Unë dhe elementi i absurditetit

31Mar - 0 - Kategoria: Opinione

shkruan Safije Aliu

Ulur pranë një libri, shikuar poshtë një libri, lexuar rreshtat e mesrreshtat të atij libri, papandehur fillova të mendoj rreth elementit jetë. Duke menduar që ta definoja e zbërtheja, u krodha në detin e thellë të zbërthimit, zbërthim ky gati sa nuk më ngulfati. Ngulfatje e cila ishte e shoqëruar me ide të ndryshme. Disa dijetarë thonë se ”jeta është një fluskë sapuni”. Hmm! Pyes veten, vallë unë jam vetëm ajër? Të tjerët thonë se jeta është “një libër ku kopertina e parë paraqetë lindjen, brendia jetën, përderisa kopertina e fundit vdekjen”. Të tjerët sugjerojnë se nuk peshon kohëzgjatja e jetës, por aktrimi ynë. Sidoqoftë, të lindësh, pastaj të vdesësh, ky është absurditeti i jetes! Jeta është një sferë e kristaltë që zbret nga qielli, është dhuratë e shenjtë dhe përgjegjësi e madhe. Që t’i japësh asaj vlerën që i takon duhet të dish ta ruash, ta mbrosh dhe padyshim ta kultivosh.

Ne vijmë në këtë jetë të barabartë dhe marrim prej Zotit të njëjtën dhuratë, por gjatë udhëtimit ndodhë ndasia. Dikush e zgjedhë rrugën e drejtësisë, dikush të epërsisë dhe dikush tjetër të ndëshkimit, për të mos thënë të forcës, element ky i absurditetit.

Jam në fushëbetejën të quajtur kuptim të jetës. Mbase a ka vërtetë jeta një kuptim të njësuar, përpos faktit se varet nga çdo rrethanë që e përfaqëson atë dhe diku e përplasë kuptimin e saj. Sot në këtë moshë që po notoj (sa po kam hapur derën për të hyrë brenda jo, por ti marrë erë shijeve të cilët krijohen nga lojtarët e jetës) po e cilesoj si një jetë absurde tepër, por pa kuptim, madje nuk jam tepër realiste, paradoks i bukur apo jo? Meqenëse të gjitha përfundimet (konkluzionet) në filozofi janë relative, kjo nuk e humbë aspak vlerën. Absurdja ngadhënjenë mbi konkreten, gënjeshtra mbi të vërtetën, ngase gënjeshtarët sipas statistikës janë shumicë, shumicë kjo që mbizotëronë pakicën. Ahh, e mjera pakicë! Ku ka humbur çdo vlerë morale. Unë s’kam frymëzim për asgjë, mundohem të lidh disa shkronja dhe të përfundoj kuptimësi, por pa dëshirën dhe pa logjikën time rezultati po shfaqë pakuptimësi, ky është element i abusditetit, apo jo?

Dikur unë me atë inperfeksionin tim e bëja botën të dukej më e përsosur. Ndërsa sot s’kam as gjurmë nga formula e përsosshëmrisë, e cila ishte bota jone? Ku mbeti pallati i kujtimeve, ndonëse ai është shkërmoqur në me murlanin e parë nën rrënojat e ngrehinës para kësaj. Dashurinë të cilën ia fala botës mu kthye, jo me dashuri, por diku gjatë ushëtimi u shndërrua në urrejtje të dyfishua. Guximin që ia fali njerëzve, guxim ky i cili gjatë kthimit te unë ndryshoi emrin dhe u quajt poshtërim e nënçmim.

Dikur të tjerët më kërkonin këshilla se cilën rrugë të zgjedhnin, ndërsa unë sot nuk njoh as edhe një rrugicë për të drejtuar jetën time. Kjo është vërtetë element absurditeti (ndaj medoemos të ekzistojë një botë tjetër ku gjykat dhe gjyq nuk do të ketë, por do të ketë vetëm Gjykatës) Miqtë cilët i njihja për miqë, armiqësisht u shfaqën si armiq, kurse armiqtë mbetën të njëjtë, me një fytyrë ndonjëherë gjoja miqësore, fakt ky që tregon se bota po përmbyset nga gabimet dhe gabimi nuk po mëson prej përmbytjeve!

Megjithëkëtë, ne kemi vëndosur perde para syve (për një interes shumë të vogël, interes i cili pa mikroskop nuk vërehet). Nuk duam ta shohim se bota nuk është e mistershme siç mendojmë, por ne e bëjmë botën të duket e tillë ashtu siç na përshtatet neve. Unë vazhdoj aty, sepse historia ime nuk ka përfunduar. Unë kam ende kapituj të pashfletuar, unë kam ende për t’i dhënë botës, ngase sa është bota e juaja aq është edhe e imja. Do ta ndërlidhja me një shprehje, ”Nuk ke pse vrapon, thjesht nisu në kohë, në kohën e duhur dhe në momentin e duhur“ dhe jo në kohën e gabuar dhe në çastin e gabuar!

“Jeta nuk ekziston të hasësh në vetveten. Por, ajo ekziston të krijosh veteveten”!

Lini një Përgjigje