Mullinjtë e fshatit Llojan ku mbetën?

15Jan - 0 - Kategoria: Opinione

1012965_10152772978179160_6841926747694841188_nDikur në fshatin Llojan ka pasur rreth shtatë mullinj me ujë që dikur punonin vazhdimisht që ishin të vendosur në shtratin e lumit, shërbenin banoret e fshatit dhe banorët për rreth të fshatrave të tjerë, tashmë nuk ka mbetur asnjë mulli duke funksionuar por as objektet, në përjashtim të mullirit të Haxhi Hamdijës me të cilën e rindërtuan familja e tij por nuk është funksional. Do të ishte shumë e rëndësishme për neve banorët që të ruhen këto objekte apo ndonjëri prej tyre të punon vazhdimisht ose me orar të caktuar, që ti plotëson kërkesat e njerëzve për miell të misrit. por të ruhen dhe të mbeten si objekte trashëgimore e kulturore të fshatit Llojan.

Pleqtë e fshatit, shpeshherë rrëfejnë për të kaluarën, tregojnë për cilësinë e miellit që kishin mullinjtë dhe për aromën e bukës që nxjerrin nga drithërat e asaj kohe, pra me një fjalë gjithçka ishte natyrale.

Lini një Përgjigje