Pirja e Duhanit

14Shk - 0 - Kategoria: Opinione
Shkroi: Dr. Izeir Iljazi

Të gjithë e dijnë se duhani është tepër i dëmshëm për shëndetin, madje ai shpie deri në vdekje. Kjo është vërtetuar më së miri nga studimet shkencore dhe statistikat e nxjerra. Në shtetet e përparuara gjenden shoqata të panumërta të cilat merren me organizimin e luftës kundër duhanit dhe në ngritjen e vetëdijes së njerëzve për dëmin e tij. Konsiderohet se në botë ka mbi 1 miliard e 500 milionë pirës duhani dhe raporti i vdekjeve të atyre që pinë duhan, kundrejt atyre që nuk pinë është 10 herë më i madh. Duhet ditur se: Tymi i duhanit permbane me shume se 4000 kemikale – Aftësia e thithjes së oksigjenit te njerëzit që pinë duhan, pakësohet në raportin 1/6 ose 1/3 (13-33% më pak oksigjen në trup), kjo në radhë të parë dëmton trurin dhe zemrën;

Në 90% të rasteve, bllokimi i gjakut në damarë vjen si pasojë e pirjes së duhanit.

Pirja e një cigareje shkatërron rreth 2.5 miligram vitamin C në trupin e njeriut, kur dihet se kjo vitaminë ka rol kryesor në imunitetin e organizmit. Faktet rreth dëmit nga pirja e duhanit janë të sakta, megjithate ajo mbetet shkaku kryesor i mbytjes së njerëzve. P.sh. ne shum shtete mbyten më tepër prej duhanit se sa mbyten në aksidente trafiku tokësor ose ajror, ose doza të tepruara të kokainës dhe heroinës dhe vrasje të ndërthurura.. Shumica e njerëzve kanë probleme për ta larguar pirjen e duhanit, pasi duhani përmban një subsancë narkotike: Nikotinën.

Pirja e duhanit brenda objekteve shkollore, është bërë dukuri shqetësuese si për zyrtarë institucional, po ashtu edhe nga nxënësit që nuk tymosin duhan.

Rreth 30 për qind e të rinjve në shkollë tymosin duhan. Kjo shifër vjen sipas hulumtimeve të bëra nga shoqata joqeveritare “Oral Health” – Llojan, që do te merret me vetëdijesimin e të rinjve për pasojat e duhanit. “Kjo temë i preokupon fëmijët dhe të rriturit. Duhani pihet nga fëmijët, gjë që duhet të ndalohet gjithsesi. Një nga hapat që duhet ndërmarrë është duke i paralajmëruar ata për efektet negative që shkakton duhani në trupin e tyre. Mirëpo, ata nuk e dinë se efektet mund të shfaqen pas disa vjetësh. Mënyra më e mirë për ta parandaluar dhe për t’i informuar ata se sa dëme sjell, është edhe duke ju treguar se duhanpirja shkakton sëmundjet e mushkërive, astmës, goditjet në tru, e shumë të tjera”, Nga organizata joqeveritare “Oral Health”, që merret me promovimin e sjelljeve të shëndosha përmes të rinjve, thojne se pirja e duhanit konsiderohet si sjellje e rrezikshme, sidomos nga nxënësit, duke e marrë parasysh që 5.4 milionë njerëz në vit vdesin prej duhanit. Andaj, sipas kesaj shoqate, me kampanja të ndryshme do te mundohen që t’i vetëdijesojnë te rinjte për pasojat e duhanit Tani, ja disa simptome që tregojnë se prija e duhanit është duke dëmtuar seriozisht shëndetin tënd: – frymëmarrje e vëshitësuar, dihatje- gulqitje;- lodhje;- kollë e thatë ose e përhershme;- rrjedhje e dobët e gjakut (duart dhe këmbët e ftohta);- kriza të shpeshta të fytit , ethe dhe probleme me mushkëri të tilla si Bronchitis;- lëkura e rrudhur (nga rrjedhja e pakët e gjakut).

Cdo tym qe duhanpiresit thithin eshte vetem maja e nje ajsbergu pasiqe shumica e ketyre kemikaleve jane gazra te padukshme apo te kondenzuara dhe mbeten ne gojen apo mushkerit e duhanpiresve. Nje numer i mire i ketyre kemikaleve qe gjenden ne tymin e cigares ose jane carcinogenic (shkaktues te kancerit), mutagenic (shkaktues te demtimit te perhershme te ADN-se), ose te dyja bashke.. Fatmiresisht, shumica e ketyre pasojave shendetsore fillojne te largohen pasi te ndalohet pirja e duhanit.

A mendoni se ia vlen te pini duhan edhe pasi lexuat per pasojat e duhanit? Ju qe e keni len duhanin tregoni se jeni ndier pak kohe pasiqe e keni len dhe si po ndiheni tash? Trego nese ka edhe dicka te keqe, sigurisht qe ka, qe eshte len pa u permend per pasojat a duhanit? /llojani.info

 

Lini një Përgjigje