Nevoja për një hoxhë në fshatin Llojan!

12Gus - 12 - Kategoria: Llojani Mbi llojanasit Opinione

Çdo gjë në këtë botë e ka kohën e caktuar të përdorimit. Disa gjëra në këtë botë të përkohshme i tejkalojnë edhe kufijtë e caktuar, porse edhe ato një ditë do të ballafaqohen me fjalën lamtumirë. Kështu para dy vjetëve, kur edhe u bë rirregullimi i Xhamisë në fshatin Llojan, shumë njerëz dëgjuam seç pëshpërisnin në vete: ah sikur pas kësaj freskie të Xhamisë të na vije edhe një hoxhë me vullnet të paharxhuar për thirrje dhe sqarim të çështjeve fetare, duke mos u ndier lodhja e imamit në sytë e xhematit.

Paknaqësia nuk vije si rrjedhojë e daljes në pensionin të hoxhës (Sadri Shaqirit) së nderuar, por si rrjedhojë e nevojës për një hoxhë të ri, që nuk do t’i shërbente fshatit nën vijën e moshës së shtyrë dhe traditës së tij më shumë vetjake. Ndaj, për njohuritë që i ka mbledhur në rini dhe përgjatë tërë jetës së tij, mulla Sadri Shaqiri këtë dhjetvjetshin e fundit është bërë shkak i shumë moslëvizjeve në Xhami dhe i shumë mohimeve të këshillave që mund të vinin prej xhematit. Fjala bie, dje pas namazit të drekës deri një djalë i ri u ankua te hoxha për mosplotësimin e rreshtave gjatë namazit me xhematë, hoxha ia ktheu me vrazhdësi, duke i thënë s’ke nevojë që ti ta këshillosh hoxhën. Me këtë nuk dëshirojmë të themi se ky nuk i ka shërbyer siç duhet xhematit, atë e ka bërë shumë me vullnet, Zoti e ruajt dhe e shpërbleftë për atë që e ka bërë për hirë të Tij. Porse mos tentimi për të gjetur një imam të ri, që ka studiuar për fenë Islame, që është mirë edhe me leximin e rrjedhshëm të Kuranit , ka bërë që të ndjehet nevojë e menjëhershme për një hoxhë.

Aq më tepër kjo amulli shihet në muajin Ramazan, ku xhemati nga dita në ditë mohon faljen me xhemat. Pa dyshim se udhezimi është në dorën e Allahun të Plotfuqishëm, porse shkaqet që Krijuesi ynë i ka lënë për t’u bërë një send siç duhet, në fshatin Llojan dukshëm mungojnë.

Andaj tashmë hapur thërrasim, që Bashkësia Islame të bëjë zgjidhjen e këtij problemi, ngaqë në Ramazanin tjetër mund edhe të bojkotohet tërësisht shkuarja në Xhami. Të nderuar përfaqësues, jemi lodhur me ata që tashmë janë lodhur t’i shërbejnë si duhet mëkëmbësve në tokë! llojani.info

Lini një Përgjigje