Rrugëtimi i një rruge të gjatë pritjeje

16Gus - 0 - Kategoria: Mbi Llojanin

Me rastin e fillimit të pastrimit të rrugës që përshkon Llojanin dhe Miratocën, filloi edhe pastrimi i dyzimit të lëvizjes dhe moslëvizjes së gërmadhave që kryeneçësisht qëndronin mu në mes të rrugës. Pastrimi i rrugës filloi dhe me hapa të breshkës disi mbaroi. Kanalizimi që ishin pjesëmarrës në financim edhe banorët e fshatit Llojan mbaroi me sfilitje. Porse ajo që nuk mbaroi dhe ende shëmbëllen përmes gurëve të bardhë eshtë vetë qëllimi i atyre që filluan rregullimin e rrugës.

Dihet që një projekt kur fillon të vishet me rrobat praktike, atëherë nënvetëdijshëm kuptohet se për projektin në fjalë të jenë planifikuar më parë paratë që do të mundësohej jetësimi i atij projekti.

Gumëzhima e kamionëve dhe ekskavatorëve sikur rrapëllima e shiut të verës u fashit. Edhe fjalët prej të parëve të fshatit Llojan (themi të parëve, ngase të parë në këtë fshat ende nuk kemi) u shuajtën nën bezdinë e fjalëve të përsëritshme. Doli që dyzimi nuk ishte pastruar me fillimin e pastrimit të rrugës. Duket se ndërtimit të rrugës i nevojitet rrugëtim i gjatë deri sa të bëhet përmabrimi i njërit prej njëmijë premtimeve të dhëna nëpër fushata parazgjedhore! 

llojani.info dhe
albtime.com

Lini një Përgjigje