Shfrytezimi i potencialit ekonomik te diaspores Shqiptare ne Turqi

14Mar - 0 - Kategoria: Opinione
Shkroi: Izeir Iljazi

Diaspora Shqiptare ne Turqi sipas te gjitha te dhenave perben pjesen me te madhe te popullsise shqiptare ne bote, te zhvendosur nga trojet e veta e te vendosur ne territore te cilat etnikisht nuk i perkasin asaj. Prej shume kujt shifra prej afro pese milionesh merret si e mireqene, ndonese nuk ekziston ndonje evidence e plote per kete.

Ne kohen e Perandorise Osmane ata ndjeheshin qytetare te saj por pjesa me e madhe e tyre ka vajtur per shkak te represionit dhe dhunes se perjetuar nga shovinistet fqinje . Kjo ka bere qe edhe niveli i emigracionit drejt Turqise te jete nje mates historik i dhunes ndaj shqiptareve ne trojet e tyre ne Ballkan. Bie fjala ne periudhen e Luftes Ruso Turke apo te Luftrave Ballkanike fluksi ka qene shume me i madh, qofte nga Kosova e Maqedonia, per shkak te represionit sllav por edhe nga Jugu i Shqiperise dhe Cameria per shkak te represionit grek. Dukuri te tilla te dyndjeve masive vihen re midis dy Luftrave Boterore.

Njohja e plote e numrit te shqiptareve ne Turqi eshte e  veshtiresuar edhe per shum aresye te ndryshme:

Ata jane shume te shperndare jo vetem neper qytetet e medha si Stambolli, Izmiri,Bursa, Ankaraja, Adapazari por edhe neper fshatra te largeta te Anadollit ne dy anet e gadishullit turk, si ne brigjet e Detit te Zi ashtu edhe ne ate te Egjeut.

Shqiptaret te cilet njihen per pjesmarrjen ne punet e shtetit turk e sidomos per qendrimin e tyre kemalist per shkak se ata e konsiderojne Kemal Ataturkun bashkeatdhetarin e tyre ndjehen shume krenar ne Turqi. i vetmi vend europian ku shqiptari do te paraqitej me krenari si shqiptar eshte Turqia. Ajo cfare eshte per tu shenuar eshte se ndaj refugjateve te rinj nuk ushtrohet asnjelloj diskriminimi nga ato qe hasen ne vende te tjera, mund te gjesh ne Turqi shtatedhjete e shtate milete,

Dhe kjo eshte krejt e vertete.

Gjate kohes se Perandorise Osmane shqiptaret njiheshin si industrialistet me te mire pasi kjo si duket ishte nje pjese e krenarise se shqiptarit.

Nje pjese e madhe e trojeve te Stambollit kane qene prone e shqiptareve. Ato sot jane

kthyer ne blloqe te medha te ndertuara. Sic dihet, Turqia, me reformat e tregut, ka bere hapa te dukshem ne te gjitha fushat. Edhe shqiptaret jane perfshire ne

lojen ekonomise se tregut te lire. Shume prej tyre kane firma, kompani e deri edhe

holldingje. Prandaj aj qe ka mundsi let shkoj e ti vizitoj keta firma e kompani e ndoshta nuk I dihet se edhe ndonje do te mendoj per te investu ne vendin e lindjes apo ne vendin ku e ka rrenjen.

Po keshtu jane thuajse te panumerta firmat e vogla, dyqanet dhe punishtet e shqiptareve. Pjesa e shqiptareve te vjeter jane te vendosur ne zona keto te njohura per

standartin e larte te banoreve te tyre.

Pozita arsimore e shqiptareve ne Turqi, duket te mos kete shkuar krejtesisht

paralel me poziten e tyre ekonomike. Duke qene mjaft praktik ne jete ata u jane dhene

puneve fitim prurese.Por megjithate ka plot shqiptare te cilet jane te perfshire ne pune

administrative.

Shqiptaret e Turqise jane ajo pjese e Diaspores Shqiptare qe lobojne ndoshta po aq mire sa edhe ata ne ShBA. Ata kane lidhje te terthorta ose te drejtperdrejta me drejtuesit e shtetit turk dhe me politikane te larte.

Diaspora shqiptare ne Turqi eshte nje thesar i madh i kultures, tradites, dhe miqesise me Turqine. E gjendur ne nje vend ku kranaria e te qenurit shqiptar eshte e njohur ajo ka krijuar portretin e saj si diaspore e gjalle, aktive, pjesmarrese ne punet e shtetit turk,besnike e idealeve kombetare shqiptare.

Prandaj kisha dashur te apeloj tek te gjithe qe ta shfrytezojn potencialin ekonomik te diaspores shqiptare neTurqi per te investuar ne vendin tone,edhe pse sic e dijm ne se vetem  prej Llojanit kemi shum qe jetojne atje dhe jam shum i bindur se ka te interesuar qe te vijn ne vendin tone per te bere biznesin e vet dhe per te ndermjetsuar qoft me potencial te dijes apo te mjeteve materiale qoft edhe ne aparatura per ristartimin e nje biznesi. /llojani.info

Lini një Përgjigje