azilit, por kasolla qё policia mund t’i quan edhe si shtёpi tё katilit. Janё mёsuar banorёt llojanas me kёto sjellje trishtuese tё policisё qё rrjedhojnё me moszgjidhje tё problemit pёr tё cilin ishin munduar sё koti ditёn apo natёn e djeshme. Tani banorёt e kёtij fshati gjenden nё njё dyzim tё thellё! Vallё MPB-ja ёshtё duke luajtur me policinё e shkretё, apo policia ёshtё duke luajtur dhe pёrbuzur me tё huajt dhe vendorёt, ose vendorёt janё duke e ndihmuar vendosjen dhe fshehjen e tyre me pagesё nёpёr kasollet e tyre. Pavarёsisht se çka mund tё mendojnё dhe veprojnё vendorёt, faji bie sipёr organёve juridike qё ligjёrisht janё tё obliguar tё mbajnё rend dhe qetёsi nё territoret e tyre. Nё Llojan, ёshtё konstatur prej organёve juridike se janё tё strehuar ata qё janё pёrbiruar nё kёtё vend pa njё regjistrim te organet pёrgjegjёse. Nё suaza tё kёsaj dёnohen edhe ata qё i bartin, strehojnё apo bёjnё ndonjё pёrfitim prej tyre, ngase i tёrё vargu ёshtё i jashtёligjshёm. Nё rregull, kёtё e pranojnё shumica e banorёve, por edhe mё tё pashkollёt habiten se pёrse veprohet kaq gjymtueshёm, thuasje bёhet fjalё pёr rregulla kaçakёsh, mbase disa prej tyre mund tё kishin qenё edhe mё tё matur, sepse ruanin dhe kultivonin çёshtjen e besёs qё ishte institucion i pashembur pёr ata.

Ata mbrёmё, sikurse edhe shumё herave tjera, i arrestuan ata qё klithnin si fёmijё, duke krijuar trishtim tё madh te banorёt e fshatit dhe ja sot sёrish pamё seç shёtisnin lirshёm nёpёr fshat azilant tё shumtё. Ku mbeti ndёrmarrja e pastrimit tё fshatit prej tё tё ikurve prej vendeve tё lindjes, ku mbeti ndёrkёmbimi i atij trishtimi, ku mbeti zbatimi i urdhrit, mbase ku mbeti edhe roli i natyrshmёrisё sё policisё, e cila qenka shumё e kujdesshme nё ruajtjen dhe moscёnimin e jetёs dhe rehatisё sё bashkёshtetasve tё tyre?! Nga pёrditshmёria e kёtyre kundёrthёnieve, mёsuam se MPB-ja, Ministria e Drejtёsisё dhe policia si pёrmbaruese e urdhrave nga lartё, janё tё interesuar qё jetёn e kёtyre banorёve ta shoqёrojnё me probleme, zhurmё, mosrehati, pasiguri dhe tё ngjashme. Faleminderit pra, ju keni forcёn dhe autoritetin, prandaj edhe gjykoni me tё drejtёn e forcёs dhe jo me forcёn e sё drejtёs. Mos harroni ju pёrgjegjёs se popilli asnjёherё nuk harron, madje edhe atёherё kur ju tё pёrqafoheni prej harresёs!  /llojani.info/

Lini një Përgjigje