Vjelja e atyre që prej kohësh votuan për t’u liruar nga obligimet financiare vetjake, vijon vetëm me vjelje e mjeljeje!

30Mar - 0 - Kategoria: Opinione
Shkruan: Iljasa SALIHU

Pas rrugës që qe e nevojshme edhe një herë për të satën herë me radhë për të trokitur në dyert e mërgimtarëve në fshatin Llojan, pas sistemit të kanalizimit të vendosur me vetëfinancim, nga 500 euro për shtëpi, llogariteni edhe një që i merr vetëm 50 euro në muaj si ndihmë sociale, qe i detyruar të paguaj 500 euro për lidhje në kanalizim, pas edhe shumë vetëfinancimeve tjera, që njëmend i gjymtuan këta banorë, tani shtrati i lumit gjendet buzë shembjes, në zgrip të shkapërderdhjes dhe sërish bien kambanat për këta banorë të shkretë dhe për këta mërgatën tashmë të fikur prej punëve që Komuna duhet ta kishte fjalën kryesore!
Jo vetëm unë, por secili natyrshëm pyet, vallë çfarë kuptimi në këtë fshat kanë votat, kryetari si e sheh këtë gjakpirjeje shushunjash? Vallë ka dikush ndërgjgje për këta banorë të syrgjynosur?
Financimet e objekteve publike të cilët sot në fshatin Llojan paraqiten si domosdoshmëri për derdhje të sërishme të mjeteve finnciare, janë një vrasje për së gjalli, është një përthithje me sfungjer të atij pak gjaku që ka mbetur, është një tmerr e lemeri, aq më shumë kur i shohim mjetet tona të derdhura nëpër bronze të figurave të vjedhura, nëpër rrugë e kanalizime në pjesën maqedonase.
Kësaj të keqe, unë mendoj që as poeti Ali Asllani nuk mund t’i recitonte. Zymtësia e kësaj zgafelle njëherësh dëshmon edhe për zymtësinë e kokave tona, të cilat zgjedhin e ligjësojnë anarkinë, papunësinë, shushunjat e fajkuat. Tashmë edhe gjarpërinjtë kanë filluar ta shohin panoramën e vërtetë të kësaj katrahure! /llojani.info

Lini një Përgjigje