Mos ha fjalë, ha bukë!

17Sht - 0 - Kategoria: Opinione
Shkruan: Qerim ISUFI

Njeriu përmes ngrënies së tepërt të bukës trashet. Kurse përmes ngrënies së fjalëve dobësohet, aq sa një ditë arsimtari i biologjisë i bënë ftesë për trup eksperimentues në kabinetin e tij!

Ngjarjet ndoshta harrohen, por porositë mbeten. Ndoshta unё asnjёherё nuk do tё takoj mё, por fizionominë tënde nuk do ta harroj. Nёse bisedimet ishin monotone, tekstin e pёrdorur ta kam mbajtur nё mend. Nёse patrioti ka ikur, patriotizmi kishte mbetur. Nёse retё janё shfaqur, dielli kishte mbetur. Plagёt po na i fshehin, por dhembjet po na mbesin. Luftërat po fillojnë e po mbarojnë, por armёt po mbesin. Premtimet ndoshta i gëlltitni, por fjalёt e thëna mbesin, mbase edhe tё pathënat e juaja flasin pёrmes veprave tuaja nё pellgun e mbamendjes sonё. Nёse nxёnёsit shkojnё, shkolla mbetet shkollё. Populli i Hiroshimёs ishte shkatërruar, por Hiroshima kishte mbetur. Uniforma mund tё zhvishet, por lëndimet e shkaktuara mbesin. Mёsuesi qё moti ka vdekur, por mёsimet e tij mё kanё mbetur. Uji mund tё ndёrrojё kahjen, por shtrati edhe i tharё mbetet. Idetë mund tё thyhen, por ideologjia mbetet. Autori i njё libri mund tё zhduket, por libri mbetet.

Sidoqoftё, pranvera ende po vazhdon, nuk ka tё ndalur. Duke lexuar jetёn dhe veprimtarinё e socilogut Herbert Spenser, mё nxorri nga oqeani pa ujё, papritmas nё leximin e shkronjave mirё tё radhitura tё tij mё ndryshuan kahjen. Pyes sociologun, jo, jo, por veten, a thua e njihte shoqёrinё tonё? Dyshoj se jo, ngase ai kishte vdekur nё vitin 1903. Nё njё pёrshkrim tё tij lidhje me shoqёrinё thotё: ”ekzistojnё dy shoqёri kryesore: shoqëria militare dhe ajo industriale. Sa i pёrket shoqёrisё militare, ajo mbështetet nё dhunё dhe nё primitivizёm. Pёrderisa shoqёria industriale mbёshtetet nё demokraci, ku udhёheqё paqja. Ah, tani fillova tё mendoj se cilёs shoqёri i takojmё? Tё them tё drejtёn, shoqёri militare nuk kemi, (nё fakt nuk po i gjej shkronjat dot, pёr tё treguar tё vёrtetёn, nga shkaku se organet tё ciёt mbajnё rend pa rregull mund tё gabojnё adresёn dhe tё fluturojnё tek unё). Ndёrsa, a thua i takojmё shoqёrisё industrial? Pa dyshim se i takojmё, vetёm hasim nё tё vetmin problem, problem i cili e mbanё emrin “tender aga” apo “aga parti”!

I mjeri Hasani, kishte treguar besnikëri ndaj Enverit, i kishte ngrёnё dhjetё vjetё errёsirё. Mё vonё Hasani u mençurua dhe bërtiti “poshtë Hoxha”! Prapë meritoi dhjetё vjet ditё pa dritё. Nuk desha tё kthehem nё atё kohё, kohё e cila tentonte tё sjellё marrёveshjen e jo paqen. Por medoemos tё kujtoj atё periudhё, meqё periudha kohore ishte kryer, por mbamendja kishte mbetur. Ishte kohё pa vend, si dhe vend pa kohё. Kohё e cila guri nuk qёndronte nё vend tё vet, jo pse

guri nuk e kёrkonte atё vend tё tij tё kamotshëm. Por, gurёt ishin tё ngjashёm me Big Benin, jo nga madhësia e fytyra, por nga lёvizja e shtyrё. Shtytje e cila ishte e

paguar me tё holla e me gjak.

Ishte fundi i fillimit tё pasluftёs apo siç po e pёrdorin politikanёt -konfliktit. Nё atё kohё nga ndёrkombёtarёt derdheshin shumё lotё. Jo, jo, por derdheshin shumё tё holla! Njё pjesё e vonshme e njё mёngjesi, papritmas erdhi njё njeri i cili kishte ardhur pёr tё ndihmuar. Logjika, shkenca, njohuria dhe tё menduarit ishin fshehur pas tytёs tё Mic Sokolit dhe nuk thoshin gjë. Tyta e tij atёkohё vendoste dhe emërtonte se kush ёshtё patriot e kush bashkёpunёtor. Kohё e cila fjalёt e fjalorit i kishte ngatёrruar. Personi i ardhur posa hyri. Pa pёrshendetje vёshtroi fytyrat e nikoqirëve, sikur tha nё vete, – me kё tё bisedoj? Musafiri kishte edhe njё person me vete, ky i dyti pёrdorte gjuhёn e tij dhe tё nikoqirёve. Sikur nuk deshi tё ulet, bёri njё frymëmarrje tё thellё. Mё pas iu drejtua tё dytit duke i thёnё, – thuaju kёtyre se unё kam ardhur pёr tё kthyer atё qё dikur e kishit. Por nёse pranoni unё do tё ju realizoj njё ёndёrr tuajën. Ёndёrr e cila edhe sot nuk ёshtё realizuar, ngase nikoqirёt mohuan duke e pyetur: Mё trego ti zotёri pse ne luftuam, edhe mos harro se kёmba e shkaut nё kёtё vend asnjёherё nuk do tё shkelё.

Bisedimet mbaruan, bisedime tё ngjashme me thatёsinё e sivjemё. Ёndёrra mbeti ёndёrr, por muhabetet me kalimin e kohёs u zbutёn. Sot lёre qё nuk harruam nё kёrcёnime, por pritet rend pёr tё ardhur ajo kёmbё. Pak para asaj kohe tё njёjtit pritës, pritnin rend pёr t’u pjekur pulat, jo pёr tё varfrit e as pёr vete. Ah, çka kishte qenё koha. Njёherё tё bёnё bashkatdhetar, e njёherё tё bёnё bashkёpunёtor. Sidoqoftё, tё tillёt nuk mund tё largohen nga hija e tyre. Hije e cila mbanё nё vete letёr njoftim, letërnjoftim i cili shumё lehtё lexohet.

Ndoshta fotografia ndryshon, por tё dhёnat brenda saj asnjёherё. Tё njoh moj pushkё kur ke qenё pistoletё!

Lini një Përgjigje