Mentor Zeqiri mori titullin doktor i mikrobiologjisë

27Dhj - 2 - Kategoria: Mbi llojanasit

Më 16 dhjetor të vitit 2011 në hapësirat e Fakultetit të Bujqësisë dhe Ushqimeve, drejtimi i Mikrobiologjisë në Shkup, Mentor Zeqiri nga fshati Llojan, në prani të komisionit: mentor – Prof. Dr. Jugosllav Ziberovski, anëtar – Mirçe Naumovski, Ollge Najdenovski, Elizabeta Angellova dhe Nikolla Hristovski, mbrojti temën e doktoraturës: “Ndikimi i faktorit antropogjen në ndotjen mikrobiologjike dhe kimike – në ujërat e lumenjve të Kumanovës me rrethinë”.

Pas një punë të sfilitur 3 vjeçaretë në terren dhe në laborator – 10 parametrave mikrobiologjikë dhe 23 parametra fiziko-kimike, Mentor Zeqiri arriti të përbyllë një kapitull të rëndësishëm të librit që nuk i shihet skaji.

Me pak fjalë mund ta përvijojmë spikamën kilometrike të autorit, madje lehtas mund ta kuptojnë edhe ata që shumë pak marrin erë nga kjo shkencë. Ajo është se faktori njeri përmes sjelljeve jonjerëzore bënë ndotjen permanente të lumenjve, pavarësisht se po kjo krijesë është ajo që e para ankohet dhe i vuan sëmundjet që rrjedhin prej ndotjes së ujërave në përgjithësi. Madje prej kësaj shkujdesjeje njerëzore, më lehtë gjithësecili mund ta kuptoj edhe strumbullarin e ngrohjes botërore. Përmes këtij punimi, që në vete mbart rezultate dhe konstatime që burojnë prej eksperimenteve laboratorike, qenia njerëzore do të njoftohet hollësisht për pasojat e hudhjes së mbeturinës dhe orientimit të kanalizimeve nëpër përrenjë, që në shikim sipërfaqësor nuk do të dukej gjithaq i dëmshëm dhe ndonjë ndotje që ia vlenë të diskutohet.

Mentor Zeqiri lindi më 23 shtator 1963 në fshatin Llojan të Kumanovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimanzin në Kumanovë. Fakultetin për bujqësi e kreu në Universitetin e Prishtinës. Pas kësaj ecejake të mundimshme ai arriti të kuptojë se rrugëtimi shkencor nuk bënte të ndalej në stacionin e studimëve deridiplomike. Ai nuk u ndal së kërkuari stacionin që lajmëronte përfundimin e rrugëtimit tutje, porse që të detyron edhe më ngjeshur të merresh me hulumtime dhe konstatime shkencore, ajkën e së cilës më së miri mund ta ndiente njeriu, vëçanërisht ai i kombësisë shqiptare, ngaqë edhe përkundër që masovisht merreshin me bujqësi e me degë të saja, atyre u mungonte një njohuri më shkencore të atij misioni që siguronte mbijetesë. Kështu, ai mori rrugën për në Belgjikë dhe në Universitetin e Luvenit u specializua në lëmin e bujqësisë, si dhe në vitin 2007 mori titullin magjistër i kësaj fushe në Universitetin e Shën Kirilit dhe Metodit në Shkup.

Ka botuar dy libra. Në vitin 1998 ka botuar librin: “Ruajtja e lopëve qumështore në rajonin e Likovës”, dhe në vitin 2010 ka botuar librin: “Profili dhe strategjia e zhvillimit rural në rajonin e Likovës”.

Është pajisur me liçensë për menaxhim me projekte nga Mbretëria Suedeze. Ka marrë pjesë nëpër shumë simpoziume dhe konferenca me karakter lokal, rajonal dhe ndërkombëtar, që janë shtjelluar tema që kishin të bëjnë me bujqësinë, biologjinë, ekologjinë, mbrojtjen e mjedisit e të ngjashme. Ka 6 punime shkencore të pranuara edhe ndërkombëtarisht.

Lini një Përgjigje