Nga vjedhja në korrupsion!

17Shk - 0 - Kategoria: Opinione
Shkroi Prof. Jusuf Zimeri

Të kalohet nga vjedhja në korrupsion, nuk është fat i çdo qytetari apo më mirë me thënë i çdo vjedhësi, sepse, duhet të plotësohen shumë kritere, e ne po përmendim vetëm dy nga ato më kryesorët, që janë:

* duhet qenë i “mençur” i aftë në hartimin e strategjisë dhe platformës për të ushtruar dhe menaxhuar funksionin e korrupsionit dhe,

* Gjatë korrupsionit të tejkalohet numri pesë shifrorë, në të kundërtën ngelë me gjasë se do të ngelësh vetëm një hajdut klasik i cili nënshtrohet sanksionit të vjedhjes.

Po, realisht vjedhja është akt kriminal, atak ndaj pasurisë së tjetrit që sanksionohet me ligj, varësisht nga kush bëhet vjedhja, kurse korrupsioni, të nderuar qytetarë është keqpërdorim i pasurisë shoqërore në interes të rrethit (klikës) të ngushtë, andaj si i tillë kjo dukuri duhet luftuar (prej kuptimit duhet e deri te veprimi, relacioni është shumë i gjatë, bile edhe pa përfundim). Po pra, ky është një definicion konkurrues në legjislaturën bashkëkohore të mentalitetit ballkanik, hajduti të arrestohet, kurse i korruptuari (de)gradohet, hajduti të demaskohet kurse i korruptuari të maskohet. Sigurisht që ju të nderuar lexues nuk e keqkuptoni, prandaj mos e kuptoni se tërë loja po sillet në stilin e akuzave të ndërsjella mes deles dhe dhisë, se cila është e pa moralshme, cila prej tyre ka zbuluar avretin më shumë, kur dihet se sulmi është mbrojtja më e mirë.

Këtë teori e ndiejmë thuajse çdo natë nëpër mediumet elektronike ku raportohet se filani e fallani janë arrestuar për shkak të vjedhjes, për ata që tejkalojnë numrin pesë e gjashtë shifrorë, ndaj tyre duhet ndjekur teorinë e njohur ballkanike “nulla” më falni zero tolerancë. Vetëm si shembull po e marrë, jo se është realitet, larg qoftë, (pështira tri në të majtë) qytetarët e vjedhin rrymën, kurse pushtetarët korruptohen. Po ama nuk është e njëjtë, se qytetarët vjedhin drejtpërdrejtë, kurse funksionarët me mençuri, për kontratave dhe akteve normative jo nga populli. Prandaj aketet e veprimit nuk janë të njëjta dhe nuk mund ti nënshtrohen të njëjtës procedurë juridike e aq më pak morale, as në nivelin e sanksionit e as në procedurën e vërtetimit të kësaj vepre të quajtur korrupsion. Për vjedhje, vepra vërtetohet lehtë, procedurat janë transparente dhe prova të sakta materiale, kurse për korrupsion procedurat janë të ndërlikuara, (a)transparente, të izoluara për hir të procedurës së mëtutjeshme, derisa të vërtetohet se ku është hallka e fundit e këtij zinxhiri, dhe në fund prokuroi del me rezultatin se zinxhiri është i këputur dhe lënda mbyllet në jo në gjykatë por nën tavolinë. Zaten, këto janë rastet më

të volitshme për korrupsion!. Provat e sakta materiale në këto raste nuk zgjojnë peshë në jurisprudencë. Në fund! Në fund, çka? Ti hajdut e unë patriot! Po pra, kështu është aktvendimi. Për këtë dëshmojnë faktet konkrete, ti në qeli e unë në Apartament dhe në Villë. Nejse po e përfundoj se s’po ma tërheqin qetë ma tutje, po e përfundoj me një fjalë të bukur, që thotë: “Prehja e fundit e qyqarëve është patriotizmi” /llojani.info

Lini një Përgjigje