Ujësjellsi i fshatit Llojan

26Mar - 0 - Kategoria: Opinione
baseni 1
baseni 2
baseni 3
baseni 4

Uji është shumë i rëndësishëm dhe themelor për jetën e gjallë, natyrën e më së shumti për njeriun, për atë edhe duhet sa më shumë ti kushtohet kujdes për mirëmbajtjen dhe kursimin e tij.

Në fshatin Llojanë kemi ujësjellësin i cili nuk është në gjendje të mire dhe funksionale, ky ujë është sjell nga burimet e malit, me një organizim të banorëve të fshatit Llojanë, të cilët me vullnetin e tyre mbështeten këtë iniciativë duke kontribuar në forma të ndryshme, me fuqi punëtore, ndihmuan edhe me mjete materiale.

Në fillim ujësjellësi ka qen në gjendje të mirë, ka funksionuar i gjithë sistemi në gjendje të rregullt, në bazë të planit që është paraparë dhe ka furnizuar me ujë fshatin pothuajse në tërësi.

Por, tani ujësjellës gjendet në probleme të shumta ,që pjesa dërmuese e fshatit, nuk kanë mundësi të shfrytëzojnë këtë ujë. Faktori kryesor që dëmtoi ujësjellësin e fshatit Llojanë është faktori njeri i cili në mënyra të ndryshme dëmtoi ujësjellësin të cilat do ti përmendim më poshtë.

– Është i dëmtuar gypi kryesor i cili e sjell ujin nga burimet e malit deri tek baseni (rezervuari) nga disa individ të cilët në mënyra tinëzare, pa përgjegjësi morale dhe ligjore, të cilët i ngjisin gypat e tyre në gypin kryesor që e sjell ujin nga burimi i malit që në të shumtën e rasteve uji harxhohet ende pa arritur ne rezervuarin kryesorë (basen). Këta individ bëjnë keqpërdorimin e ujit duke e harxhuar pa masë,
– Objekti i rezervuarit (basenit) është i dëmtuar,
– Ventilët kryesorë janë të dëmtuar dhe uji rrjedhë në të gjitha anët,
– Rrjeti i gypave që furnizon lagjet e fshatit, është i dëmtuar pothuajse 60%.

Nga e gjitha kjo laramani që përmendëm më lart një grup i vogël me katër a pesë persona, të cilët nuk dëshiruan t’u përmenden emrat e tyre, mundohen që me mund e me shpirt të mirëmbajnë ujësjellësin duke mos kursyer asgjë. Në të shumtën e rasteve rregulluan ujësjellësin në disa forma, rregullimin e gypave atje në mal te burimi kryesor, pastrimi dhe dezinfektimi i rezervuarit, rregullimin e disa gypave te thyer dhe te dëmtuar. Tani flitet se kanë marrë iniciativë e cila kërkon punë dhe mjete financiare, por me përkrahjen e disa banoreve të tjerë besohet se do të rregullohet ventili kryesor, rregullimin e kapakëve dhe derën e ventilit kryesor të rezervuarit dhe disa pjesë te gypit kryesor nga e cila keqpërdoret uji, me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie shtazarake.

Autori: Shqipdon Rexhepi
më 25.03.2014

Lini një Përgjigje