Pamje nga “Një ditë pa kufijë” (nga ana e Miratocës)

9Maj - 0 - Kategoria: Llojani Mbi Llojanin

Foto të publikuara në Facebook nga kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi.

“Festimi simbolik i ditës së Unionit Europian sot në fshatin Miratoc, paraqiti ndjenjën tonë që jemi pjesë e këtij Unioni, dhe si të tillë sot duke protestuar çuam mesazhin që duhet edhe të na ofrohen kushtet e lëvizjes së lirë që kjo ndjenjë edhe të realizohet.

Qytetarë të nderuar të komunës së Preshevës, kalimi kufitar Miratoc – Llojan do të hapet, për këtë sot mora garancën tuaj që zëri ynë nuk do të ndalet sikur që kam marrë edhe mbështetjen e tërë faktorit ndërkombëtarë që kjo kërkesë të realizohet.” –  Shqiprim Arifi

Lini një Përgjigje