Pamjet artistike në Shkollën fillore Rilindja Llojan

12Dhj - 0 - Kategoria: Llojani Mbi Llojanin Opinione

Në hyrje të shkollës dhe brenda saj, shihen piktura artistike, sportive e kulturore, të pikturuara nëpër muret e shkollës, gjë e cila të bën të ndjehesh në formë dhe me energji pozitive që shëmbëllehet prej mjedisit që të rrethon.

Pikturat i pikturoi artisti, arsimtari i artit, punonjës i shkollës fillore Rilindja, i cili me shumë vullnet dhe me dashuri të madhe mori iniciativën që nëpërmjet lapsit të tij të mprehtë të paraqes piktura që kanë domethënie të madhe artistike, duke qenë i ndihmuar edhe prej stafit të kësaj shkolle.

Për këto piktura dhe për shumë punë tjera që u punuan vullnetarisht, një ndër ato edhe salla e shkollës në brendi dhe jashtë në oborrin e shkollës rreth studionit dhe ulëseve, që u deshtë t’i përkushtohet kohë dhe mundime.

Ne si banor të fshatit Llojan dhe si staf i portalit “llojani.info” i falënderojmë nga zemra për kontributin që e dhanë dhe i urojmë suksese në të ardhmen.

Lini një Përgjigje