Toponimet

ARAT-rrafshinë në bjeshkë me kullosë, ku gjatë verës lopari i kullotë bagëtitë.
ARA SHEVËS-arë që gjendet në mal.
AVDI GROB-kompleks arash, ku gjendet varri i Avdiut.
BELLAVOD-burim i pasur me ujë, është emërtuar sllavisht që d.m.th. uji i bardhë.
BETHA SHTREMT-vend në mal ku gjendet një kthesë, në formë të lakut.
ÇESHMA SHAQIRIT-burim që e kishte hapur Shaqiri, gjendet në shpat të Lumit Thatë.
ÇESHMA E AMETALEJVE-burim që e ka hapur Ahmeti.
ÇESHMA TRLLAVE-burim që gjendet në bjeshkë.
ÇESHMA KUPINAVE-sipas shkurreve që rriten përreth burimit.
ÇESHMA GAT-burim që ka rrjedhje të gjatë.
ÇESHMA SHAHËS-sipas apelativit Shahë ( Shehide ).
ÇESHMA BEQËS-burim që e ka hapur Beqiri, gjendet te vendi i quajtur Betha Shtemt.
ÇESHMA HAXHI ESATIT – burim që gjendet te Gura Gat.
ÇESHMA BACIT ADEM-Sipas Ademit i cili ka migruar në Turqi.
DRAGIDOLLI-kodër që gjendet në pjesën veriore të fshatit, nga fjalët sllave drag – i dashur dhe doll-luginë.
DUSHKI KEÇ -mal i pasur me ferra, driza, shkurre etj.
DUSHKI TRASH – mal i shpeshtë me gjethe të trasha.
GURI SHPELLVE – kodër me sipërfaqe të madhe, që ka vrima të thella në formë të shpellës.
GURI KRIST-shkëmb me plasa ose të çara në të.
GURI VOGEL-vend në mal ku gjendet ky gur.
GURI VERRISHTES-gur i rrethuar me dru verri.
GURT E ZI- janë emërtuar sipas ngjyrës që kanë gurët.
GURRA GAT – është emërtuar sipas gjatësisë që kishte burimi.
KODRA VOGEL-kodër që gjendet në kufi me fshatin Vaksincë.
KODRA GAT-sipas gjatësisë që ka kodra.
KODRA SHAVARIT-sipas bimës që është rritur në atë vend.
KODRA REPT-kodër e zhveshur nga drunjët.
KOJRIA PLAK-vend në mal me dru të vjetër.
KULISHTA-kodër ku gjendet një pendë e vogël, prej këtu fshatarët e sjellin ujin nëpër shtëpitë e tyre.
LIVADHET E MDHAJA -livadhe me një sipërfaqe të madhe.
LIVADHET E VRELLËS-janë ara dhe livadhe, gjenden afër burimit.
LIVADHET E GROPËS-livadhe që gjenden në sipërfaqe të ulët të tokës.
LEDINA- lëndinë, vend kullosash.
LESNIKU-mal, mullar me degë e gjethe lisi e me dushk të thatë.
LUMI THAT-mal dhe përrua që më parë ka patur rrjedhje uji.
LUGI PLEPAVE – vend i ulët mes dy brigjeve, i pasur me dru plepash.
LUXHT E BARIT GAT -vend në mal me kullosa, ku rritet bari me fije të gjata
MASGURI-lokalitet i pasur me gurë.
MULLINI SHAQIRIT-mulli i familjes Shaqiri.
MULLINI ALIES -sipas pronarit të mulliri.
MULLINI BRAHIMIT-muli që gjendej në trollin e (I)Brahimit.
PADINA-kodër me shkurre
POROVISHTE-kompleks arash.
PYLLA-sipërfaqe e madhe me drunj të shpeshtë e me shkurre, që ruan femëroren me a.
PUSI I ALI BEQIRIT-burim që ka marrë emrin e personit, që e kishte hapur bunarin. Në këtë rajon ka përdorim edhe leksema pus-që tregon vendin e ujit të shiut të mbledhur apo ndonjë buçill, gjirna uji.
RESULKA-livadhe dhe shelgje, emërtuar sipas antroponimit shqiptar Resul.
REKA THATË-janë ara, që më herët përreth kalonte lumi i cili tani është shterrur.
RRASHI ALIS-vend i rrafshët në mal, pronë e Aliut.
RRASHI MADH-sipërfaqe e gjërë, e pasur me kullosa.
RRASHI TRLLAVE-vend ku i mbanin bagëtitë gjatë verës.
RROTLLAKI-kodër në formë rrumbullake. Të dhënat tregojnë se edhe tani gjenden gypa, tulla të ndryshme që nënkupton se ka qenë vendbanim i hershëm.
RREZA STANEVE-shpat malor ku mbaheshin bagëtitë.
STANDURAKI -vend në mal ku Duraku mbante kopenë e deleve.
SHPATI VNESHVE –vend i pjerrët malor që ka patur vreshta.
SHPATI REKËS THAT-vend malor përreth lumit të thatë, i mbushur me dru e shkurre.
SHKOZA UKIT-mal i pasur me dru shkoze.
TE TRE KROJT-vend ku gjenden tre burime me rrjedhje uji.
TE MADENI-vend në bjeshkë ku gjendet miniera, e cila ka punuar një kohë të gjatë, tani është demuluar.
TOPTELI-mal me dru dhe shkurre.
VNESHTI-ara që kanë qenë vreshta.
VORRI HALILIT-vend në mal ku gjendet ky varr e që nuk dihet se kush ishte Halili.
VORRI PLAKËS – mendohej se vie emri nga varrimi i nje plake ne atë vend, por sipas ngjarjes së vitit 1993 kur nga njerëz të pa njohur jan nxjerrur tri vorba Ari kuptohet se ka qenë vetëm emër identifikimi për pasuri të fshehur në kohën e osmanlinjëve. Vendi edhe sot e kësaj dite quhet VORRI I PLAKËS
VEDHISHTE-mal i pasur me ferra.
TE GURI XHARPIJVE-vend shkëmbor që gjatë verës ka shumë gjarpërinj.
VRELLA – vend i pasur me burime ujit
PADINA-nje kodrine mbi fshat