Punë ka, por punëtor vështirë!

4Sht - 0 - Kategoria: Mbi Llojanin

Fshati Llojan në vendet e sheshta nuk del gjithaq i varfër aq sa popullata e mendon. Kështu të shtunën dhe të dielën, pamë seç gjurmojnë gjësende disa romë në lumin e fshatit, i cili në mungesë të të reshurave, është bërë digë e tubimit të mbeturinave, ku në brendësinë e tyre, disa romë duket se siguruan diçka të dobishme. Rrësku i tyre pra!

Pasi hulumtuan tërë ditën në lumin e fshatit Llojan, ata u kthyen me mall plot dhe në buzëqeshjen e tyre shihej kënaqja me atë që kishin gjetur. Kjo mënyrë e rëndë e të siguruarit të ekzistencës, duhet të merret si mësim për vetë disa banorë të këtij fshati, të cilët sikur pula kukurisin tërë ditën, duke dashur të tregojnë se nuk ka punë, nuk ka të ardhura, nuk ka kuptim jeta në fshat, ky fshat është bërë i tëri shport prej të cilit edhe mikrobet ankohen për padobishmërinë e mbeturinave e të ngjashme. Këto ankesa vërtetë janë të pakuptimta, kur dihet mirëfilli i tokës pjellore në këtë fshat, mundësisë së ruajtjes së bagëtisë, kultivimit të vreshtarisë, të gjedheve e shumë mundësi të zhvillimit të kulturave bujqësore. Shembulli i romëve, pa dyshim, fatkeqësia e tyre, na dhimbsen vërtetë, edhe ata janë krija të Zotit, duhet t’i shërbejë kësaj popullate si nxitje për punë, se Llojani ka shumë dyer dhe dritare për një gjë të tillë, vetëm se duhet punë dhe flakje e asaj teorie të myktë se me punu nuk ka llogari, sepse nëse edhe me punu nuk paska llogari, atëherë pritni llotari, se një ditë do ta shihni në ëndërr vetën seç “dëfreheni” nëpër llahtari!

Mos i lërni tokat djerrinë, sepse një ditë edhe kokat të tilla do të bëhen. Mos hiqni dorë prej bagëtisë, gjedhtarisë e vreshtarisë, sepse një ditë përmes shterpësisë së xhepit do t’i urrenim mishrat, produktet e qumështit e pemtë frutore me trunguj të gjatë e të shkurtër. Kjo mund të ndodh vetëm atëherë kur përbuzim me pasuritë që na ka dhënë Krijuesi dhe shkelim pamëshirshëm sipër tyre!

/llojani.info/

Lini një Përgjigje