Të të falë!!!

15Pri - 0 - Kategoria: Opinione

Fotografi - Qerim IsufiPjesa e dytë ia kishte zënë vendin pjesës së parë të natës, pjesë e cila ishte në pritje të shprehjes mirëseardhje. Aty pranë, uji bënte punën e vet, punë e cila krijonte disa tinguj, tinguj të cilët formonin një melodi, melodi e cila krijohej nga përplasja e ujit në gurë. Sidoqoftë, deveja (nuk)ishte në kërkim të melodisë, por në kërkim të shkakut të saj. Papritmas, flakëroi një fajkua, fajkua e cila ishte e krijuar për gjahë, ajo nuk ishte në kërkim të gjahut, por ishte duke ikur nga gjahtari. Kohë më parë një pëllumbë i bardhë, tani i ngjyrosur në të zezë në brendi, fajkuan e kishte gostisë me gjahë të vetin. Shkronjat të cilat i radhiste fajkua, pëllumbi nuk i kuptonte dot. Ajo që i bënte të kuptohen ishte gjahu. Por fatëmirësia e tyre nuk i kishte lejuar të ngopen nga gjahu, ngase që të dytë ishin në një fushë, fushë e cila ishte stërmbushur me krijesa te bukura e te forta, të gjitha memece. Pasi ishte lavruar e mbjellur fusha, fajkua bashkë me pëllumbin donin t’ia thonin këngës, por nga uria e tyre jo, por nga uria e atyre të cilët ia kishin treguar udhën, si dhe nga titulli i fushës, titull i cili ndonjëherë ishte nëntitull, paksa vizatonte hendekun e Uhudit.
Pranvera ishte në fillim të fundit, ata të cilët ia kishin shtruar udhën me gjethe pëllumbit dhe fajkuas, sikur donin t`ia djegin gjethet. Të mjerët nuk dinin se gjethet mund të zhduken duke iu falënderuar hipokondrisë ndaj tyre. Pëllumbi lajmëtar i kishte lajmëruar se çka kishte ndodhur me Pranverën, nga uria e Pranverës ujku me këmbë në Lindje e me kokë në Perëndim, e kishte hulumtuar shpejtësine e ujit të zi në gyp.Më pas ia kishte lënë një gjethë me shkronja të renditura nga Napoleon Bonaparte: “A leader is a dealer in hope” Udhëheqësi është tregtar në shpresë. Paksa u dridhën pëllumbi e fajkua jo nga turpi, por nga frika e veprave që i bënin. Koha e kaloi edhe Verën, ndaj në prag ishte Vjeshta, vjeshtë e cila ia dha fjalën Dimrit të 22 Dhjetorit të ftohtë ku ishte vrarë Vasile Milea. I ndjeri ishte vezir, por nuk ishte në ujdi me atë të cilin e kishte bërë aq të madh. Por, tani ata të cilët ia mbronin udhën ishin tërbuar dhe vëndosën të përsërisin fjalën e urtë të Durante degli Aligherit “The darkest places in hell are reserved for those who maintain their neutrality in times of moral crisis” Vendet me të errëta janë të rezervuara për ata të cilët mbajnë neutralitet në kohën e krizës morale. Kështu që 72 orë pas kësaj teorie të shumëpërsëritur, ishte organizuar Fronti për Shpëtim Kombëtar. Front i cili tha “mjaft më” e kishte detyruar enëdashësin e artë të shprehej “…..in the past few days treason has replaced patriotism…..” në ditët e fundit tradhtia ia ka zënë vendin patriotizmit. (9 minuta para ekezekutimit të tij nga vet ata të cilët e kishin duartrokitur deri më tani) Ky i fundit i kishte ngatërruar termet, ngase për te patriotizëm ishte që ai të hajë me lug të argjendtë, kurse të tjerët mos të kanë të paktën as një lug! /llojani.info

 

Lini një Përgjigje