Mjaft mё klithmave trishtuese nё Llojan!

31Gus - 0 - Kategoria: Mbi Llojanin Opinione
Shkruan: Iljasa SALIHU

Posa mbaroi arrestimi i tё huajve nё fshatin Llojan. Banorёt e fshatit ishin mёsuar me policinё, edhe policia ishte mёsuar me veprimet e veta pёrsёritёse dhe tё mёrzitshme. Gjithçka ishte qetё, deri sa nuk e sollёn njё djalё nё pranga, i cili qante dhe i thoshte policёve se fёmijёn e ka lёnё nё vendin ku mё parё ishte strehuar. Policia ishte me pёrbёrje multietnike, edhe pse kjo praktikisht vёshtirё vёrehej. Ai klithe rrёqethshёm dhe me psherёtim qante, ndёrsa policёt e futёn nё makinёn e tyre zyrtare, duke mos e pyetur fare dhe me njё sjellje tё veçantё tё policit tё kёtushёm, madje nuk munguan as sharjet shqip prej atyre qё duhej pritur edukatё. Fundja kjo ёshtё pjesё e ndёrgjegjёs sё tyre, paçka se mund tё kenё harruar se dikur prindёrit apo gjyshёrit e tyre mund tё kenё hequr tё zitё e ullirit prej kёsaj uniforme dhe kёtyre sjelljeve. Ndoshta nuk e dinё se nesёr valёt e jetёs ku mund t’i pllakosin, mendojnё se gjithherё do t’i shoqёroi uniforma, shufra e gomёs, pistoleta dhe autoriteti nё detyrё, edhe pse kёtё tё fundit sikur ta ushtrojnё si duhet, ua japim dorёn.

Tё nderuar lexues, mund tё keni krijuar bindjen se thumbi i shqetёsimit tonё qenka nё policinё dhe jo te tё huajt, tё cilёt aq shumё janё liruar nё shkretёtirё e dytё tё tyre, sa tё krijohet bindja se edhe ata me shekuj pasakn jetuar kёtu. Jo, aspak policia si trupa tё rendit dhe tё sigurisё nuk na ёshtё bёrё mёrzitje nё sy, porse veprimi i disahershёm dhe pёrsёritja e klithmave nё qendёr tё fshatit, duke mos u mbushur me mend se ёshtё tepёr poshtёrsi tё njёjtёn familje tё “kriminelёve” ta arrestosh, duke ngritur pluhur shumё lartё dhe pastaj tё njejtat fytyra t’i shohim nesёr nё mёngjes. Kjo ёshtё e dhimbshme pёr ata tё shkret dhe pёr neve qё mendojmё se ja fshati tashmё u pastrua prej tё ikurve.

Unё meqё qёllova me ca shokё aty dhe dёgjova seç bёrtet i arrestuari dhembshёm, i cili me ngulm nё gjuhёn angleze kёrkonte fёmijёn dhe kёrkonte qё tё shkojnё tё paktёn ta marrin edhe atё me vete, t’ju them tё drejtёn zemra mu trand, u ndieva tepёr keq dhe ashtu me shokёt qё isha ulur pёr ta pirё njё kafe pas namazit tё akshamit, shkuam t’i tregojmё policisё se ky kёrkon edhe djalin e vetё, menduam se policia nuk kuptonte fare anglisht, edhe pse ashtu mund tё ishte. Kurse polici, ndoshta qёllimisht, na keqkuptoi, duke kёrkuar prej neve pёrgjigje, thuasje ishim nё njё debat televiziv, duke na thёnё se ju tё fshatit keni faj, pra duke akuzuar dhe pёrgjithёsuar punёn nё mёnyrё shumё fёmijrore. Ne ua shpejguam se pёrse u ngritёm, ndёrsa nёse doni pёrgjigje, atёherё hapur ua themi se fajtor pёr kёtё llahtar jeni ju, tё cilёt, ndoshta pa dashje, luani rolin e shёtitёsve tё nxёnёsve dhe nuk keni tё drejtё t’i akuzoni fshatarёt, sepse nёse ju nuk dini pёr njё gjё shumё tё hapur dhe qё kryehet pёr tri vjet radhazi, atёherё vaj halli pёr ju. Madje mirё i tha njёri aty, kur polici na u drejtua se pse po i mbani kёtu, duke i thёnё, ndalni ju atje nё Gjevgjeli dhe pastaj pёr neve do tё jetё shumё lehtё, ngase nuk do tё kemi njerёz kёtu qё shteti nuk mban asnjё lloj evidence, tё paktёn nё kёshtu e dimё. Nё kёtё gjoja rrёmujё, sepse policia kёshtu deshi ta quante, ndёrhyri njё polic tjetёr, duke bёrtitё fare panevojshёm, thuajse ai tё paktёn nuk e ditka mirё kёtu çёshtjen. Ndoshta edhe shfrytёzojё rast, nuk e dimё, me kohё do tё merret vesh shumёçka, mbase kёshtu veprojnё edhe ata qё kanё filluar ta kuptojnё se janё duke e zbatuar njё urdhёr tё mёrzitshёm, qё ndoshta duhet tё njёjtin pluhur ta ngrisin edhe pas tre muajve, thuajse masin shpenzimet buxhetore tё shtetit me kёto veprime. Ana e mirё e kёsaj zymtie ishte se njёri atё qё klithte dhembshёm e mori dhe mё duket u drejtua nё kahe nga i huaji me shenja i tregoi. Dashtё Zoti ta ketё marrё edhe fёmijёn, pёr tё cilin si fёmijё qante e dёneste. Nuk e dimё se pastaj çfarё ndodhi, ngase ai qё njё herё bёrtiti, duket se shpejt u pendua, ndoshta kuptoi se dikush merituaka nder mё shumё se uniforma.

Fillimisht si banor i kёtij fshati, unё dhe shokёt e mi, familjarёt qё nuk duan mё t’i trishtohen fёmijёt prej kёtyre zhurmave dhe klithmave rrёqethёse, bёjmё thirrje deri te Kryetari i Komunёs sё Likovё, deri te zёvendёsministri i MPB-sё, Xhelal Bajrami qё kjo tutje tё mos na pёrsёritet, sepse pёsorja e dhembshe çdo ditё e mё tepёr ёshtё duke na rёnduar, sa qё njё ditё, edhe ne tё pafajshmit mund tё akuzohemi pёr ndonjё vepёr penale. Nёse qenkan tё jshtёligjshёm kёta tё huaj, atёherё mos na leni neve, mos na leni pranё telave tё hapur tё rrymёs nё kohёn kur ne jemi kёmbёzbathur dhe nё durat tona mbajmё njё kovё tё tejmbushur me ujё! Iljasa SALIHU /llojani.info

Lini një Përgjigje