Njoftim…

9Mar - 0 - Kategoria: Opinione

1982023_794491607246743_1631364608_nTë nderuar bashkëvendës, ju njoftojmë se me lejen e Zotit, në fshatin tonë po themelohet edhe një institucion shumë me peshë edukativo-arsimor dhe shkencor. Fshati jonë, po bëhet me bibliotekë dhe me këtë ëndrra e kamotshme e shumë dashamirëve të fjalës së shkruar po bëhet realitet. Ska dilemë në faktin se, fshati i jonë nxjerrë koka të ndritura dhe me nder i kanë shërbyer popullit të tyre. Ky vend duhet të dëshmohet se frymon në mesin e librave dhe se ka një trashëgimi të bujshme intelektuale. Tani e kemi mundësinë që edhe praktikisht ta argumentojmë këtë që po e themi.

1932476_794491667246737_990394238_nTë nderuar bashkëfshatarë me themelimin e këtij institucioni jo vetëm që po investojmë për ardhmërinë tonë, për rininë tonë, por shikuar nga aspekti historik vendi ku themelohet ky institucion ka një histori të veten, sepse pikërisht këtu në këtë vend, mbi këtë truall u hap edhe shkolla e parë e gjuhës shqipe në fshatin tonë. Përpos këtyre funksioneve, tani kemi mundësi ta shohim dhe ta shijojmë shumësinë dhe llojllojshmërinë e librave buzë këtij oborri. Ky objekt që do të quhet bibliotekë, njëherësh do të shërbejë si frymëzim për lexim e për kërkim të diturisë. Objekti është, vetëm duhet veshur! Duhet investuar, pra duhet meremetuar, lyer, vendosur rafte, dyer e xhama, qilim, pllaka, sistemin e ujit dhe disa pajisje tjera. Andaj ne si këshill nismëtar dëshirojmë t’ju informojmë të gjithëve për projektin i cili sadopak kushton, me qëllim që të jeni të mirë informuar se për çka bëhet fjalë.

1795546_794491707246733_111298323_nKonsiderojmë se ndihma e juaj do të jetë një mbjellje afatgjata, ku breza të tërë do të luten e do t’ju jenë mirënjohës atyre që ndihmuan që kjo ngrehinë të pajiset me jetë dhe gjallëri. Këshilli i kësaj nisme bujare përbëhet prej hoxhë Jusuf Zimerit si kryetar i këshillit, njëherësh ideator i këtij projekti, Shukri Imeri (mësues Shuka), prof. Suad Daipit, Qerim Isufit dhe Iljasa Salihut që janë anëtarë të këtij këshillit. Këshilli punët i koordinon me këshillin dhe me imamin e Xhamisë së fshatit. Ata që duan të kontribuojnë në formën që ata kanë mundësi le të mos ngurrojnë, le të lajmërohen te këshilli ose te Xhamia e fshatit Llojan, në faqen zyrtare www.llojani.info apo në numrat celular: 078 406 183,  078 345 866, 078 208 869. Ju falënderojmë paraprakisht, Zoti ju nderoftë! Këshilli nismëtar për themelimin e Institucionit të Bibliotekës së fshatit Llojan

923513_794491633913407_1228071423_n

 

10011193_845543712129063_804073274_n

1901141_845543732129061_1007619827_n

1896801_845543728795728_1260378880_n

 

Lini një Përgjigje