Saraçini viziton lokalitetin në Likovë ku duhet të nisë me punë miniera e antimonit, investimi 30 milionë euro

15Pri - 1 - Kategoria: Opinione

saraciniLikovë, 15 prill – Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini vizitoi sot minierën për eksploatimin e lëndës minerale antimon në fshatin Llojan të komunës së Likovës, për të cilën Ministria e Ekonomisë përmes Qeverisë ka shpallur Thirrje publike për ndarjen e koncesionit për eksploatim.

“Miniera në Llojan pritet të fillojë me punë në vitin 2017, me angazhimin e së paku 300 punëtorëve. Investimi për hapjen e kësaj miniere është rreth 30 milionë euro, ku përveç të hyrave të drejtpërdrejta nga koncesioni dhe vendeve të reja të punës, ky investim do të thotë edhe mundësi plotësuese për përfitim për shumë kompani të vogla dhe të mesme nga rajoni Likovës”, informoi ministri Saraçini.

Në pajtim me Ligjin për Lëndë minerale deri tani janë ndarë gjithsej 332 koncesione për eksploatim dhe rreth 100 koncesione për hulumtime gjeologjike detale të lëndëve minerale. Mjetete e paguara në bazë të kompensimit për koncesion janë 22% të ardhura në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë dhe 78% të ardhura në Buxhetin e komunës në rajonin e të cilës kryhet veprimtaria e koncesionit.

Nga aspekti ekonomik, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar në sektorin e xehëtarisë dhe të nxjerrjes së gurëve shënohet rritje për 6.7%. Ky sektor në mënyrë të vazhdueshme ka shkallë pozitive të rritjes së prodhimtarisë dhe pjesëmarrje prej 1,5% në bruto prodhimin vendor dhe ka rëndësi të madhe për ekonominë e Maqedonisë.

“Lidhur me komunat në territorin e të cilave kryhet eksploatimi i lëndëve minerale, dëshiroj të potencoj se komunat kanë të ardhura dukshëm të larta në bazë të pagesës së kompensimit për koncesion, veçanërisht te ato komuna ku ka miniera për eksploatimin e lëndëve minerale metalike. Për të përkujtuar, vetëm në vitin e fundit 2013, mjetet e përgjithshme të grumbulluara në bazë të kompensimit të paguar për koncesion janë rreth 450 milionë denarë, prej të cilave 78% janë të ndara në buxhetin e komunave në territorin e të cilave kryhet eksaploatimi, ndërsa 22% janë të ardhura në buxhetin shtetëror”, theksoi ministri.

Përndryshe gjatë disa viteve të fundit shënohet dukuria e rritjes së vazhdueshme të ardhurave në bazë të kompensimeve të koncesionit për eksploatimin e lëndëve minerale në Republikën e Maqedonisë, gjë që është dëshmi se ky resor i shtetit është në zhvillim të vazhdueshëm. Ministria e Ekonomisë edhe më tej do të vazhdoj me përkushtim të punoj në drejtim të promovimit të potencialeve të këtij sektori i cili ofron mundësi serioze për zhvillimin e ekonomisë.

Zgjedhja e ofertuesit më të volitshëm në bazë të thirrjes publike do të kryhet pas përfundimit të procesit zgjedhor. Investuesit e interesuar duhet ti dorëzojnë ofertat e tyre më së voni deri më 14 maj 2014, ndërsa në ankandi mënyrë elektronike përmes sistemit e – koncesione do të mbahet më 19 maj, ku do të zgjidhet koncesioneri i ri i cili do të udhëheq me minierën. /aktuale.mk /llojani.info

One thought on “Saraçini viziton lokalitetin në Likovë ku duhet të nisë me punë miniera e antimonit, investimi 30 milionë euro”

  1. Fati që i njohim disa Gjuh dhe kemi fat që nuk jemi bash aq të Lanëm siç pretendojn me na Prezentu në Opinion.

    Ja Verzioni Serbisht 13.04.1999;Glas Javnosti

    Bogiçeviç pokreçe pet rudnika olova.Ku jipen sqarime në detaje e ju mundeni me ladru me rrethin qe ju rrethon e jo me krejt Fshatin

Lini një Përgjigje