Njeriu dhe Roboti – Suad Daipi

12Shk - 0 - Kategoria: Opinione
Shkroi: Suad DAIPI

Qëllimi kryesor i njeriut gjatë gjithë periudhave ose etapave të zhvillimit të tij është që punën e tij ta lehtësoj gjegjësisht ta kryej sa më shpejtë dhe sa më efektiv.Duke vëzhguar dukuri të ndryshme natyrore,duke menduar dhe eksperimentuar njeriu arriti të vetëdisohet për shfrytëzimin e energjisë së lirë në natyrë.Shembull konkret kemi shfrytëzimin e energjive të ndryshme si erën,ujin,diellin ku përmes këtyre pasurive natyrore njeriu arriti ti shfytezoj dhe ti shëndërroj në punë. Në procesin e prodhimtarisë përpos energjisë së njeriut shfrytëzohen edhe lloje tjera të energjisë si psh:mjete primitive që janë përdorur për përpunimin e drithrave ku më vonë janë zëvendësuar me mekanizma te ashtu quajtura mullinj të cilët kane funksionuar me lëvizjen e forcës së ujit.Mirëpo njeriu ka shkuar edhe më tutje duke tentuar në modernizimin e metodave të përpunimit.Periudha e pandalshme që po hecën në hap me kohën padyshim është periudha e robotizimit. Në kohën e sotme të zhvillimit të shpejtë të teknologjisë në botë, vëmendje e vecantë po u kushtohet robotëve.Edhe pse vendi ynë është duke u ballafaquar me probleme që janë qenësore për jetën e njeriut, duhet patjetër që së paku të përcillen arritjet në botë në fushën e automatizimit të industrisë prodhuese e në veçanti të robotikës. I pari shkencëtar që u morr me këtë teknologji të shekullit quhet Karel Çapeku.para 60 vite icili dha edhe një vizion për robotët ,,si makin, të cilat së pari konstruktohen dhe pastaj e shkatërrojnë krijuesin e tyre-njeriun“. Fjala Robot rrjedh nga fjala çeke robota që don të thotë punë-veprim.Nëpër enciklopedi mund të gjejme edhe keto shprehje:automat me pamje njeriu,makin që kryen punë. Në kohën e sotme ne jemi dëshmitarë të një zhvillimi të shpejtë të shkencës dhe të teknikës.Zhvillimi i shkencës dhe i teknologjive të reja sipas mendimeve të shumë shkencëtarëve, paralajmëron ndryshime cilësore në fushën e prodhimit dhe të shoqërisë në përgjithësi.Zhvillimi i shpejtë i sistemeve kompjuterike dhe sistemeve komunikuese bën të mundshëm qarkullimin më të shpejtë të informacioneve,ndërsa automatizimi i lartë në industri gjithnjë e më shumë po e vë njeriun në pozicionin e mbikqyrësit të prodhimit. Shprehejet më të shpeshta që dëgjohen kur flasim për hulumtimet më të reja teknike padyshim janë kompjuterizimi dhe robotizimi.Përsosmëria e robotëve kërkon zhvillim të mëtejshëm të sensorëve dhe të metodave të ashtuquajtura ,,intelegjena artificiale“.Në këtë mënyrë krijohet paisja, e cila me sukses po e zëvendëson njeriun në shumë punë.Në dallim me kompjuterin, i cili kryesisht ndihmon njeriun për kryerjen e disa detyrave, roboti ka arritur që ta zëvendësoj njeriun. Roboti është nje pajisje elektro-mekanike që zëvendeson njeriun në kryerjen e punëve të ndryshme. Këto punë roboti i kryen vetvetiu ose i udhëzuar drejtpërdrejt nga njeriu. Robotët mund të jenë të lëvizshëm ose të mbërthyer në një vend. Sot ata përdoren kryesisht për kryerjen e punëve që janë shumë të rrezikshme (p.sh. në pastrimin e mbetjeve atomike), të rënda ose të vështira për t´u kryer nga njeriu. Robotët kryejnë edhe punë që kërkojne përpikmeri dhe saktësi të madhe (p.sh. në prodhimin e cipave, automobilave etj.). Pyetja që parashtrohet shumë është se në të ardhmen e afërt a dotë jetë ne dobi të njerëzve sistemi i robotizimit apo dotë jet në dëm të tyre.

Lini një Përgjigje