Mos ngisni veturën me shpejtësi !

31Kor - 0 - Kategoria: Llojanasit Llojani

10273415_10152381781409160_1362606293734279697_nTë nderuar banorë të fshatit Llojan; ju që jeni vendor dhe ju që keni ardhur prej mërgimit, mundësisht të kenë kujdes teksa e ngisni veturën. Mos e ngisni shpejt, sepse rrugët e fshatit janë të mbushura përplot me bicikleta. Shumica e atyre ngasësve janë fëmijë. Ju sigurojmë se nuk keni punë aq të ngutshme, sa t’i jepni veturës pa masë. Fundja edhe po të keni punë të ngutshme, sërish me këtë veprim nuk mund të arsyetoheni dot. Thjesht, nisuni me kohë! Madje nëse varet jeta e dikujt prej jush, atëherë ta keni parasysh se përgjatë rrugëtimit ju mund të bëheni shkak për marrje të ndonjë jete tjetër të pafajshme. Më mirë le të gabojnë ngasësit e bicikletave, sesa ju me vetura. Gabimi juaj mund të kushton me jetën e ndonjërit. Prandaj ngisni sa më ngadalë që çdo gabim të mundshëm të mund ta shmangni prej dëmeve të mëdha. Ju falënderojmë për mirëkuptim! /llojani.info

Lini një Përgjigje