Trashja e derrit me kashtë!

12Shk - 0 - Kategoria: Opinione
Shkruan: Iljasa SALIHU

Teksa njëri na shihte seç ngazëlleheshim pa karar, me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ashtu me një qetësi të habitshme dhe gjakftohte, na tha që mos të gëzohemi gjithaq, sepse bëhet fjalë për një çlirim të cunguar, aq më keq, me një qëllim që do të përplaset fërfëllueshëm me vullnetin e shumicës së qytetarëve të Kosovës. Ai i njihte mirë gjërat, shihte me një palë syze të shrenjta, kishte kaluar nëpër sprova të ndryshme dhe kishte mbërritur me çilëtërsi ta nuhaste erën e gëzimit të përzier me një erë të neveritshme. Atij nuk mund t’i thoje as tuc dhe as trim, madje lumturohej shumë kur dikush prej këtyre emrave ia kishte formuar një togfjalësh të përshtatshëm për karakterin dhe mburojën e tij. Ai tashmë njihet me emrin Tuctrim, apo kështu e njohin vetëm disa shokë të tij. Fliste e shkruante shumë, madje ndërmjet rreshtave paralajmëronte gjëra ogurzeza, njëmendësia e të cilave dëshmohej vetëm pasi dëgjonim se edhe në vendet ku të gjithë i përkisnin besimit islam, mugullonte nevoja e menjëhershme për ndërtimin e një kishe protestante.

Në këtë Kosovë që sa herë të na kujtohet çasti i shpalljes së pavarësisë, obligohemi në frenimin e atij ngazëllimi të harlisur, edhe flamuri shqiptar u bekua në një kishë, madje edhe prania e atyre që ishim mësuar t’i shihnim me gëzof kombëtar na zhgënjeu goxha. Në këtë Kosovë të lëruar prej atyre që s’marrin vesh në bujqësi dhe në plugun e vërë mbrapa traktorit, dëgjuam sokëllima të çakërdisura prej të zgjedhurve të popullit, që me një lehtësi të pashpjegueshme fyenin hoxhallarët shqiptar, vetëm pse ndonjëri prej tyre e fliste pa iu trembur qerpiku i syrit të vërtetën. Në këtë laborator shtet pamë seç quhet i sëmur ai që i thotë homoseksualëve e të pamoralshmëve të sëmur dhe për të mirën e atyre, në vend të përdhosjes i këshillonte të ngarendin për gjetjen e barnave shërues. Madje pamë edhe zhvendosjen e vijës profesionale të avokatit të popullit, duke krijuar kështu një strumbullar me fije të ndërlikuar. Tani me të drejtë pyesim rreth dyzimit, nëse ky është avokat i popullit apo i homoseksualëve, ngase edhe logjikisht nuk mund të jesh mbrojtës i të mirës dhe njëkohësisht edhe i të keqës. Përfaqësuesit e besimeve tjera këtë dramë e shikuan në cilësinë e publikut që dinte të zgërdhihej për gjëra që në të vërtetë duhet qarë. Mezi u dha leja për ndërtimin e një Xhamie në një skaj të Prishtinës dhe menjëherë pas kësaj leje shpura islamofobe iu sul veprimtarisë së tyre të njohur, duke shpërndarë në shoqëri kritika tejet qëllimkëqija.

Në Kosovën e pavarur dhe 96 përqind muslimane, përjashtohen nxënëset me mbulesë islame, nuk pranohet futja e mësim besimit nëpër shkolla, ndërtohet katedralja e madhe në mes të Prishtinës, para kësaj ndërtohet kisha e madhe ortodokse brenda kangjellave të Univeristetit të Prishtinës, fuqizohet ligji i vitit 1993 dhe ai i vitit 1997 i marrjes së pronave shoqërore edhe me dhunë, kohë kjo

kur gjithçka bëhej në mënyrë të dhunshme, për t’ju rikthyer kështu trualli shoqëror i ndërmarrjes bletare “Apiko” dhe i ndërmarrjes hoteliere “Iliria” në Deçan, Manastirit të Deçanit, njëkohesisht mbahet me krenari nëpër zyret shtetërore fotografia e “Nënë” Terezës dhe e Papa Gjon Palit dhe vihet në fronin e kryetarit të shtetit një kryetare zarfi dhe me një oreks shumë të gjallë kundërislam!

Vallë ende nuk iu është mbushur mendja se çlirimi i dytë i Kosovës ndërlidhet me përpjekjet e heqjes qafe të fesë islame ndër shqiptarët dhe trashjen e derrit prej gjitha anëve zyrtar të grazhdit shtetëror?

Këtë maskarallëk, me emrin e Zotit Fuqiplot asnjëherë nuk mund ta mbërrijnë këta horra, sepse nëse këta paskan një kurth kundrejt shumicës muslimane dhe shqiptare, atëherë i Gjithdijshmi është i njoftuar hollësisht me planet dashakqe të këtyre zvarranikëve dhe për Atë është shumë e lehtë t’ia përplasë për fytyrën e tyre të shumëfytyrëshe atë kurth!

Lini një Përgjigje