Ti tokёn, unё kurorёn

9Tet - 0 - Kategoria: Opinione

Nuk tё kam takuar asnjёherё
Jo se nuk desha tё njohtoj
Por nuk munda tё takoj
Tani po mendoj,
Njё gjё dua ta definoj
Ajo gjё nuk ёshtё e madhe
Pёr dikush atё e bёri tё vogёl
Galaktikёn e trajtёsuan nё atomth
Duke u kredhur nё ruajtjeje tё tё huajit
Harruan se gjёja e quajtur jetё
Vlen mё shumё se koalicioni
Harruan se sikur tё mos ishte:
Ideali, trimёria, guximi dhe koburja e tij
As ju nuk do tё ishit bagazhmbajtes.
Tani pasi kaluat votimin, kёndelluni
Sё paku nё “mos” ndarje tё dhimbjes
Dёshmoni se ai nuk u vra,
Mbase, ai vdiq qё ne tё jetojmё tё vdekur.
Ti moj Tokё!
Haruni, Teli tani edhe Ibrahimi
Nuk tё kishin ngopur?
O Zot shtoja familjes durimin,
Frenoja dёshpёrimin
Atyre qё harruan krijesat e pёrvuajtura
Dёnimin apo atё qё e meritojnё, Ti e di mё sё miri
Nё Xhenet dergoje Ibrahimin.

Qerim Isufi, 08.10.2012

Lini një Përgjigje