Shkenca e Konstruktimit

26Jan - 0 - Kategoria: Opinione
Shkroi: Suad DAIPI

Burimet e diturisë për shkencën e konstruktimit

Të gjithë mbledhësit e fakteve të cilët nuk kanë synim për të shkuar përtej atyre fakteve janë njerëz të një tregimi (jo studiues). Njerëzit e dy tregimeve (që analizojnë) janë njerëz që krahasojnë, logjikojnë, përgjithësojnë dhe atë duke përdorur si punën e njerëzve që i kanë mbledhur faktet e poashtu edhe rezultatet e punës vetjake.

Njerëzit e tri tregimeve (studiuesit) idealizojnë, imagjinojnë, parashikojnë ku ndriçimi i mendjes (idetë) vijnë prej së larti.

Shkenca e Konstruktimit ka shumë lidhshmëri me degët tjera shkencore, i pranon dhe i adapton shume njohuri prej disiplinave tjera.

Pikëpamja(rruga) deri të zgjidhja e problemeve të konstruktimit nuk janë të izoluara nga metodat që përdoren në fushat tjera shkencore.

Shkenca e konstruktimit nuk është shkencë e cila është autonome në zhvillimin e saj, ajo i influencon shkencat tjera si dhe influencohet prej tyre.

Ne do ti zgjedhim disa njohuri dhe do të tregojmë ndikimin e tyre.

Filozofi

Si pjesë e filozofisë, shkenca e njohurisë dhe neuristika posaçërisht kanë pasuruar shkencën e konstruktimit. P.sh. si filozof . J..Muller e ka përdor njohurinë e këtyre fushave (Krahaso”heuristikën sistematike” .

Filozofia etike (e moralit) gjithashtu ka shërbyer si burim i krijimit të kodeve inxhinierike të etikës.

Psikologu , Sociologu

Deri në ditët e sotme njerëzimi faktikisht gjithmonë e ka bërë zgjedhjen e detyrave të konstruktimit me ndihmën e mjeteve punuese të cilat kishin natyre të pastër mekanike dhe të cilat nuk kanë ndonjë veti të saktësisë.

Prandaj nuk është për tu çuditur që mendimet që kanë rrjedhur nga psikologjia e mendimit janë përdorur si bazë për zhvillimin e edukimit për konstruktim posaçërisht në fushën e metodave të zgjidhjes së problemeve. Për punën në grup, njohuritë që jepen nga hulumtimet e grupit të punës dhe të dinamikës së grupit janë të përdorshme.

Psikologjia e mendimit njeh disa lloje të dijeve ( krahaso [324]) dhe atë si:

Dija deklarative -në lidhje me informatat faktike, duke ditur çka;

Dija procedurale-në lidhje me mënyrën se si të përdoret dija deklarative, duke ditur si;

Dija për situata-në lidhje me kuptimin se ku dhe kur duhet të kemi qasje (hyrje) në dijen procedurale dhe deklarative;

Dija strategjike-procese të dijes të cilat janë të planifikuara dhe përdoren për të shfrytëzuar dijen;

Dija që nënkuptohet-dije që ekziston (në një forme që mund të ri thiret ) në koke.

Dija deklarative ka te bëj më së shumtime figurat apo vizatimet.

Dija procedurale dhe e situatave mund të kombinohen si dije taktike.

Limitët e kapacitetit njerëzor për procedimin mental të informatave duhet të shqyrtohet për punën e dizajnit inxhinierik. Kjo tregon se informata është “copëtuar ” nga njerëzit dhe se maksimumi prej nëntë copëve në memorien afatshkurtër mund të procedohet në çdo kohe.

Një fushe e rëndësishme parciale është psikologjia edukative (psikologjia e mësimit). Mirëpo ata rralle iu kanë referuar direkt dizajnit. Për brenda Shkencës se Dizajnit janë mësuesit e dizajnit ata qe merren me qasjet e psikologjise edukative.

Fusha tjera interesantë për dijen e dizajnit janë hulumtimet e psikologjise se motivimit dhe ndërlidhjeve njerëzore (puna ekipore, ndërtimi i ekipit) të cilat mund të japin dije relevantë për menaxherët e dizajnit si dhe për edukimit për dizajn. Ato poashtu përpiqen të shpjegojnë rezistencën pjesërisht të justifikueshme të dizajnerave në punën (praktiken) e inxhinierisë të cilët janë kundër pranimit të metodave të strukturuara dhe sistematike.

Shkenca e punës

Dija e studimit të “teknologjisë së punës” personale apo të “teknologjisë së punës mentale” formojnë një burim të rëndësishëm për furnizimin e hulumtuesve dhe shkencëtareve të dizajnit. Principet e ndryshme punuese të përgjithshme siç janë ato metodike apo principet e miratimit dhe verifikimit mund që komplet të përvetësohen nga dizajni.

Matematika

G.Polya me vlerësimin e tij ka sjellë impulse të rëndësishëm për shkencëtaret dhe studiuesit e Shkencës së Dizajnit. Kërkimi i ligjeve të përgjithshme në shkencën e inxhinierisë por edhe në fushën e dizajnit inxhinierik gjithmonë ka konsideruar matematiken si mjetin e vet më të rëndësishëm. Kërkesat në ngritje për vendimet dhe paraqitjen gjithmonë kanë shpjer drejt shfrytëzimin më intensiv të metodave matematikore të “vjetra” dhe zhvillimin e atyre të reja. Le të emërojmë këtu logjiken matematikore , teorinë e grupit, kombinatorikën, statistikën, teorinë e grafikeve, analizat e grumbullit, metodat e matricës, metodat përsëritëse të përafërta si dhe shume të tjera.. Kohëve të fundit brenda matematikës janë futur regjion tjera siç janë teoria e saktësisë, optimalizimit, hulumtimet e operacioneve , zhvillimet e algoritmeve të kompjuterëve, inteligjenca artificiale si dhe të tjerat të cilat poashtu kanë gjetur përdorim në Shkencën e Dizajnit.

Kibernetika

Fjala Kibernetikë rrjedh nga fjala greke “Kibernete” që do të thotë timonier i anijes duke u nisur nga një analogji midis “timonierit” dhe “qeverisësit” apo “drejtuesit” pra siq shihet nga emri Kibernetika është shkenca mbi qeverisjen udhëheqjen dhe rregullimin.

Kibernetika është degë shkencore e cila merret me krijimin e diagrameve për sistemet e automatizuara.

Kjo fushe është futur në përdorim prej Norbert Wienër’s në veprën “Përdorimi human i Njerëzve. Duke vazhduar në ketë drejtim “mendimi kibernetikë”(posaçërisht mendimi sistematik) dhe dija prej fushave tjera (p.sh prej teorisë të përgjithshme të sistemit të G.J.Lir, 1969) kanë sjellë impuls për shume fusha të Shkencës së Dizajnit ku përveç tjerave poashtu në fushën e modelimit (p.sh. G.J Klir. Modelimi kibernetika, 1965). Me anë të sistemeve informative dhe procedimit të të dhënave mund të përmbushen edhe nevoja të natyrës tjetër (duke bere lidhje me matematiken).

“Pedagogjia kibernetike” ka rëndësi edhe sa i përket edukimit për dizajn. Kibernetika poashtu mund të lidhet me disiplina tjera të përdorura siç janë p.sh “sistemet inxhinierike”(ku nder të tjerë hyn A.D. Hall, 1962, S.M. Shiners,1967). Në lidhje me ndikimin e teknologjisë dhe shoqërisë, G.Ropohl (1967) ka zhvilluar teorinë e sistemeve socio-teknike e cila përkon pjesërisht me sociologjinë.

 

Shkenca e informimit (informatika)

Dega e re e Shkencës së Dizajnit ballafaqon hulumtuesit dhe studiuesit e dizajnit me pyetje të reja,posaçërisht kur ata tentojnë të zgjerojnë logjiken e kompjuterëve. Nga përvoja që fitohet me përdorimin e kompjuterëve fitojnë jo vetëm studiuesit por edhe dizajnerët që punojnë në nivelin praktik. Ide të reja si “Inteligjenca artificiale”(IA) dhe “ekspert sistemi”(sistemi i bazuar në dije) vetëm se kanë filluar të përdoren. Disa zhvillime janë duke u përdorur për qëllime komerciale (siç janë modelimi solid, modelimi parametrik, ngjitja e të dhënave të prodhimit modeleve kompjuterike, baza të të dhënave të zakonshme për dizajn dhe prodhimtari ku hynë edhe menaxhimi etj) apo janë në zhvillim e sipër me qellim të përdorimit të tyre si pjese për procedura për dizajn, siç janë algoritmet gjenetike, teorinë e saktësisë e kështu me radhë.

 

Menaxhimi

Në zhvillimin e këtij procesi i dizajnit duhet të organizohet dhe drejtohet mire. Metodat e menaxhimit mund të kontribuojnë dukshëm në fitimin e zgjidhjeve të drejta. Pyetjet e menaxhimit ishin diskutuar nga D.J.Leech në librin Menaxhimi i dizajnit inxhinierik të vitit 1972. Menaxhimi shpesh here është diskutuar në ICED- konferencat,posaçërisht në lidhje me menaxhimin e dizajnit inxhinierik dhe aftësitë drejtuese. Diskutimi përfshinte menaxhimin dhe zhvillimin e prodhimeve (ku dizajni është një emër) si dhe menaxhimin e proceseve të dizajnit dhe informatave të tyre (ku dizajni tash ka rolin e mbiemrit). Metodat SHFK (Shpërndarja e funksionit të kualitetit), MTK ( Menaxhimi total i kualitetit), inxhinierimi simultan apo konkurrues, strategjia e zhvillimit të prodhimit si dhe të tjera gjithashtu numërohen në mes të rajoneve kufitare të cilat gjenden në mes të menaxhmentit dhe dizajnit.

Disa rajone pjesërisht përputhen ndërmjet psikologjise dhe menaxhimit. Puna ekipore dhe ndërtimi i ekipit janë fusha të rëndësishme të teknikave të tashme të menaxhimit dhe filozofisë dhe të cilat përfshijnë edhe psikologjinë edhe sociologjinë. Në ketë çështje hyjnë kontrolla e konfliktit, fitimi i njohjes reciproke dhe përkrahjes, ndërlidhjet dhe idetë stimulative (p.sh me anë të asocimit të lirë)dhe kështu me radhë. Ndikimi i personaliteteve individuale (p.sh Treguesi i llojit) si dhe stilet e mësimit poashtu mund të ndikojnë në punën e ekipit. Poashtu duhet të njihet edhe rreziku i pranimit të një ideje “budallaqe” pasi askush në grup nuk deshiron që të krijoj konflikt

 

Robotika Konstruktive

Sistemet për Përkrahjen e Vendimeve-që janë në të shumtën e rasteve të bazuara në kompjuterë e të cilat ndihmojnë në vlerësimin dhe regjistrimin e vendimeve.

Kinematika Dizajnuese dhe Animacioni-që lejojnë një ndryshim që varet nga koha të të dhënave qe dalin nga kompjuteri për të mundësuar paraqitjen vizuale të lëvizjeve të një mekanizmi.

Mjetet e Komunikimit elektronike Për Dizajn- qe mundësojnë paraqitjen me anë të kompjuterëve dhe ekraneve të tyre në mënyre të njëjtë sikur që behet me letër apo mjete të tjera komunikimi.

Simulimet e Ambientit- apo modelimi i një ambienti (rrethi) për të zbuluar sjelljen e tij.

Sistemet Gjeneruese;

Sistemet informative gjeografike-gjenerimi apo transmetimi i informatave të natyrës gjeografike siç është p.sh këshillimi i ngasësve të automjeteve për drejtimet e rrugëve, apo prodhimi i paraqitjeve vizuale të cilat janë të lidhura me hulumtimet në det.

Ndërlidhja njeri-kompjuter- problemet ergo ekonomike, procedurale (kuptimi dhe mësimi) dhe ato psikologjike paraqitën në mënyre të përshtatshme në ekranin e kompjuterit që mundëson lejimin dhe zhvillimin e punës njerëzore me anë të kompjuterit si p.sh. vlerat dhe mangësitë e punës me ekran me anë të klikimit në krahasim me punën me tastaturës

Sistemet furnizuese informative për dizajn- ku hyjnë jo vetëm ruajtja dhe deponimi i informatave por edhe interpretimi dhe prezantimi i tyre në format të përshtatshëm për dizajn.

Mjetet për Dizajn të bazuara në Dije dhe IA- fitimi i dijes, posaçërisht asaj qe bazohet në njeri dhe përvojave jo të strukturuara si dhe të dhënave tjera.

Mendimi (rezonimi) i bazuar në model-

Modelimi dhe Simulimi-p.sh ekosistemet e marinës apo të strukturave artificiale të gjalla.

Multi media- deponimi i të dhënave në forme verbale, grafike apo orale për paraqitje apo shikim (ku hyn edhe animacioni) me anë të kompjuterit si dhe lejimi i qasjes në to nga përdoruesit.

Rrjetat neutrale-“mësimi” me anë të kompjuterit me anë të nxjerrjes se ligjeve të përbashkëta nga rastet e analizuara, praktikisht pa abstrahim apo definim të çfarëdo rregulle për të cilat ekziston mundësia që të zbulohen.

 

Integrimi i Orientuar drejt objektit ndërmjet bazave të të dhënave;

Optimalizimi, posaçërisht i teknikave matematikore dhe kompjuterike.

Përparësitë dhe prototipat;

Parashikimi dhe vlerësimi

Bërja e prototipit në mënyre të shpejtë- prodhimi me anë të kompjuterëve të një objekti solid me anë të depozitimit dhe forcimit të një materiali (zakonisht plastikes) shtrese pas shtrese.

Logjika e bazuar në rregulla (ligje) siç është rasti “nëse—atëherë)

Skena dhe modelimi i prodhimit.

Simulimi-hetimi kompjuteristikë të sjelljes së një sistemi siç janë dinamika e fluideve, rrjedhja e materialit plastik, bartja e nxehtësisë.

Planifikimi hapësinor dhe menaxhmentit ndihmës – i bazuar në kompjuter

Përcjellja-p.sh për marinën apo të një hapësire të jashtëm , monitorimi, hetimi prej së largu.

Realiteti virtual—animacionet bashkohore duket se krijojnë një “realitet virtual”, ku një person mund vizualisht të “ec” nëpër një ambient (p.sh në ndërtesë) i cili ekziston vetëm si një model në kompjuter.

Paraqitja vizuale e të dhënave-p.sh për vëzhgimin e të dhënave nga marina (deti), shpërndarja e presionit etj. /llojani.info/

Lini një Përgjigje