Punimet në kufirin Llojan – Miratoc

20Qer - 0 - Kategoria: Llojani

Historik i shkurtër…

  • – Pika kufitare Llojan – Miratoc edhe pse ishte një pikë legjitime kufitare, u mbyll në fillim të viteve të 90-ta.
  • – Në fillim të viteve 2000 pjesa e rrugës Miratoc – vija kufitare u asfaltua dhe përgatit nga ana e Serbisë.
  • – Më 07. Janar të vitit 2005 u vra duke kaluar kufirin, nga xhandarmaria serbe, i riu Dashnim Hajrullahu. (https://ina-online.net/13-vjet-nga-vrasja-e-dashnim-hajrullahut-nga-xhandarmeria-serbe-ne-kufirin-miratoc-llojan-foto/)
  • – Në Qershor të vitit 2011 u nënshkrua marrëveshja mes shteteve, për hapjen e kufirit dhe që atëherë është duke u pritur VETË RATIFIKIMI I SAJ. (http://www.idividi.com.mk/Shqip/Maqedoni/688476/index.htm)
  • – Në Prill të vitit 2014 u realizua punimi i rrugës dhe asfaltimi i saj nga Llojani në drejtim të pikës kufitare (ref: https://www.youtube.com/watch?v=nZJbjMVnevo).
  • – Nga viti 2000 deri në vitin 2018, politika i ka ça trapin llojanasve me gënjeshtra e manipulime për hapjen e kufiri.
  • – Më 9 Maj, 2018 në dy anët e kufirit, në Llojan, respektivisht Miratoc, u organizuan protesta paqësore, të mbështetura nga kryetarët e dy komunave, për hapjen e kufirit.
  • – Në Qershor 2018, sipas fotografive të mbledhura nga banorët, mund të shihet që kanë filluar punimet për pastrimin e rrugës nga ana e zyrtarëve të Serbisë.
  • – Pritet me shpresë që punimet e fundit të jenë të lidhura me hapjen zyrtare të kufirit…

Lini një Përgjigje