Rrëfimi i Kastriot Abdylit për filmin “Kthimi”

4Shk - 0 - Kategoria: Intervista Opinione Video

Filmi “Kthimi” me një tematik tejet interesante mbi imgrimin e shqiptarëve dhe dukuritë e tjera të ndërlidhura po vazhdon realizimin. Kastriot Abdyli, producenti, regjisori dhe koskenaristi i këtij projekti të filmit me metrazh të gjatë, që është i pari shqiptar në Maqedoni flet për të gjitha detajet mbi filmin, problemet dhe sfidat, duke qenë i vendosur për realizimin e tij…

Intervista e plotë për agjencinë e lajmeve INA me producentin, regjisorin dhe koskenaristin Kastriot Abdyli.

Kastriot, ju jeni të vendosur për të realizuar filmin “Kthimi” me metrazh të gjatë, ku mundë  të  thuhet është  ndër filmat e parë  artistik shqiptarë  në  Maqedoni (apo edhe i pari i këtij zhanri). 

Po jam  i vendosur tí dal kesaj pune në fund. Është një sfidë të cilën së bashku me ekipin jemi të bindur ta kalojmë.

Deri ku keni arritur me rrumbullakësimin e gjërave apo vazhdoni akoma me probleme dhe mungesa të ndryshme ? 

Gjërat janë  rumbullakësuar sa i përket kompletimit të  ekipit realizues si dhe 90 % të ekipit të aktorëve. Mbetet kompletimi i buxhetit të  filmit pasi deri tani kam kompletuar 45% të  buxhetit.

Ku i shihni pengesat ?

Pengesat janë  të  ndryshme, duke filluar se kinematografia shqiptare në  Maqedoni deri tani ka qenë  thuajse inekzistente (sa i përket filmave artistik), por edhe ne Kosovë  prej 1990 e deri më  tani janë  xhiruar diku 5 filma te metrazhit të  gjatë. Gjë që tangon më  komunikim më  komunitetin ndërkombëtar të  filmit. Por esenciale janë mjetet finaciare të  cilat pas krizës globale finaciare janë gjithnjë e më të pakta për koprodukcione prej fondacioneve dhe koprodukcioneve të huaja e sidomos për një kinematografi që thuajse është e panjohur.

Sa është përkrahja nga ana e Fondit të  Filmit të  Maqedonisë  për filmin tuaj dhe cila është arsyeja sipas jush që është përkrahur filmi juaj ?

Në konkursin e vitit 2010, FFM më  ka premtuar diku rreth 200 000 euro apo 40 % të bugjetit total të filmit ”Kthimi”. Arsyeja është skenari i filmit që duke i`u falemideruar bashkëpunimit me regjisorin e mirënjohur Isa Qosaj është një skenar i qëndrueshëm dramatikisht dhe kompetitiv në zhanrin e vet.

Po si mund të shpjegohet fakti se filmat maqedonas finacohen nga 500 000 euro në  konkursin e njejtë  me filmin tuaj, krahas kësaj plus edhe nga 1.5 milion dhe madje dhe 2.5 milion euro nga Kryeminsitri Gruevski.

Këtë pyetje duhet parashtruar Kryeministrit dhe Qeverisë së Maqedonisë.

Në konkursin e fundit, Fondi i filmit nga 4 milion euro, vetëm 50 mijë euro u takojnë regjisorëve dhe producentëve shqiptarë, ku regjisorit serb Rade Sherbexhija i ndahen 500 000 euro.

Ky është një diskriminim në vazhdim që Fondi i Filmi bën ndaj filmit shqip, ku është koha e fundit që përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri të ndërmarrin masat për të ndikuar në Fondin e Filmit që njëhere përgjithmanë të ndalohet kjo praktikë. Sepse filmi shqiptarë duhet të mbështetet aq sa paguajnë taksa shqiptarët në Maqedoni, nëse dëshirojme që kinomatografia shqipëtare të filloj të zhvillohet ashtu si ajo maqedone, bugare, greke etj.

Po përkrahja nga Kosova dhe Shqipëria?

Qendra Kinomatografike e Kosovës në  konkrsin e fundit mi ka ndarë  29 000 euro për pagesën e aktorëve nga Kosova, që është një shumë e vogël po është simbolike se për herë të parë bëhet koprodukcioni mes Maqedonisi dhe Kosovës. Ku shpresoj edhe Shqipëria të  jetë  pjesë  e këtij koprodukcioni pasi që  jam në pritje të hapjes së konkursit për koprodukcione, sepse konkurset e deritanishme nuk kanë qenë për kët mënyrë të  financimit. Përndryshe nga artistët dhe ata që merren me kinematografi, skenari është  vlerësuar mjaft mirë në aspektin artistik.

Ka pasur ndonjë ofertë apo interes për bashkëproduksion ?

Po kanë qenë të interesuar disa koproduksione nga Zvicrra, Franca, Gjermania, Kroacia dhe SHBA-të, por nuk kemi arritur të finalizojmë bashkëpunimin sepse shumica e koprodukcioneve kanë  kusht që të kemi së paku të kompletuar 70 % të  buxhetit (ku ata të  hyjnë me Production). E disa nga koprodukcionet kanë  pasur edhe kërkesa për ndërhyrje në skenarë, që për mua kanë  qenë të papranueshme, sepse insistoj që ky të jetë film shqiptar, ku pasqyrohet kultura, tradita dhe personaliteti i shqiptarëve.

Cila është tematika e këtij filmi? 

Filmi i takon zhanrit dramë me një  tematikë  aktuale që  i preukupon shqiptarët – imigrimi. Në  këtë film shtjelloj arsyet që  ndikojnë  te  shqiptarët për të  emigruar dhe udhëkryqin që  gjinden mes asaj të  integrimit në  kulturën europiane apo mbetje besnike asaj shqiptare si dhe  kontraditat mes kulturës dhe traditës shqiptare dhe asaj europiani.

Përzgjedhjen e aktorëve e keni bërë  dhe nëse mundeni të  zbuloni emrat e tyre?

Për shumicën e aktorëve jamë  përcaktuar (katër role ende nuk janë  caktuar duke ia lënë  hapsirën aktorëve nga Shqipëria). Në ekip nga Maqedonia bëjnë  pjesë  Hazir Sh. Haziri, Teuta Ajdini, Sefedin Nuredini, Bajrush Mjaku, Ismail Kasumi, Shkëlqim Islami, Hamdi Rashiti, Dritëro Ame, Enver Halimi etj, Nga Kosova bëjnë  pjesë Selman Lokaj, Liridona Shehu, Xhevat Qorraj, Mentor Zymberi, Sunaj Raqa, Valon Bujupi, Selatin Ademi, Florim Brajshori etj.

Nga përbërbërja e aktorëve shihet se ju doni ta krijoni ekipin prej aktorëve të  të  gjitha trojeve shqiptare apo jetësimin e thënies “trekëndëshi Shkup-Prishtinë -Tiranë .

Kjo është  edhe një  ndër pretendimet e mija.

Përvec aktorëve, në  ekipin realizues keni edhe persona tjerë nga Maqedonia, duke ditur deficitin e kuadrove  në  këtë lëmi.

Po vlen të  theksohet edhe bashkangjitja e kretorit dhe dizajnerit të  njohur Izet Currit si kostumograf dhe Zeni Ballazhit si skenograf.

Nga ajo që  po thuani po vërej se keni bërë grumbullimin edhe të  njerëzve të  artit që  kan prejardhje nga Maqedonia dhe punojnë  jashtë  saj. Duke filluar nga ju që  jeni regjisor, producent dhe koskenarist, Hazir. Sh. Haziri rolin kryesor, Zeni Ballazhin qe po ashtu punon ne Prishtinë dhe Izet Currin qe punon në  Paris. Mendoni se ka vend edhe për të  tjerë  si rastet e lartëpërmendur.

Po është e vërtetë se kam pasur kujdes të afroj sa më  tepër njerëz  nga Maqedonia dhe të  cilët kanë  dëshirë, do edhe ëndërr  të  punojnë në një projekt shqiptarë në Maqedoni. Më  duhet ta përmendi rastin e Izet Currit i cili ka shprehur që  në  mënyrë vullnetare të  jetë  pjesë  e ekipt realizuaes.

Ku do të jetë lokacionet e xhirimit dhe a prisni që ky film të jetë me një skenar të realizuar, duke qenë një film që do të përmbushte të gjitha tiparet e një filmi të shkëlqyer artistik ?

Lokacionet do te jenë 90 % ne Maqedoni dhe pjesa tjetër në Kosovë dhe Shqipëri.

Kohën e fundit më pak jeni në Shkup e më shumë në Prishtinë. Cilat janë arsyet ?

Në  Prishtine prej 2007 kam regjistruar masterin në regji filmi në Akademin e Arteve me mentor Isa Qosaj, ku një herësh ky është edhe film i diplomës, si dhe punoj në  Postën e Kosovës. Sepse në këto hapsira nuk mundet të jetohet vetëm se nga arti, pa pasur edhe një  punë dytësore.

Kur prisni që ta përmbyllni filmin “Kthimi” që mund të vlerësohet edhe si ëndërr dhe një sfidë për ju në botën e filmit ?

Shpresoj se brenda vitit do të  arrijë të  përmbyll xhirimet, nëse përmbylli buxhetin dhe nëse nuk ndodh diç e paparashikuar. (INA)

Lini një Përgjigje