Ramiz Abdyli

26Nën - 0 - Kategoria: Mbi llojanasit

Prof. Dr. Ramiz Abdyli, lindi në vitin 1944 në Llojan të Kumanovës, është historian shqiptarë, ish rektor i Universitetit të Tetovës.

U Lind më 1944 në Llojan të Kumanovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Normalen dhe Fakultetin Filozofik, Degën e Historisë në Shkup (1968). U magjistrua më 1977 me temën “Presheva në Lëvizjen Nacionalçlirimtare 1941-1945”, ndërsa tezën e doktoraturës me titull “Gjendja dhe pozita e klasës punëtore në Kosovë ndërmjet dy luftërave botërore” e mbrojti më 1982 në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Punoi si mësues në fshatrat e Shkupit, mësimdhënës në Gjimnazin e Kumanovës dhe gazetar në “Flaka e Vëllazërimit”. Gjatë punës në gjimnaz u angazhua që mësimi të zhvillohej në gjuhën shqipe. Prej vitit 1978 deri më 1994 punoi në Institutin e Historisë në Prishtinë. Më 1994 u punësua në Institutin e Historisë Nacionale në Shkup. Profesor në Universitetin e Tetovës që nga themelimi (1994). Një mandat prodekan i Fakultetit Filozofik. Rektor i Universitetit të Tetovës në fillim të vitit 2003 (3 muaj).Kryeredaktor i revistës historiko-politike “Kosova”, botim i Institutit të Historisë në Prishtinë dhe Instituti të Historisë në Tiranë (1993-2000). I përzgjedhur në mesin e 5000 personaliteteve të shquara të kohës për vitin 1998 nga Instituti Biografik Amerikan i Karolinës Veriore. Ramiz Abdyli ka marrë pjesë në dhjetëra simpoziumeve e sesione shkencore në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, në Serbi dhe në Kroaci.

Botime

  • Dokumente ruse per levizjen kombtare shqiptare me 1912, ISBN 9951-409-15-6, faqe 372, 2006
  • Lidhja Shqiptare e Prizrenit në burimet Angleze, Instituti i Historisë–Prishtinë, 2004, ISBN 9951409075
  • Lidhja shqiptare e Prizrenit në burimet angleze libri 1 dhe libri 2, 2004 , SBN 9951409075 dhe ISBN 9789951409070
  • Lëvizja kombëtare Shqiptare, libri 1 dhe libri 2, 2004, ISBN 9951-409-09-1.

     

  • Albanskota oslboditelno druzhenje 1908-1910, libri I., Shkup, 2002
  • Shtypi bullgar mbi kryengritjen e përgjithshme shqiptare të vitit 1912
  • Kërkime historike, bashkautor, Masar Kodra, Reshat Nexhipi, Halim Purellku dhe Baki Halimi, 1996, ISBN 9989986002 dhe ISBN 9789989986000
  • The expropriation of the Albanian population and attempts for colonisation of Albanian territories (1918-1941) in The Kosova issue – a historic and current problem, Tiranë 1996
  • Shqiptarët e Maqedonisë sipas të dhënave të defterëve të shek. XV-XVI
  • Zef Lush Marku militant i lëvizjes punëtore në Kosovë dhe në Maqedoni (1885-1920): (1885-1920)
  • Zef Lush Marku, Prishtinë : Rilindja, 1988
  • Gjendja dhe pozita e klasës punëtore në Kosovë: (1918-1941), 1986
  • Presheva në Lëvizjen Nacionalçlirimtare l941-1945, 1977
  • Bajram Shabani: monograf, 1976