Unё apo unё ?

27Qer - 0 - Kategoria: Opinione
Shkruan: Qerim ISUFI

Njё pasdite diku larg, nё njё hapёsirё tё hapur, hapёsirё e cila prapa kishte njё grykё shkёmbinjёsh, mё shtyri qё hapёsirёn nё dukje tё vogёl t’ia them ca gjёra nё shikim tё parё tё vogla por nё thellёsi me domethёnie tё lartё. Pёrballё grykёs gjendej elementi kryesor i jetёs, element i cili kryente obligimin e tij ndaj natyrёs. Aty ndodhi besёlidhja e rikthyerjes sё dallёndyshes, dallёndyshe e cila kishte pёsuar disa lёndime. Lёndimet e adresuara ndaj saj ishin tё pa nevojshme, por ç’tё bёj kur statusi ёshtё njeri. Fytyra e sё cilёs herё zbehej, e herё shёndritte. Zbehja ishte si pasojё e dhimbjeve, ndёrsa ndriçimi i nurit ishte si pasojё e krenarisё. Por dallёndyshja si gjithnjё, edhe kёsaj radhe shfaqi zemёrgjerёsinё e saj. Kёshtu qё falёnderoj Atё tё cilin e kishte krijuar dialogun, dialog i cili shёrben pёr tё zemёruar, ndёrkohё edhe pёr tё operuar, operim kirurgjik i cili sjellё gurin nё vend tё vet. Sidoqoftё, momenti i cili ishte shoqёruar me mёri, nostalgji e pse jo edhe me pika loti!

Ti moj dallёndyshe nёse dinё tё lexosh, diku nga brendia e oqeanit tё Titanikut tё shprehi falёnderime. Njё zё i ulёt nё egon time u dёgjua duke cekur njё fjalё tё urtё “A beautiful flower is incomplete without its leaves” – Lulja ёshtё e pa kompletuar pa gjethet e veta.

Gёzimi nuk kishte zgjatur edhe aq, ngase angulluёsi i George Orwelli-it, ( i cili nё kohёn e Stalinit kishte fuqi qё tё bardhёn ta deklaronte tё zezё, si dhe anasjelltas) zakonisht qё e kryente detyrёn e shpёrndarjes sё eterit, eter i cili kishte pёrmbysur harenё e kthimit tё dallёndyshes nё krahёt e lumturisё. Eteri aty afёr solli njё lajm, i cili e mbizotёroi gёzimin. Lajmi i cili u dёgjua, kishte tё bёjё me njё pritje tё kahmotshme tё “shqipes”. Ah, moj shqipja ime, ajo qё unё mund tё bёj pёr t`i treguar tё tjerёve pёr flutururimin tёnd ёshtё vetёm radhitja e shkronjave. Ata tё cilёt kishin derdhur lot krokodilli pёr tё mbrojtur krahёt e saj, tani nuk kishin harruar se çfarё duhet tё veprojnё e tё investojnё. Por, gjatё korrjes sё vjedhjeve, mё fal tё zgjedhjeve e kishin humbur listёn e manipulimeve orale. Tё them tё drejtёn, nё momentin qё kishin marrё pёrsipёr ruajtjen e kolltuqeve, kolltuqet e tyre kishin rastisur tё fortё, kёshtuqё listёn e kishin vёnё nё kolltuqe pёr t’u ndjerё mё butё. Si rrjedhojё e zbutjes sё kolltukuqeve lista ishte grisur. Por, ti o pёrcjellёs i kёtyre shkronjave mos u brengos edhe aq, ngase listёn do ta gjejnё. Po, po, do ta gjejnё, vetёm se lista aty duhet tё qёndrojё katёr pranvera. Shqipja tani ishte e dёshpёruar, dёshprim i cili ishte i pёrcjellur me ngatёrrim edhe tё vet angulluёsit. Ngatёrrimi ishte fuqizuar atёherё kur shqipja dёgjonte pёshpёritjet e natyrёs sё hudhjes sё topit. I mjeri topi i cili nuk e dinte se si rrokulliset. Rrokullisje e

cila sikur thonte mё mbaj, mos mё hudh, ngase ata tё cilёt na shikojnё fuqi nuk kanё sikur ju, por ata lundrojnё tё shoqёruar me nderin e Hasan Prishtinёs.

Nderi dhe djersa e tyre ua kishte ngritur kёmbёt e kolltuqeve tuaja, ata dijnё tё vlerёsojnё dhe tё durojnё katёr aroma tё trёndafileve. Por, mos harroni se ata dijnё edhe t`a urrejnё edhe aromёn, urrejtje e cila nuk do ua marrё kёmbёt e kolltuqeve, por do ua marrё kёmёbt tuaja. Ndaj, kujdes! Shqipja akoma ishte nё pritje tё sjelljes sё ushqimit, ushqim i cili ishte i deponuar nga ithtarёt e saj. Nёse nuk ia jepni atё qё e meriton ajo, nuk nёnkupton se fluturimin do t`ia ndaloni, gjё qё nuk mund tё ndodh dot. Pёr hir tё vёrtetёs dua ta shpreh se shqipja nё kёtё pjesё tё kalendarit ishte pёrgatitur tё festojё njё qind puplat e saj. Por ç’tё bёsh, shpresoj se ata tё cilёt shqipen e njohin si shqipe e jo “orel” nuk do t’i sulmojё nga lartё. Sulm i cili ndoshta ёshtё edhe i merituar. Sidoqoftё, shqipja mё parё kishte dёgjuar se do t’i sjellin pesё ushqime, kёto pesё ushqime atё e kishin irrituar tejmase. Ngase sasia ishte tepёr e vogёl. Por tani, furnizuesit ishin penduar edhe pёr atё sasi, mund tё imagjinosh se tani shqipja si ndjehet?! Po, po, ushqimin mund t`ia grabisin, por letёrnjoftimin e saj asnjёherё nuk mund t`ia marrin./llojani.info

Lini një Përgjigje