Në Llojan, një i huaj kërkoi pistoletë për vetvrasje!

6Sht - 0 - Kategoria: Llojani Mbi Llojanin

Mbrëmë në fshatin Llojan një i huaj apo i ikur prej vatrës së krizave të shumta në Lindjen e Mesme, ashtu i zhgënjyer dhe i shkërmoqur prej bredhjeve dhe strehimit jonjerëzor, kërkoi prej disa banorëve një pistoletë që t’i jepte fund jetës së tij mjerane. Disa që kishin qëlluar aty përmes fjalëve të mira disi e kishin qetësuar. Ky kishte mbetur pa para, nuk kishte para për ta paguar natën në hotelet e sajuara në këtë fshat, ishte në krizë edhe për ushqim, për familjen vetëm mund të shoqiste ndonjë kujtim të bukur, por asgjë nuk dinte për fatin e saj dhe një sërë vështirësisht, sa që në këtë gërshetim të dëshpërimit kishte dashur t’i jepte fund kësaj jete, valët e së cilës e kishin sprovuar rëndë.

Kjo dukuri tregon se Llojani gjithnjë e më shumë rrezikohet prej atyre që tashmë janë rrezikuar prej përfshirjes së krizave të thella mendore. Këta tashmë mund të përdoren lehtë për qëllime të errta edhe prej krimineleve tanë, ngase gjenden në zgrip të urisë. Këta tani mund edhe t’i sulmojnë banorët vendas, ngase nuk kanë çka të hajnë. Për këta tani është lehtë, sepse çdo ligj është i parëndësishëm, çdo arrestim është shumë normal dhe çdo mënyrë e ikjes nga kjo botë është më se normale, ndaj veprimet për të mbërritur dhe arsyetuar ditët vijuese janë shumë normale, ku edhe krimi për këta do të ishte i tillë, ngase kanë pranuar dhe parë se jetojnë në këtë jetë përmes ligjit të xhunglës.

Nuk bëjmë thirrje te organet e kalbura përgjegjëse, sepse jemi të vdekur që rënkimet tona janë bërë barrë për ta, porse vetëm kërkojmë te banorët të jenë më të kujdesshëm dhe mos të bien pre e çfardo lloj provokimi të radhës! /llojani.info/ …

Lini një Përgjigje