Shkolla e futbollit “Fortuna”

9Nën - 0 - Kategoria: Opinione

11998283_1005926616105929_280743204_nIshte njëra ndër shkollat e para të futbollit në komunë dhe më gjërë. Qëllimi i saj ishte ngritja dhe edukimi i brezit të ri në frymën e sportit, e në veçanti edukimi dhe zbulimi i talentëve te rinjë të futbollit.
Në nismën e saj, ajo në vete perfshiu grupmoshat e fëmijëve shkollor edhe atë të moshave të lindura mbrenda vitit kalendarik 1981, 82, 83, 84 dhe 85.
Anëtarët e saj ishin fëmijë të f.Llojan dhe Vaksincë që njëherit ishin nxënës të rregullt të SH.F “Rilindja” Llojan.
Kjo shkollë futbolli garonte në nivel republikan, pasi se shkolla futbolli në këtë periodë nuk ishin në numër të madh. Mbështetjen financiare asaj i ka dhënë komuna e Likovës e cila asnjëher nuk është kursyer për ta ndihmuar atë. Shumat kryesisht destinoheshin për sigurimin e transporit, sepse ndeshjet zhvilloheshin thuajse në të gjithë qytetet e Maqedonisë, si Shkup, Shtip, Strumicë etj. Për një kohë të shkurtër filloi kultivimi si dhe brumosja e shumë futbollistëve të rinj, të cilët ishin entuziast dhe kishin vullnet të madh për lojën e futbollit rezultat i të cilëve ishin edhe sukseset e shumta.
Por me kalimin e viteve, filloi edhe rënia e përkrahjes financiare, e cila njëherit direkt e vështirësoi egzistencën e saj.
Duhet cekur se nga ky klub u formuan futbollist dhe sportist cilësor të cilat mbrojtën ngjyra të klubeve të ndryshme në vend dhe jashtë tij.
Viteve të fundit përsëri është riaktivizuar ky klub nga mësuesët Shefki Selmani dhe Driton Limani , me qëllim të vazhdimit të traditës që kishte krijuar. Mënyra e jetesës dukshëm tani ka ndryshuar. Koha e lirë është rritur në maksimum, e që shfrytëzimi i saj aspak racionalisht nuk shrytëzohet. Të shumtën , fëmijët atë e kalojnë pranë komjuterit apo Tv-së, rënia e mësimit është e dukshme ndërsa jeta sportive thuajse është fashitur në mjedisin tonë.
Qëllimi i riaktivizimit të këtij klubi në rradhë të parë është shëndeti trupor dhe mendor i fëmijëve, të cilët dukshëm po rrezikohen nga teknologjia bashkëkohore. Duam dicka madhore të arrijmë, por nuk kem përkrahjen e duhur nga shteti dhe mjedisi prej nga vijnë fëmijët. Me këtë alarmojmë dhe apelojmë prindërit e femijëve , mjedisit, entuziast sportiv, donator e biznismen të ndryshëm në vend dhe diasporë që të na ofrojnë një përkrahje më të madhe morale dhe kultivimin e këtyre talentëve të cilët janë të shumtë në mjedisin tonë.
Nga staffi drejtues i ekipit, kemi besim të oatundur të bashkëvendasit tanë këtu dhe në vende të jashtme, që nuk do të hezitojnë, por në mundësitë e tyre do të na përkrahin , pasi se kemi të bëjmë me brezin e ri i cili ka nevojë për përkrahje nga ne më të rriturit, të bindur se në një të ardhme të afërt do të shofim në vepër frytet e këtyre sakrificave që jemi duke bërë.

Ndihma juaj do të ndryshoj gjendjen e ekipit tonë
kontakt: Shefki Selmani  +38972661001

contact@llojani.info

Me respekt Staffi Llojani.info dhe Staffi drejtues i ekipit FORTUNA

Lini një Përgjigje