Reagon komuna e Likovës me premtime për renovim të Shkollës Fillore “Rilindja”, Llojan

21Qer - 0 - Kategoria: Mbi Llojanin

Pas reagimit të llojanasve lidhur me gjendjen e mjerueshme të ndërtesës së shkollës fillore “Rilindja”, Llojan në Llojan dhe publikimit dhe ilustrimit përmes fotove të këtij reagimi në faqen e fejsbukut “Fshati Llojani” ka reaguar komuna e Likovës.

Ky reagim i zyrtarëve të komunës bëhet i përcjellë me një plan konkret veprimi. Në komunikimin dërguar ekipit të faqes “Fshati Llojan” ndër të tjerash thuhet:

Të nderuar, reagimin për shkollën e keni me vend. Brenda këtij viti do të rregullohet oborri dhe WC-të e objektit të Shkollës Fillore “Rilindja” në Llojan. Gjithashtu tek objekti qendrorë i shkollës do të bëhet ndërrimi i dritareve.

Të gjitha mjetet janë të siguruara.

Brenda javës do të dalin në teren inxhinierët, e dërguar nga ana e Komunës së Likovës, për të përgatitur dokumentacionet e nevojshme dhe nxitjen e procedurave tjera.

Lini një Përgjigje