Qentë në Llojan si sfidë e radhës!

6Sht - 0 - Kategoria: Llojani

Pasi u dogjë i tërë bari nëpër arat e fshatit Llojan, që panorama e këtij fshati u trajtësua në shkretëtirë, tani këtë dysheme të shkretë e mbushën edhe qentë. Por shtrohet pyetja kush i solli këta qenë dhe pse heshtet ky problem shumë madhor prej organeve përgjegjëse?

Këta qenë, sigurisht që nuk i sollën qentë si kafshë gjitare e mishngrënëse, por sigurisht ata që vetëm pamja i dallon prej këtyre, duke i vërë në rrezik serioz banorët e këtij fshati. Në bazë të njoftimeve jozyrtare, mësojmë se këtë armatë të re qenësh, me kamion e zbarkuan qytetar apo zyrtar të shtetit serb, ku te vendi që njihet Arra e Madhe e lëshuan këtë çetë qenësh për në fshatin Llojan. Si zakonisht, Komuna e Likovës nuk ka kohë të merret me këtë problem të radhës, ndaj kishte qenë edhe mirë që mos ta lexojnë këtë lajm, ku me pahir mund të shqetësohen dhe kjo do të ndikonte në përshpejtimin e “salldimit” të cigareve.

Fusha është mbushur me qenë e këlysh. Paramendoni se si do të jetë dimri? Ndaj nuk po kërkojmë ndihmë prej askujt, sepse për shtetin dhe komunën jemi bërë të vdekur të zhurmshëm, por vetëm kërkojmë prej banorëve të jenë të kujdesshëm dhe ndonjë nismë prej vetë banoreve, por fillimisht duke u konsultuar me njerëz njohës të fesë dhe rregullave juridike islame, në mënyrë që mos të bëjmë ndonjë mëkat të madh, duke shpresuar se po largojmë një mëkat dhe digë për këtë shoqëri. /llojani.info

Lini një Përgjigje