“Nano ik”

2Shk - 3 - Kategoria: Opinione
Shkruan: Qerim ISUFI

Ashtu, i ulur duke u shoqёruar me kompjuterin personal, shoqёrimi i pёrcjellur me ngrica tё ndryshme, pёr njё moment mu kujtuan disa fjalё tё njё miku zyrtar Austriak, i cili pas dhjetё vjetёsh kishte ardhur nё komunёn e Likovёs pёr tё vlerёsuar ndryshimet e dekadёs sё parё tё pasluftёs. Kaluam disa fshatra duke biseduar, sikur nuk mё dёgjonte nё pёrshkrimet e mia ndaj kёsaj gjendjeje. Para se tё largohej mё tha: “Unё, kёtu akoma shoh pasoja psikologjike” iu drejtova me fjalёt vijuese: zotёri X çfarё janё ato pasoja psikologjike? Miku, tani u pёrgjigj mё me cektёsi duke shtuar ”unё nё çdo fshat akoma po shoh nёpёr muret e shtёpive vrima tё bёra nga arsenali i luftёs.” Pёr njё moment mu kujtua Skopje 2014, pa anashkaluar edhe mitin e Skёnderbeut, pёrmendore e cila nuk dёshton sё cekuri gjatё çdo debati oficial, mesa mё duket edhe vet Skёnderbeu ёshtё lodhur nga lavdёrimet e politikanёve tanё. Sidoqoftё kёtё ndodhi e mbuloi historia. Vallё, kur do tё pёrfundojё ky tranzicion, nёse nuk mё mashtron tё mbajturit mend, tranzicioni i pёrket mjegullёs, ёshtё mё se e vёrtetё se kur mjegulla bie nё katun, ujqit bёhen mbretёr, po,po, bёhen mbretёr pёr arsye se ata bёjnё çfarё duan, dhe askush nuk mund ti akuzojё se cili prej tyre i ka ngrёnё delet, por pasojat janё nё pah, ndaj ndokujt po i pёrgjigjet kjo mjegull. Por sidoqoftё mjegulla nёse jo sot, tё nesёrmen do tё zhduket. Nё kёtё mjegull u dёgjuan fyerjet ndaj lokes shqiptare, pёr habi pushtetarёt tanё nuk i dёgjuan ato nёnçmime, çka mund tё quhet kjo pёrveç se ironi, e vёrtёetё se nuk i dёgjojnё, falё veshёve dhe xhepave tё tyre qё nuk i kanё dёgjuar ofendimet, por paramendo i nderuar lexues sikur t`i kishin dёgjuar kёta tanёt fyerjet e patriotёve (pa gjuhё, pa gjeografi e pa fe) atёherё do tё kishte ndodhur problem ndёrkombёtar. Kёta trimat tanё tё dashuruar nё kurorёzimin me njё person nga gjaku i fyerёsve, do tё pёsonin keq, gjё qё ёshtё pёr tё ardhur keq. Hapi i parё do tё ishte prishja e kurorёs, e mё pas politikanёt tanё do tё ishin ankuar tё faktori i tretё, jo pёr kurorёn, e as pёr largimin nga vendi i punёs, por do tё iu kishin ankuar pёr makinat e drzhavёs, ngase ato makina u kanё shёrbyer pёr tё udhёtuar nga shtёpia e tyre deri tё muri i vajit, nga mёrzia dhe nga brengosja e tepёrt pёr popullin e tyre ata me ato makina dalin deri te muri i vajit… mё fal se desh gabova deri nё çajtore tё nahisё, pёr t`u lodhur pakёz se ishin lodhur gjatё blerjes dhe bartjes sё burekut, jo pёr tё luajtur lojёra tё ndryshme, e as pёr tё biseduar me qytetarёt e vet, aq mё pak pёr tё dёgjuar hallet e tyre, madje as qё ёshtё nё agjendёn e tyre fyerja nga ana e partnerit bashkёveprues, por dalin thjeshtё pёr tё freskuar kokёn dhe pёr tё harruar problemet tё cilёt i kanё hasur gjatё orarit tё punёs. Pyetjet te cilat radhiten si pika loti, nuk kanё tё ndalur, vallё emri i maqedonasve ёshtё mё i peshueshёm se fyerja, ndoshta emri ёshtё mё prioritar ngase shqiptarёt tani kanё filluar tё udhёtojnё shpesh pёr nё Athinё, me siguri politikanёt tanё atje derdhin lot krokodilli, duke harruar se edhe ata quhen shqiptarё, ndoshta gaboj por ёshtё e drejtё e tyre tё mos ndjehen tё fyer, apo fyerёsit kanё fyer vetёm ata tё cilёt nuk merren me politikё? Fakti i radhёs ёshtё se nё mbledhjen e fundit mbajtur nga anёtarёt e grupit pёr marёdhёnie ndёrçetnike, mё fal ndёretnike, e lutnin kryetarin e Vevçanit pёr tё kёrkuar falje ndaj shqiptarёve, por ai kishte qenё burr i thellё e i rёndё as qё i dёgjoi lutjet e tyre, paramendo o ti pasardhёs i Hasan Tahsinit, as qё bёhet fjalё pёr dёnim. Aty kah vitet 1991-92 nё njё mur tё postёs sё Sarajevёs serbёt kishin shёnuar ” Ovo je Srbija ” kjo ёshtё Sёrbia, pas njё kohe aty mё poshtё vёrejta njё slogan tjetёr “Budalo, ovo nije Srbija, ovo je posta” Budalla, kjo nuk ёshtё Sёrbi, kjo ёshtё postё”.

Lini një Përgjigje