Unë nuk jam fajtor!

25Shk - 0 - Kategoria: Opinione
Shkroi Prof. Jusuf Zimeri

Unë nuk jam fajtor! as unë nuk jam fajtor! Pra, ne nuk jemi fajtorë!. E kush është fajtori, pyeti Fakirfukaraja? Ëhë, po po, ai është fajtori! ata ishin fajtorët!. Po, po, ata që nuk ishin, ishin fajtorë! Ne kur ishim ata, nuk ishim fajtorë! E kuptova e kuptova u shpreh Fakirfukaraja fajtorë qenkan ata që nuk ishin!.

Falaniku që mbante lapsin në dorë dhe dëgjonte me vëmendje për të regjistruar fajtorin, si duket edhe kësaj radhe do të falimentoj, sepse nuk arriti t’i gjejë shkronjat për të regjistruar fajtorin. Në fund të fundit, ç’faj kanë shkronjat e alfabetit për ta regjistruar fajtorin?! Ndaluni burra, unë spo kuptoj asgjë, bërtiti fakirfuklaraja! E si duket tash ke filluar të kuptosh, ia ktheu lojcaku burokrat! Deri tani ishe në aberacion, andaj agnozia e juaj ishte motivi që ju nuk kuptonin! Mirë mirë, ju falënderit theksoi fakirfukaraja, edhe pse nuk kupti asgjë nga këto shprehje të stilit kaq të “lartë”, dhe u tretë në afoni!

Këto janë muhabetet tona më të shpeshta që mund t’i dëgjojmë si në odat tona allakatundraçe, si kafene, si në rrugë, si në parlament si në qeveri, si në pozitë si në opozitë, e gjetiu. Ajo që është e rëndësishme se në vendin tonë fajtorë nuk ka, kriminel ska, matrapazë jo se jo, e sa për korrupsion as që bisedohet! Ne këtu jemi një shoqëri reale, dekriminalizuese dhe shumë atraktive, jetojmë pa antagonizma ngase jemi jashtëkohor!. Ne të gjithë jemi flegmatik dhe histeritë nuk kanë vend në shoqërinë tonë. Ata që nuk na pëlqejnë i degdisim diku largë, larg në S.P. sepse sjelljet e tyre asociale cënojnë integritetin tonë, e me këtë veprim bëjmë represion ndaj kriminalitetit.

Këtu kopmpetencat janë të ndara dhe nuk bënë të përzihen, dispariteti nuk ka vend në shoqërinë tonë. Burokratët janë ata që kanë një jetë emotive mjaft dinamike dhe ato kanë të drejtë t’i shfaqin furishëm, e shpeshëherë edhe në mënyrë eksplozive, kurse ne Falanakët dhe fakirfukaratë, nuk është e drejtë të pyesim për fajtorët. E more vesh vëllaçko, ku qëndron puna!? E jona është të mos kërkojmë më shumë, se sa të drejtën e varrimit në tokën e burokratëve! Inshalla do e fitojmë të drejtën e varrimit ne e së paku të kemi një përparësi, atje t’ua zëmë vendin atyre që strehja e fundit e qyqarëve është patriotizmi, sepse ata mund ti durojë vetëm mbitoka./llojani.info

Lini një Përgjigje