Pesë vjet nuk janë shumë!!

29Shk - 0 - Kategoria: Opinione
Shkroi Prof. Jusuf Zimeri

Kryeministri i IRMJ tha se edhe pesë vjet nuk do kemi zgjidhje të emrit, e njerëzit u revoltuan. Ngadalë mor vëllaçko, pse shpejton po kumbullat nuk hahen pa u pjekur, se të mpihen dhëmbët. Njeriu është kryeministër dhe mendon me mendje të ftohë, e veçanërisht kur dihet se sivjet kemi pas një dimër bukur të ftohtë. Ai e dinë hyip.com mirë, sepse po se diti ai, kush duhet ta dinë. Ai është kryeministri i shtetit me katër shkronja, që nëse e përkthejmë në numra 1244. Nëse nuk e beson këtë deshifrim, shihe në fusnotë do ta gjesh.

Ky i shkreti kryeministër mjaft po bën përpjekje për ta zgjidhur problemin e emrit, bile edhe projektin ideor e ka të ngulitur në kokë, edhe pse kokën e ka harruar në MAN, më falni nuk e ka harruar, por e ka lënë në charging atje.  Kush i ka faj (o)pozitës që e ka humbur sinjalin dhe nuk jep kurrfarë fotografie të pastër.

Çdokush mund të ketë ide për emrin e fëmijës që do t’i lindë, ama emri nuk i vehet fëmijës pa lindë, pastaj nëse ka divergjenca në gjenezën e fëmijës dhe këtë nuk mund ta vërtetojë as ADN, sepse edhe kjo çështje është politizua, atëherë duhet patjetër të kalojë në fazën e referendumit që popuulli (siç thoshte xhaxhi) të vendosë si do ta ketë emrin. Me rëndësi është se tani këtë emrin me katër shkronja që na e kanë zgjedhë të tjerët pa dëshirën tonë, do ta kemi për shkurtë, për një fazë kalimtare, andaj vetëm duhet pak durim, sepse në poli(e)tikë 5 vjet nuk janë shumë. Ehe, ne plotë një shekull po presim për ta vendosë emrin tonë të vërtetë, e assesi të kalojmë nga shifrat, megjithatë kemi një sukses, nuk jemi pa hiç, sepse së paku kemi arritur të futemi, më falni të na fusin në fusnotë. Sa periudhë e dhimbshme është kjo faza e tranzicionit, fazë  për përmbushjen e standardeve pa plafon, sa futje e ç’futje duhet të përjetojë kjo fazë, sa dhembje e ç’dhembje, sa fillime e abortime do ketë kjo fazë, e dinë vetëm ata. Ata! Kush janë ata? Ata mor ata, ata që ngatërrohen me ato!  Ata që në bebëzën e syrit tonë vizatojnë frizurën e tyre sipas (in)disponimit që kanë pasur natën. Ata, që mbajnë që në dorë kalemin dhe shkruajnë çka të donë ata. Ata që mbajnë në dorë gërshërët dhe presin ku tu duhet dhe çka tu duhet, nëse dëshirojnë bëjnë jelek e nëse dëshirojnë fustan. E more vesh kush janë ata ?

Meqë e more vesh, atëherë pse nuk merr vesh, se 5 vjet nuk janë shumë. Në fund të fundit vëllaçko, kjo punë është me vullnet, nëse donë të presësh, je i lirë, e nëse nuk donë ke të drejtë edhe vdesësh, pse jo. Ke të drejtë ta shfrytëzosh veton tënde sepse këtu je sovran, dhe askush nuk mund të përzihet, ama do ngelësh pa e ditur emrin e ri pas pesë viteve. Do presim, pse të mos presim, jo pse nuk duam të shpejtojmë, por pse duam të presim, sepse jemi kureshtar të dimë emrin e ri./llojani.info

Lini një Përgjigje