Studime mbi zhvillimin e gjuhёs sё fёmiut

18Shk - 0 - Kategoria: Opinione

Michael Alexander Kirkwood Halliday

Halliday shmangё metaforёn e “pervehtёsimit”, ku gjuha konsiderohet produkt statik tё cilin fёmiu e pranon, kur ekspozimi i mjaftueshёm ndaj gjuhёs natyrale mundёson “vendosjen e parametrit”. Nga ana tjetёr, pёr Halliday-in ajo qё fёmiu e zhvillon ёshtё “kuptimi potencial”. Tё mёsosh gjuhёn ёshtё ‘tё mёsosh si tё mendosh’ .

Halliday (1975) identifikon shtatё funskione, me tё cilёt gjuha ka tё bёjё me fёmiun nё ditёt e hershme tё tij. Sa i pёrket mendimit tё tij, fёmijёt janё tё motivuar tё zhvillojnё gjuhёn, nga shkaku se gjuha shёrben pёr qёllime tё caktuara apo pёr funksionime tё tyre. Funksionet e para i ndihmojnё fёmiut pёr tё kёnaqur nevojat:: sociale, fizike si dhe atё emocionale. Ato janё siç vijojnё:

Instrumentale: Kur fёmiu pёrdor gjuhёn pёr tё shprehur nevojё: (sh.: dua ujё),

Rregullatore: Kёtu ka tё bёjё me atё qё fёmiu dёshiron ti drejtohet tё tjerёve se çfarё duhet tё bёjnё (sh.: shko ),

Interakcionale: Kёtu gjuha pёrdoret pёr tё krijuar kontakte me tё tjerёt dhe pёr tё formuar lidhje familjare (sh.: …. dua ty, nёnё )

Personale: Kjo ёshtё pёrdorimi i gjuhёs pёr tё shprehur ndjesё, mendime dhe identitet personal (sh.: mё fal)

Funksionet nё vijim janё deduktive, imagjinuese dhe pёrfaqёsuese, tё cilёt i ndihmojnё fёmiut pёr tё arritur deri te termet tё cilёt e rrethojnё atё:

Deduktive: Ky funksion pёrdoret kur fёmiu tenton tё fitojё njohuri rreth mjedisit (sh.: çfarё bёn traktori?)

Imagjinare: Nё kёtё rast gjuha pёrdoret pёr tё treguar tregime dhe shaka, si dhe pёr tё krijuar mjedis fiktiv

Pёrfaqёsuese: Nё kёtё hapёsirё gjuha pёrdoret pёr tё pёrfaqёsuar fakte dhe informata.

Nё bazё tё Hallyday-t, fёmiu bёn lёvizjen e tij kah gjuha amtare, ashtu qё kёto funksione i hapin shtegun pёr wutransfer.com gjeneralizimin e gjuhёs.

Vepra e Halliday-it paraqet njё pikёpamje konkurruese ndaj qasjes sё Noam Chomsky-t. Halliday ёshtё i interesuar nё “ ndodhjen natyrale tё gjuhёs nё kontekstin aktual tё pёrdorimit”

nё linjё tipologjike tё gjuhёve, duke patur para sysh qё Chomsky interesohet vetёm me karakteristikёn formale tё gjuhёve siç ёshtё gjuha angleze. Kёshtu qё ai mendon se janё indikative nga natyra, pёr kёtё ai e quan Gramatika Univerzale. Pёrderisa hulumtimi i Çomsky-t mund tё konsiderohet pёrpjekje esenciale idealiste.

Orientimi I Halliday-t ndaj studimit tё gjuhёs natyrale ёshtё ktahasuar me metodёn e Darwinit.

( e pёrktheu Qerim Isufi) /llojani.info

Lini një Përgjigje