Pikëkalimi i trajtësuar në digëkalim

9Shk - 0 - Kategoria: Opinione

 

caki22-230x200Pikëkalimi Llojan-Miratoc edhe më tej fare pa arsye do të mbetet digëkalim. Vetëm 3 kilometra larg, mund të flasim ndërmjet veti, mund të pimë kafe në largësi, por assesi të takohemi. Jemi shqiptar andej e këndej kufirit të vdekur, ndaj duan të na mbajnë të ngulfatur e të mbytur.

Autoritet shqiptare duan që sa më pak kjo të përmendet, sepse me kalimin e kohës edhe ky problem tashmë kronik do të zgjidhet. Mbase me kalimin e kohës edhe atyre do t’i përfundon mandati dhe do të thonë: “Ja nuk na dhatë edhe një mandat se do ta kishim zgjidhur këtë problem”.

Ndërsa unë nuk e di se cili është roli i atyre që morën vota prej kësaj popullata, ose cili është roli i kësaj popullata që jep vota pa kushte?

Lini një Përgjigje