Përfundoi një pjesëz e rrugës

3Tet - 0 - Kategoria: Llojani Mbi Llojanin

Rruga që filloi të shtrohet me pllaka të betonit diku para një muaji, këto ditë me sukses përfundoi. Themi me sukses, ngase përfundoi ajo që qysh në fillim u tha. Përndryshe këtij suksesi ende nuk mund që tërësisht t’i gëzohemi, ngase pjesë e pashtruar ende buzëqesh nën “këmbët” e makinave.
Meqë qysh në fillim deklaruam se si faqe elektronike do të jemi të hapur dhe të njëjtën gjë do ta kërkojmë edhe prej realizuesve të këtij projekti të vockël. Tani në vijim do t’i paraqesim shpenzimet e përgjithsme të rrugës, që përshkoi rrugën prej përballë xhamisë dhe deri te ndarja e rrugës në dysh. Këto të dhëna i kemi marrë prej z. Selami Mehmeti, njëherësh edhe përgjegjës i kësaj ecejake.

3600 euro – pllaka të bëtonit (begatonka)
300 euro – çementë
1840 euro – pllaka të betonit për pjesën sipër qendërs
1600 euro – puna
400 euro – rëra
800 euro – puna në pjesën sipër qendërs
200 – euro rëra për pjesën sipër qendrës
Gjithësej janë shpenzuar – 5140 euro

Falëndërojmë ata që kontribuan në mënyrët e veta për ndërtimin e kësaj pjesëze të rrugës dhe Komunën e Likovës. /llojani.info

Lini një Përgjigje